LIVE UPDATES
Aktualitet

Studimi: Mungesa e besimit, ndër pengesat më të mëdha për bashkëjetesë ndëretnike në Kosovë

Në këtë hulumtim u anketuan 800 veta, 500 nga komuniteti shqiptar dhe 300 nga ai serb. Hulumtimi bazohet në perceptimet e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë për njëri-tjetrin, faktorët kryesorë që ndikojnë në marrëdhëniet e tyre dhe perspektivat për përmirësimin e tyre.

13 Nëntor 2025, 19:50 Nga E. D
Studimi: Mungesa e besimit, ndër pengesat më të mëdha
foto ilustruese

KOSOVË- Ndasia midis komunitetit serb dhe atij shqiptar në Kosovë vazhdon të jetë e thellë, ndërsa marrëdhëniet ndërmjet tyre rëndohen edhe më shumë nga mosbesimi i madh, sipas një hulumtimi të organizatës joqeveritare Qendra për Veprime Shoqërore (CASA).

Hulumtimi me titullin “Raporti mbi indeksin e besimit për gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë”, u prezantua më 13 nëntor në Prishtinë.

Në këtë hulumtim u anketuan 800 veta, 500 nga komuniteti shqiptar dhe 300 nga ai serb. Hulumtimi bazohet në perceptimet e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë për njëri-tjetrin, faktorët kryesorë që ndikojnë në marrëdhëniet e tyre dhe perspektivat për përmirësimin e tyre.

Më shumë se gjysma e të anketuarve nga komuniteti serb, mbi 51 për qind, besojnë se marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë do të përkeqësohen më tej, ndërsa rreth 28 për qind e shqiptarëve mendojnë të njëjtën gjë.

Studimi tregoi gjithashtu se të dy komunitetet – mbi 70 për qind e të anketuarve – besojnë se tensionet politike midis Beogradit dhe Prishtinës kontribuojnë në përplasjet ndëretnike.

Po ashtu, 79.6 për qind e të anketuarve shqiptarë e konsiderojnë Qeverinë e Serbisë si nxitëse të tensioneve, ndërsa 74.5 për qind e serbëve mendojnë se për këtë është përgjegjëse Qeveria e Kosovës.

Kur bëhet fjalë për faktorët që do të ndihmonin paqen dhe stabilitetin, mbi 62 për qind e serbëve besojnë se kjo do të ishte autonomia e tyre, ndërsa mbi 44 për qind e shqiptarëve mendojnë se zgjidhja është integrimi i serbëve në shoqërinë kosovare.

Miodrag Marinkoviq, drejtor i CASA-s, vlerësoi se rezultatet e indeksit të besimit tregojnë se marrëdhëniet etnike midis serbëve dhe shqiptarëve janë të dëmtuara, dhe për këtë, në masë të madhe, përgjegjës janë politikanët nga Kosova dhe Serbia.

Ai theksoi se “politika populiste” që ndjekin të dyja palët ndikon negativisht në bashkëjetesë, në jetën e njerëzve të zakonshëm, në përditshmërinë e tyre dhe në procesin e pajtimit.

“Çlirimi nga frika dhe iluzionet është rruga drejt bashkëjetesës”

Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit Musine Kokalari në Prishtinë, gjatë një diskutimi në panel tha se komunitetet shqiptare dhe serbe në Kosovë përballen me dy problemet më të mëdha në lidhje me bashkëpunimin dhe bashkëjetesën: “jetojnë në frikë dhe në iluzion të ndërsjellë”.

“Sipas tij, iluzioni te shqiptarët e Kosovës bazohet në idenë se Kosova është shtet shqiptar, që u përket shqiptarëve, ndërsa te serbët ekziston iluzioni se Kosova do të kthehet në kuadër të Serbisë. Nuk po flas për të gjithë shqiptarët apo serbët, por për sa kohë që ekzistojnë këto dy iluzione, situata nuk do të qetësohet kurrë”, tha ai.

Ai shtoi se ekziston një frikë e vazhdueshme mes këtyre komuniteteve – shqiptarët kanë frikë se Serbia mund të sulmojë Kosovën, ndërsa serbët se vendimet e autoriteteve kosovare mund t’i rrezikojnë.

Marigona Shabiu, drejtoreshë ekzekutive e Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR Kosova, theksoi se sulmi në Banjskë në vitin 2023 ndikoi ndjeshëm në polarizimin e shoqërisë në Kosovë, por edhe “veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës”, të cilat, sipas saj, kanë cenuar komunitetet joshumicë pasi nuk u është ofruar një zgjidhje alternative.

Në sulmin e armatosur të serbëve në Banjskë, në veri të Kosovës, u vra një polic kosovar, ndërsa më pas edhe tre sulmues. Përgjegjësinë për sulmin e mori përsipër Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi.

Nga ana tjetër, autoritetet e Prishtinës, që nga tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor 2022, kanë punuar aktivisht për vendosjen e kontrollit shtetëror në veri të Kosovës, përmes mbylljes së institucioneve të Serbisë, ndalimit të dinarit serb, targave serbe e masave të ngjashme.

Komuniteti ndërkombëtar ka kritikuar shumicën e këtyre hapave, pasi shumë serbë në veri marrin paga nga buxheti i Serbisë dhe gëzojnë të drejta përmes sistemit institucional serb.

Darko Dimitrijeviq, kryeredaktor i Radios Goraždevac, konsideron se për përkeqësimin e marrëdhënieve etnike përgjegjës janë kryesisht Beogradi dhe Prishtina, pasi vazhdimisht e fajësojnë njëri-tjetrin për gjendjen e keqe në shoqëri.

“Ai narrativ toksik, ajo komunikim toksik, po vëzhgohet me shumë indiferencë nga bashkësia ndërkombëtare”, tha ai, duke shtuar se për këtë arsye edhe ajo mban një pjesë të përgjegjësisë.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë dialog për normalizimin e marrëdhënieve, gjatë të cilit janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje, por shumë prej tyre nuk janë zbatuar në kurrë.

Po ashtu, dialogu politik është bllokuar që nga viti 2023, pasi Kosova kërkon përgjegjësi për sulmin e armatosur në Banjskë. Serbia ka mohuar çdo përfshirje në këtë sulm, por refuzon ta dorëzojë Radoiçiqin dhe të tjerët në Kosovë, ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë për terrorizëm./REL

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë