22 Gusht 2023, 14:42
Nga I.A
Ilir Beqja
TIRANË- Genc Burazeri një nga të dyshuarit dhe që ndodhet nën masën e detyrimit për paraqitje për koncesionin e sterilizimit rezulton kushëri i parë me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Burazeri ka qenë anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit. Burazeri akuzohet nga SPAK për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
Vetë ish-ministri Beqaj është duke u hetuar nga SPAK nën dyshimet se ka paracaktuar dhënien e koncesionit, ndërsa fakti që një nga të dyshuarit është kushëri i parë i tij e thellon skandalin edhe më tej. Nuk dihet nëse kjo çështje po shihet veç të tjerash si një konflikt interesi.
Disa ditë më parë u vu në pranga ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj në lidhje me koncesionin me vlerë 100 mln Euro të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale për të cilin hetimet kanë nisur që para 3 vitesh. Po ashtu janë lëshuar edhe 8 urdhër arreste të lëshuara për rastin me vendim gjykate (GJKKO), për ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë: 2 persona “arrest me burg”, 2 “arrest shtëpiak” dhe 4 “detyrim paraqitje”. Për 4 ish-zyrtarë është caktuar masa e “detyrim paraqitje”, përkatësisht për Naile Ajazin, Arben Gjatën (Rektor i Universitetit të Mjekësisë), Genc Burazerin dhe Pertef Mersinin. Të katërt akuzohen për “falsifikim dhe shpërdorim detyre”. 2 ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë u lanë në arrest shtëpie: Saimir Kadiu (drejtor ekonomik) dhe Marsela Serjanaj (drejtoreshë juridike).
Rrapaj është marrë në pyetje më herët nga SPAK pasi ai zotëronte 40% të aksioneve të kompanisë që fitoi tenderin e koncesionit të sterilizimit. Për koncesionin e sterilizimit më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqja. Dhënia e koncesionit të sterilizimit u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare “SaniService”. Lidhur me këtë koncesion, SPAK ka regjistruar çështjen në vitin 2020 për 3 akuza që janë “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”. Prokuroria e Posaçme ngriti dyshime asokohe se ka patur favorizim të kompanisë fituese gjatë procedurave të ndjekura./Dosja.al
genc burazeri koncensioni i sterilizimit
Aktualitet
22 Gusht 2023, 14:28
A.B
Gazetari
GREQI-Zjarret në Filis, në periferi të Athinës kanë rrezikuar jetën e banorëve, e mes tyre edhe të gazetar...
Aktualitet
22 Gusht 2023, 13:59
A.B
Policia
SKRAPAR- Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga Policia.
Pas marrjes së njoftimit se rreth orë...
Aktualitet
22 Gusht 2023, 13:07
A.B
Momenti me video
TIRANË- Ky është momenti kur Eldi Allushi, 26-vjeçari nga Durrësi, me shpejtësi skëterrë ngjitet...
Aktualitet
22 Gusht 2023, 13:02
I.A
Policia
DELVINË- Një person është shpallur në kërkim në Delvinë për dhunë. Mësohet se 32-vje&cc...
Aktualitet
22 Gusht 2023, 12:56
A.B
Stephan Morgenstem
TIRANË- Lihet në masën e sigurisë 'arrest me burg', 61-vjeçari Stephan Morgenstem. Ai akuzohet për kriji...
Aktualitet
22 Gusht 2023, 12:43
a,b
Inceneratori
Dy procedura prokurimi të hapura nga Eco-Elb shoqëria që i kaloi e drejta e inceneratorit të Elbasanit me aksionerë d...
Aktualitet
22 Gusht 2023, 12:31
A.B
Policia
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kallëzon në Prokurorinë e Tiranës skandalin me sistemin TIMS. Ky lajm u b&eum...
Aktualitet
22 Gusht 2023, 12:26
Dosja.al
Besnik Hida
TIRANË- Mes dhjetëra dëshmive të administruara për vrasjen e Besnik Hidës në Lushnjë, njera prej tyre &...
Aktualitet
22 Gusht 2023, 12:19
I.A
Policia e Tiranes
TIRANË- Një 44-vjeçar është arrestuar në Tiranë për armë pa leje. Mësohet se 44-...
Aktualitet
22 Gusht 2023, 11:55
A.B
Takimi
TIRANË- 32 hetues të BKH-së kanë përfunduar një trajnim në SHBA për një sërë çësh...