All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“Shpirti”, i penduari zbulon si trafikonte “Lani” tonelata kanabis, italiani e merrte dhe e çonte në Bari

Marigleni zbuloi se organizata e përbërë nga disa grupe, kryesohej nga Ilirian Duçellari alias Zaimi, banues në Vlorë. Në këtë grup ka pasur një rol të rëndësishëm vetë i penduari Mariglen Shusha. Ai grumbullonte drogë në Shqipëri dhe e niste drejt Italisë ku e priste vëllai i Lani Duçellarit.

1 Mars 2023, 21:54 Nga k.m.
“Shpirti”, i penduari zbulon si trafikonte “Lani”
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Mariglen Shusha, i konsideruar si një prej organizatorëve të trafikut gjatë operacionit “Shefi”, pranoi të bashkëpunonte me autoritetet në Itali. Ishte ky personazh që zbuloi bashkëpunimin me oficerë policie dhe prokurorë, lidhje të cilat do ti zbërthejmë pak më poshtë me prova të papublikuara më parë.

Marigleni zbuloi se organizata e përbërë nga disa grupe, kryesohej nga Ilirian Duçellari alias Zaimi, banues në Vlorë. Në këtë grup ka pasur një rol të rëndësishëm vetë i penduari Mariglen Shusha. Ai grumbullonte drogë në Shqipëri dhe e niste drejt Italisë ku e priste vëllai i Lani Duçellarit.

Lënda është mbledhur gjatë muajit shtator 2015 në shtëpinë e shtetasit Julian Bejdollari pranë pyllit të Sodës Vlorë. Shtetasi Aurel Kalari ka qenë personi përgjegjës për këqyrjen e lëndës narkotike, e cila ndodhej në shtëpinë e Julianit. Për transportin e lëndës narkotike shtetasi Lani Duçellari i ka dhënë shtetasit Mariglen Shusha 3000 euro dhe ky i fundit ka shkuar në Itali, ku në Bari do të priste lëndën e cila do të ishte trafikuar në rrugë detare nga anëtarë të tjerë të grupit kriminal të kryesuar nga shtetasi Lani Duçellari.

Mjeti lundrues që dyshohet se transportonte drogën ishte blerë nga Lani Duçellari në vitin 2014 nga një shtetas italian në Bari.

Fillimisht u regjistrua në emër te Elton Hamza e më pas kaloi në pronësi të Robert Myftarit, bashkëpunëtor i afërt i Lanit. Me këtë mjet lundrues Duçellari kishte trafikuar tonelata kanabisi. Në dëshmi Mariglen Shusha zbulon se ai së bashku me Duçellarin kishin shkuar pranë vendit ku ishte sekuestruar droga, të pashqetësuar nga policia lokale.

Skafisti Robert Myftari u arrestua më vonë por shumë shpejt u la i lirë. Kapoja i grupit Lani Duçellari, ka paguar të gjitha shpenzimet për familjen e Robert Myftarit, si dhe për avokatin siç zbulohet në dosjen hetimore.

Paratë që Lani Duçellari dhe grupi kriminal që ai drejtonte i bënin nga aktivitetet kriminale, pastroheshin nëpërmjet kompanisë dhe fabrikës në pronësi të Lani Duçellari dhe bashkëshortes së tij, Elisabeta Duçellari. Përveç kësaj, Lani Duçellari me paratë që Mariglen Shusha, bashkëpuntori që zgjodhi të flasë, kishte sjellë nga Italia, kishte blerë një lokal dhe një Range Rover.

Interesant është fakti se furgoni i sekuestruar me lëndën narkotike iu kthye shtetasit Alban Koshi, një prej anëtarëve të grupit të trafikut. Ai pretendonte se ia kishin vjedhur mjetin dhe nuk kishte lidhje me drogën. Pas ngjarjes, edhe gomonia i është kthyer Robert Myftarit. Më pas, i është shitur në mënyrë fiktive familjes së Lani Duçellarit. Në fakt, mjeti lundrues i përkiste ‘de fakto’ pikërisht Duçellarit. Autoritetet jo vetëm dështuan të zbulojnë në momentet e para trafikantët, por, ironikisht u detyruan edhe tu kthejnë mjetet e trafikut.

“Evolucionet janë ndjekur mbi të gjitha në hetimet që kemi me kolegët shqiptarë me të cilët kemi mjaft skuadra investigimi të përbashkëta ku kërkojmë të ndjekim ngarkesat para se të arrijnë në Itali,”-u shpreh Francesco Giannett, prokuror i antimafias.

Në përfundim të hetimeve për operacionin “SHEFI”, që parapriu operacionin “Shpirti”, në mars të vitit 2018 u arrestuan shtetasit shqiptarë Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini. Të dy këta shtetas njihen si skafistë të grupeve në episode të shumta. Seferi u dënua me 18 vjet e 10 muaj, ndërsa shtetasi Ferhat Ajdini me 19 vjet burg./TopChannel

mariglen shusha operacioni shefi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit