LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria bëhet pjesë e rrjetit global të Vodafone Foundation për reagimin e menjëhershëm në rastet e emergjencave civile! Aset për sigurinë kombëtare  

Zgjerimi i rrjetit global përfshin gjithashtu Çekinë, Republikën Demokratike të Kongos, Egjiptin, Irlandën, Mozambikun dhe Portugalinë, duke iu shtuar katër qendrave ekzistuese në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Gjermani dhe Greqi. Sipas Vodafone Group Foundation, ky zgjerim synon të rrisë gatishmërinë globale dhe të përshpejtojë reagimin ndaj krizave.

9 Prill 2026, 19:38 Nga DOSJA

Shqipëria bëhet pjesë e rrjetit global të Vodafone

Fondacioni Vodafone në Shqipëri ka nisur zyrtarisht zbatimin e programit Instant Network Emergency Response (INER), duke e renditur Shqipërinë mes shtatë qendrave të reja lokale pjesë e rrjetit global të reagimit të menjëhershëm në raste emergjencash, të Vodafone Group Foundation.

Lajmi u bë me dije pas një trajnimi tre-ditor (2-4 mars), gjatë të cilit ekipet teknike shqiptare u trajnuan në ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe operacionale për ndërhyrje të menjëhershme në vendosjen e lidhjes/konektivitetit në kohë krizash dhe emergjencash civile. Kjo qendër, e para në Shqipëri e këtij lloji, disponon mjetet dhe bazën e nevojshme materiale në gatishmëri të plotë 24 orë në 7 ditë për të mundësuar dhe realizuar ndërhyrjen e menjëhershme dhe efektive me ekipe të specializuara gjatë krizave apo rasteve të katastrofave natyrore.

Zgjerimi i rrjetit global përfshin gjithashtu Çekinë, Republikën Demokratike të Kongos, Egjiptin, Irlandën, Mozambikun dhe Portugalinë, duke iu shtuar katër qendrave ekzistuese në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Gjermani dhe Greqi. Sipas Vodafone Group Foundation, ky zgjerim synon të rrisë gatishmërinë globale dhe të përshpejtojë reagimin ndaj krizave.

Ngritja e kësaj qendëre në Shqipëri, përmes aktivizimit të menjëhershëm të infrastrukturës së rrjetit dhe përdorimit të zgjidhjeve alternative të lidhjes, përfshirë teknologjitë satelitore, bën të mundur që Rrjeti numër 1 në Shqipëri të jetë partner i domosdoshëm ndaj institucioneve dhe autoriteteve publike kombëtare, shërbimeve të emergjencës dhe komuniteteve të prekura, duke siguruar aksesin në komunikim, si shërbim jetik.  Pajisjet e vendosura në Shqipëri në kuadër të programit INER përfshijnë një sërë zgjidhjesh teknologjike për rivendosjen e komunikimit në fazat e para të emergjencave, më konkretisht në:

1. njësi Wi-Fi të sigurta

2. stacione karikimi

3. gjeneratorë me energji diellore

4. mjete të shpejta për rikthimin e lidhjes

Këto pajisje janë projektuar për të rikthyer komunikimin brenda 72 orëve të para, një periudhë kritike për koordinimin e operacioneve të shpëtimit dhe ndihmës. Qendëra në Shqipëri do të funksionojë si një aset kombëtar në mbështetje të institucioneve si Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Ministria e Brendshme, Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit, si dhe shërbimi i emergjencës 112.

Qendra lokale synon të përmirësojë shpejtësinë e ndërhyrjes në raste emergjente, të rrisë efikasitetin e kostos dhe përdorimit të energjisë, të forcojë kapacitetet vendase përmes trajnimit të inxhinerëve shqiptarë dhe të mundësojë aksesin në zona të thella apo vështira.

Justin Waller, drejtues i programit INER në Vodafone Group Foundation, theksoi se modeli i ri me qendra lokale “mundëson reagim më të shpejtë dhe më efektiv, duke u bazuar edhe në përvojat nga operacionet e mëparshme emergjente.”

Ndërsa Lisa Felton, drejtuese e Vodafone Group Foundation, u shpreh se krijimi i qendrave të reja “dëshmon angazhimin për të përmirësuar përgatitjen dhe reagimin ndaj emergjencave përmes përdorimit të burimeve dhe ekspertizës lokale.”

Programi përfshin gjithashtu trajnime të specializuara, teknike për inxhinierët dhe vullneraët e Vodafone Albania, si dhe trajnime në kushte të rrezikshme (HEAT) që mundësojnë gatishmërinë dhe përballimin e situatave gjatë kohës së krizave.

Qendra në Shqipëri do të financohet bashkërisht nga Vodafone Group Foundation dhe Vodafone Albania, në kuadër të bashkëpunimit afatgjatë për forcimin e kapaciteteve të reagimit ndaj emergjencave. Ky zhvillim e pozicionon Shqipërinë si një nyje të rëndësishme në rrjetin ndërkombëtar të reagimit ndaj krizave, duke rritur kapacitetin e vendit për të përballuar situata emergjente dhe për të mbështetur komunitetet e prekura.

vodafone


Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë