29 Nëntor 2022, 23:00
Nga I.A
Foto Ilustruese
MALIQ- Drejtuesi i makinës që aksidentoi për vdekje 58-vjeçarin në fshatin Drithas në Maliq është identifikuar dhe arrestuar mbrëmjen e sotme. Policia bën me dije se në pranga ka rënë një 29-vjeçar me inicialke G.T, i cili përplasi për vdekje 58-vjeçarin që po lëvizte me vëllain e tij me biçikleta. 29-vjeçari akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor si dhe largijm nga vendi i aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i cili duke drejtuar automjetin, aksidentoi me pasojë vdekje shtetasin R. Sh. dhe më pas u largua nga vendngjarja. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, për një aksident rrugor, ju bëjmë me dije se: Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, falë një pune intensive hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. T., 29 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ky shtetas në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin R. Sh., 58 vjeç, banues në Drithas, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
aksident me vdekje ne maliq
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 22:33
I.A
Makinat me flamujt kuqezi
TIRANË- Festa për 110-vjetorin e pavarësisë së vendit po vazhdon edhe sot në rrugët e Tiran&eu...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 22:14
I.A
Foto Ilustruese
GOLEM- Një 65-vjeçar është arrestuar ditën e sotme Golem. Mësohet se i moshuari sapo kishte ardhur nga...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 21:45
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës, i cili është përgjegjës për monitorimin dhe përcaktimin e &cced...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 21:26
I.A
Foto Ilustruese
MALIQ- Drejtuesi i makinës në aksidentin e sotëm në Maliq është larguar nga vendngjarja menjëher&eu...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 21:00
I.A
Fatos Lubonja
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja i cilësoi festimet në kuadër të festës së Pavarësisë dhe të ...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 20:31
I.A
Foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian njoftoi të martën se kishte zbuluar një mashtrim ndërkombëtar tatimor t&...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 19:57
I.A
Kanabis
ANGLI- Një shqiptar është kthyer në paraburgim për tu gjykuar në Gjykatën e Bradford Crown më 15 shkurt, i ...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 19:40
I.A
Ervis Martinaj
TIRANË- Xhaxhai i Ervis Martinajt, Faik Martinaj ka deklaruar se nipi i tij është vrarë nga 6 banda të organiz...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 19:27
I.A
Ervis Martinaj
TIRANË- Xhaxhai i Ervis Martinajt, Faik Martinaj ka thyer sot heshtjen për zhdukjen e nipit të tij. Duke folur në emisio...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 19:06
I.A
Foto Ilustruese
MALIQ- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti në Maliq të pasdites së sotme. Mësohet se një makin&e...