Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas të dhënave të INSTAT, që janë të disponueshme deri në vitin 2024, një punonjës shqiptar punonte 41.3 orë në javë, nga 41.6 orë vitin e mëparshëm. (Për të punësuarit me pagë, orët totale të punës janë më të larta, duke arritur në 43.6).
TIRANË- Ndonëse në të gjitha raportet ndërkombëtare, Shqipëria renditet ndër vendet që ka produktiviteti më të ulët në Europë, sidomos për sipërmarrjet e mëdha, punonjësit shqiptarë rezultojnë që kanë orë shumë më të gjatë të punës në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe në nivele të ngjashme me Ballkanin e Turqinë.
Sipas të dhënave të INSTAT, që janë të disponueshme deri në vitin 2024, një punonjës shqiptar punonte 41.3 orë në javë, nga 41.6 orë vitin e mëparshëm. (Për të punësuarit me pagë, orët totale të punës janë më të larta, duke arritur në 43.6).
Të dhënat e tjera të Eurostat, që i përkasin vitit 2025 tregojnë se në Europë kryeson Turqia, me 42.8 orë në javë. Mali i Zi është i dyti me 42.3 orë, por të dhënat më të fundit i përkasin vitit 2020.
Bosnjë Herecegovina vijon me 40.9 orë, e ndjekur në rajon nga Serbia me 40.6. Orët më të ulëta në rajon i kanë punonjësit e Maqedonisë së Veriut (39.5). Nuk ka të dhëna për Kosovën.
I gjithë rajoni punon me orë më të gjata se shtetet e Bashkimit Europian. Sipas Eurostat, në vitin 2025, orët aktuale javore të punës për punonjësit me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme në Bashkimin Europian (BE), të moshës 20-64 vjeç, në punën e tyre kryesore, ishin mesatarisht 35.9 orë.
Orët mesatare aktuale të punës në javë ndryshojnë midis vendeve të BE-së. Javët më të gjata mesatare u regjistruan në Greqi (39.6 orë), e ndjekur nga Polonia dhe Bullgaria (38.7 orë secila), Lituania (38.4 orë) dhe Sllovenia (38.3 orë).
Në të kundërt, javët më të shkurtra ishin në Holandë (31.9 orë), Gjermani dhe Danimarkë (33.9 orë secila) dhe Austri (34.0 orë).
Shqipëria ka produktivitet të ulët, sidomos për ndërmarrjet e mëdha
Sipas të dhënave të tjera, një studim i OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) gjeti se produktiviteti i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMV) në Shqipëri është sa 29% e mesatares së BE sipas të dhënave që i takojnë vitit 2023.
Sipas krahasimeve të OECD-së një punonjës në një NVM shqiptare prodhon mesatarisht 14,924 euro në vit, ndërsa në ndërmarrjet e mëdha kjo shifër rritet në 19,645 euro.
Në BE një punonjës nga NVM-të kap vlerën e 52,000 eurove për person dhe 87 mijë euro për bizneset e mëdha. Si rrjedhojë, produktiviteti i sipërmarrjeve të mëdha në Shqipëri është më i ulët se atyre të vogla e të mesme, me një prodhim sa 22.6% e mesatares së ndërmarrjeve të mëdha në BE.
Ndërmarrjet e mëdha në Shqipëri renditen jo vetëm sa një e pesta e mesatares së BE-së, por kanë dhe produktivitetin më të ulët në rajon. Kryesimin e mban Serbia, me 31.4 mijë euro/person, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina me 27 mijë euro dhe Maqedonia e Veriut, me 21.6 mijë euro./MINITOR
foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me ...
TIRANË- Mbi 34 mijë prindër do të marrin mbrapsht paratë e tatimit të tepërt që kanë paguar gjatë...
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e parukierit 26-vjeçar në Barletta të Italisë. Sipas gazetës i...
Pamje VLORA- Një aksident rrugor ka ndodhur minutat e fundit në Vlorë, në rrugën e Plazhit të Vjetër. Një aut...
Pamje VELIPOJA- Policia Kufitare ka ndaluar drejtuesin e një mjeti lundrues, pasi kishte hyrë në afërsi të bregut n...
Pamje GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka plagosur armë zjarri një shtetas pakistane...
Pamje TIRANË- Policia ka reaguar pas incidentit, i cili ndodhi pak minuata më parë në ambientet e DVP Tiranë. Përmes nj&...
Pamje TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti, i cili ndodhi pak më parë në ambientet e godinës së Drej...
Pamje TIRANË- Një incident është rregjistruar pak minuta më parë në ambientet e godinës së Drejtorisë...
Foto ilustruse Bankat e shkollës dhe auditorët po zbrazen me shpejtësi vit pas viti nga rënia e madhe grup-moshave të reja. Të...