LIVE UPDATES
Aktualitet

Aksidenti tragjik në Greqi/ DETAJET: Shqiptari përplasi 2 herë vajzën greke, mister kush ia vodhi paratë viktimës

Një tjetër detaj tronditës është zbuluar. Në çantën e viktimës ishin 1500 euro, të cilat janë grabitur.

30 Nëntor 2022, 07:43 Nga A.B
Aksidenti tragjik në Greqi/ DETAJET: Shqiptari përplasi 2 herë
Shqiptari dhe viktima

GREQI- Shqiptari humbi kontrollin e makinës dhe kaloi në anën e kundërt e më pas tërhoqi zvarrë Emën 21-vjeçaren greke në rrugën Egnatia në Selanik. Kështu deklaron avokati i familjes, Nikos Roussopoulos, duke mohuar atë që shoferi 26-vjeçar pretendon në lidhje me rrethanat e aksidentit.

Shqiptari i cili më 22 nëntor goditi dhe la 21-vjeçaren të gjakosur në tokë, pretendon që në momentin e parë se nuk ka qenë duke shpejtuar me makinë e se vajza “u hodh” papritur para tij, duke mos i dhënë më shumë kohë atij të reagonte për ta shmangur. Megjithatë, sipas asaj që raporton Roussopoulos të gjitha përgënjeshtrohen nga autoritetet dhe nga dëshmitarët. 

“Nga plani i qarkullimit rezulton se drejtuesi shqiptar kishte humbur kontrollin e makinës, mjeti kishte rrëshqitur para se të godiste vajzën, ka kaluar në drejtim të kundërt të rrugës Egnatia dhe e ka tërhequr zvarrë. Skema e Trafikut, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme, është shumë e qartë. Ai ka humbur kontrollin, ndoshta për shkak të shpejtësisë , ka hyrë në përroin e kundërt dhe ka goditur vajzën aty”, thotë avokati i familjes.

Ai gjithashtu thekson se nëse i akuzuari nuk do të kishte devijuar kursin e tij dhe nuk do të kishte kaluar në anën e kundërt, atëherë nuk do ta kishte goditur 21-vjeçaren, pasi studentja kishte arritur të kalonte gjysmën e rrugës.. “Pretendimi i tij se vajza u hodh papritur para tij rrëzohet. Në fakt, e “djeg” edhe i bashkëakuzuari, i cili në kërkim të faljes shprehet se shoferi ka humbur kontrollin para se të godiste viktimën”, shton ai.

Sipas Roussopoulos, 26-vjeçari mund të mohojë se ka goditur për herë të dytë studenten e re me makinën e tij, pasi e kishte tërhequr zvarrë, por një dëshmitar okular i ngjarjes ka dëshmuar zyrtarisht pranë autoriteteve se shqiptari u rikthye sërish.

Shqiptari po ndiqet penalisht për veprën penale të drejtimit të automjetit të rrezikshëm me pasojë vdekjen. Vepra penale dënohet me burgim deri në 15 vjet. 

Po ashtu, një tjetër detaj tronditës është zbuluar. Në çantën e viktimës ishin 1500 euro, të cilat janë grabitur.

Denoncimin e pabesueshëm për vjedhjen e konfirmon në protothema.gr avokati i familjes, duke theksuar se do të bëhet një dosje e veçantë, ndërkohë që po hetohet nga Policia greke. “Tashmë është dhënë një urdhër nga prokuroria për të nisur hetimet për këtë ngjarje të veçantë”, thotë ai.

Shuma e madhe e parave nuk u gjet as në çantën e vajzës dhe as në rrobat që kishte veshur në orët e para të së martës. 

Studentja, u kishte përmendur një herë prindërve të saj, se kur të ndërronte jetë do të dëshironte të dhuronte organet e saj për të ndihmuar njerëzit e saj. Dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi. Familjes së Emmanuelës, pavarësisht zisë së rëndë, nuk iu desh shumë kohë për të marrë vendimin e rëndësishëm dhe për t'i dhënë “dritën jeshile” mjekëve për të nisur procedurat e marrjes së organeve dhe transplantet që do të ndiqnin.

Zemra e vajzës “rreh” në trupin e një të reje rreth 40 vjeçe dhe nënë e një fëmije. Sipas informacioneve, veshka e dytë e 21-vjeçares do të transferohet në Athinë për transplantim, ndërsa, korneat janë hequr nga okulistët e spitalit Papageorgiou dhe do të transferohen në spitalin ACHEPA./Burimi: Protothema.gr

shqiptari perplas vajzen greke

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet