Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Nga hetimet e Prokurorisë së Durrësit të nisura dy vite më parë, ka rezultuar se dëmi i shkaktuar është 571 milionë lekë, ndërsa të akuzuarit kishin krijuar pesë kompani fiktive.
DURRËS- Një vit pas zbulimit të një skeme mashtrimi me TVSH-në prej rreth 6 milionë euro, Gjykata e Durrësit ka dënuar shtatë persona, si dhe ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive përfshirë edhe një hidrocentral. Nga hetimet e Prokurorisë së Durrësit të nisura dy vite më parë, ka rezultuar se dëmi i shkaktuar është 571 milionë lekë, ndërsa të akuzuarit kishin krijuar pesë kompani fiktive.
Gjykata e Durrësit ka dënuar me mbi 20 vite burg shtatë persona të akuzuar për ngritjen e skemës gjigante të mashtrimit. Kështu, Gjykata ka dënuar me 6 vite burg Ardi Xhaferrin, me akuzën e “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Gjithashtu, i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si edhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 10-vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.
Regan Merdani është dënuar me 4 vite e 6 muaj, ndërsa i hiqet e drejta e ushtrimit të detyrave të mësipërme për një periudhë 7- vjeçare. I akuzuari tjetër, Ali Agolli është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, ndërsa u hiqet e drejta e ushtrimit të detyrës për një periudhë 7-vjeçare.
Gjykata e Durrësit ka dënuar me 3 vite e 6 muaj burg shtetasit, Tahir Afmataj, ndërsa i hiqet e drejta e ushtrimit të detyrave të mësipërme për pesë vite. Enis Xhaferri është dënuar me 1 vit burg për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, ndërsa për tri vite nuk mund të ushtrojë asnjë detyrë. Një tjetër i akuzuar është, Ben Caka, i cili është dënuar me 9 muaj burg për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, e tri vite nuk mund të ushtrojë asnjë pozicion të shkruar më sipër. Roland Avdo është dënuar 1 vit burg për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, e tri vite nuk mund të ushtrojë disa detyra.
Kontrolle në call-centera TIRANË- Të gjithë punonjësit e call-centerave që u shoqëruan një ditë më par&eu...
Policia ELBASAN- Një 39-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Elbasan. Kjo pasi u kap në flagrancë duke shp&eum...
Policia TIRANË- Dy 13-vjeçarë kanë përfunduar në komisiariatin nr.4 të policisë pasi akuzohen se mashtronin perso...
Pamje nga operacioni SPANJË- Disa shqiptarë janë arrestuar në Spanjë. Kjo pasi Policia Kombëtare dhe Garda Civile kan&eu...
operacioni i koduar "Brreti" KRUJË- Kastriot Guri dhe Xhoni Guri janë arrestuar sot nga policia e Krujës, pasi ishinh shpallur në k&eum...
kanabis ANGLI- Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia në Angli. Sipas mediave të huaja, i arrestuari me sht...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë situatë...
foto ilustruese RROGOZHINË- Një banesë dykatëshe është vjedhur nga persona të paidentifikuar në Rrogozhinë. M&...
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria do të vijojë të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse gjith...
maska e Hasan Hasanajt ne VloreMaska VLORË- Hasan Hasanaj 42-vjeç u arrestua gjatë mesnatës në Vlorë në lagjen “...