5 Gusht 2023, 17:15
Nga k.m.
Foto ilustruese
Në Shqipëri, përpjekjet për kultivimin e marijuanës kanë përfshirë dhe territoret e ushtrisë. Policia njoftoi sot sekuestrimin e 125 bimëve kanabis në një repart ushtarak në Zall Herr të Tiranës. Në flagrancë, u arrestuan, për shpërdorim të detyrës, Shefi i seksionit të sigursisë dhe dy specialistë, ndërsa janë proceduar penalisht dhe katër të tjerë, mes të cilëve dhe komandanti i repartit.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi reagoi për ngjarjen duke e dënuar atë, ndërsa saktësoi se zbulimi i bimëve të kanabisit ishte bërë i mundur falë bashkëpunimit dhe të policisë ushtarake. Ai njoftoi pezullimin nga detyra të të gjithë personave përgjegjës.
Policia ka ndërmarrë prej kohësh një aksion të shtrirë në të gjithë vendin kundër kultivimit të bimëve narkotike. Vetëm gjatë kësaj jave, sipas të dhënave të saj, afro 6 mijë forca u angazhuan në aksione antikanabis, duke asgjesuar rreth 17 mijë bimë kanabis. Në total janë 12 persona të arrestuar dhe 10 të tjerë të proceduar penalisht. Vetëm në zonat malore në veri të Shqipërisë, si rezultat i operacionit “Alpet e pastra”, janë asgjësuar deri më tani, mbi 46 mijë fidanë dhe bimë narkotike.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh sot përmes një postimi në Facebook se “lufta kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike do të jetë sistematike. Kultivimi i paligjshëm i kanabisit ka qenë një burim financash për organizatat kriminale. Ky burim duhet shuar përfundimisht. Goditje të tjera më të forta po vijnë”, nënvizoi ai./VOA
kanabis ne zall herr
Aktualitet
5 Gusht 2023, 17:15
k.m.
Aksidenti
KORÇË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec. Pasditen e sotme, 3 automjete jan&eum...
Aktualitet
5 Gusht 2023, 17:12
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një gjest i paparë ka ndodhur në aeroportin "Nënë Tereza" në Tiranë. Disa pasagjerë ng...
Aktualitet
5 Gusht 2023, 16:38
k.m.
Sali Berisha dhe Artur Metani
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përsëritur edhe njëherë kërkesën...
Aktualitet
5 Gusht 2023, 16:32
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vendet fqinje, po kthehen në Shqipëri p...
Aktualitet
5 Gusht 2023, 16:20
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije se gjatë pasdites së sotme pritet të ketë reshje me in...
Aktualitet
5 Gusht 2023, 16:13
k.m.
Pamje nga zjarri
TIRANË- Një kasolle, e cila mbante bazë ushqimore për bagëtitë është përfshirë nga flak...
Aktualitet
5 Gusht 2023, 16:03
k.m.
Foto ilustruese
Dosja hetimore e SPAK hedh në dritë të tjera detaje për aferën korruptive me inceneratorin e Tiranës. Biznesm...
Aktualitet
5 Gusht 2023, 15:53
k.m.
Foto ilustruese
Autoriteti Portual i Durrësit vendosi aty blloqe betoni, mëngjesin e 29 korrikut. Veprimet u argumentuan me faktin se ka nj&...
Aktualitet
5 Gusht 2023, 15:42
k.m.
Foto ilustruese
Lista e re e barnave me rimbursim për vitin 2023 duhet të ishte miratuar dhe shpërndarë nëpër farmacitë ...
Aktualitet
5 Gusht 2023, 14:59
I.A
Policia
RROGOZHINË- Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Rrogozhinë për vjedhje dhe drogë...