Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Prokuroria e Posaçme, SPAK, konfirmoi se ishte njoftuar se në një gjykatë austriake në Vienë po kryhej një proces ekstradimi për Stela Gugalljen – e shpallur në kërkim prej më shumë se një viti për korrupsion me inceneratorin e Elbasanit.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pohoi të martën se ishte njoftuar se në Gjykatën e Vienës në Austri është duke u kryer procedura e ekstradimit të Stela Gugalles – njëra prej administratoreve të kompanive koncesionare të inceneratorëve që kërkohet nga Shqipëria për veprën penale të korrupsionit. Sipas SPAK, procedura për ekstradimin nga Austria në Shqipëri e kësaj shtetaseje po kryhet në zbatim të urdhrit të kërkimit ndërkombëtar.
“Për këtë qëllim i është përcjellë Ministrisë së Drejtësisë gjithë dokumentacioni i nevojshëm për procedurën e ekstradimit,” tha zëdhënësja e SPAK, Xhuljeta Krasta.
Çështja për aferën e incineratorit të Elbasanit, për të cilën akuzohet Gugallja, është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme. Së bashku me Gugallen, nën akuzë janë edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socialist Alqi Bllako, gjashtë zyrtarë të tjerë si dhe biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Po ashtu, nën akuzë penale janë edhe kompanitë “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k.
Sipas hetimit të prokurorisë, të akuzuarit dyshohen se kanë dhënë koncesion në kundërshtim me ligjin, kanë lëshuar dhe pranuar fatura për punime të paqena dhe kanë transferuar paratë e përfituara përmes një rrjeti kompanish false. E pyetur nga BIRN mbi fazën e procesit të ekstradimit, Krasta tha se “deri në këtë moment nuk ka njoftim nga autoritetet austriake të drejtësisë”. SPAK nuk dha përgjigje nëse kishte njoftim për dy personat e tjerë në kërkim, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.
“Nuk kemi më gjë për të shtuar,” u përgjigj Krasta.
Sipas akuzës, zyrtarët e qeverisë përdorën një metodë prokurimi të paparashikuar në legjislacionin për inceneratorin e Elbasanit, ndonëse ishin vënë në dijeni për këtë nga Agjencia e Prokurimeve Publike. Zyrtarët që morën pjesë në procedura, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri e Serafin Papa, janë nën akuzën e abuzimit të detyrës, ndërsa ish-ministri Koka është nën akuzë të trefishtë për abuzim me detyrën, korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Biznesmenët Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë nën akuzë për korrupsion aktiv e pastrim parash. Mërtiri përshkruhet nga Prokuroria si “pronari faktit i shoqërisë “Albtek Energy””, kompani që zyrtarisht është nën pronësinë e partneres së tij, Stela Gugallja.
Marrë nga Reporter.al
Edi Rama dhe Albin Kurti KOSOVË- Pas heshtjes disa javore mbi kërkesën gjithmonë e më këmbëngulëse të Bashkimi...
Mitingu TIRANË- Gjashtë vjet pasi u përgjuan nga Prokuroria në përpjekje për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve të...
Riviera shqiptare BRITANI E MADHE- Nëse jeni duke kërkuar për një pushim plazhi të volitshëm këtë vit, ka një ...
Foto Ilustruese TIRANË- Gruaja e cila u aksidentua këtë pasdite nga një makinë, ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja...
Foto Ilustruese ITALI- Dy vëllezër shqiptarë të moshës 25 dhe 40 vjeç dhe një grua rumune 45 vjeçe janë v&...
Elbasan ELBASAN- Forcat Operacionale në bashkëpunim me njësinë speciale “Shqiponjat” kanë zbarkuar në Elbasan dh...
Ambulanza ITALI- Një 39-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë...
Foto Ilustruese TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në bulevardin Zhan D'Ark në Tiranë. Mësohet se n...
Foto Ilustruese GREQI- Pesë persona, mes tyre katër fëmijë kanë ndërruar jetë në një tragjedi të ndodhur ...
Gëzim Brahimaj duke notuar VLORË- Vlora sot ka patur ditën më të ftohtë të vitit ku temperaturat kanë shënuar&...