Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Supremja tha se “duke u nisur nga gjendja e tillë faktike dhe ligjore e çështjes, e ka pranuar në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik” të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
KOSOVË- Gjykata Supreme e ka refuzuar si “të pathemeltë” kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës për urdhërimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të organizojë rivotim për zgjedhjet për kryetar komune në Mitrovicë të Jugut.
Supremja tha se “duke u nisur nga gjendja e tillë faktike dhe ligjore e çështjes, e ka pranuar në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik” të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
“Gjykata Supreme konstaton se asnjë nga pretendimet e palëve nuk është provuar dhe faktuar dhe nuk ekziston bazë ligjore që të provojë se ka pasur shkelje të natyrës substanciale që mund të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor ose në rezultatin përfundimtar, andaj, vlerësoi se dëshmitë e paraqitura nuk krijojnë bazë të mjaftueshme për gjykatën që të krijohet bindja se në rastin konkret duhet të urdhërohet rivotimi”, u tha në vendim.
PDK-ja i ishte drejtuar Supremes më 16 nëntor, pasi PZAP-i ia refuzoi kërkesën për rivotim në Mitrovicë të Jugut.
Garën për Mitrovicën e Jugut e fitoi në balotazh më 9 nëntor Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje, kundër Arian Tahirit të PDK-së, , me një diferencë prej mbi 2 mijë votash.
Një ditë pas votimeve në balotazh, komisionerët PDK-së dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Mitrovicë të Jugut u tërhoqën nga procesi i verifikimit të votave me dyshimet për keqpërdorim.
Ata kishin hasur në fletëvotime me kod të vendvotimit që nuk përputhej me vendvotimin prej nga ato vinin. Më vonë u kuptua se bëhej fjalë për 75 fletëvotime të tilla.
Prokuroria urdhëroi ndaljen e verifikimit dhe procesi rifilloi një ditë më vonë, po me vendimin e Prokurorisë.
PDK-ja u ankua në PZAP duke argumentuar se, përveç fletëvotimeve që ishin gjetur të përziera ndërmjet klasave dhe shkollave të ndryshme, në shpërputhje me kodet unike të vendvotimeve, pjesëmarrja e votuesve në balotazh ishte më e lartë se ajo në rundin e parë më 12 tetor.
Ajo ishte ankuar gjithashtu se gjatë procesit të numërimit janë hasur shumë fletëvotime të pavulosura, ndërsa disa të tjera janë gjetur të vulosura dy herë.
PZAP-ja shtoi se pretendimet e PDK-së janë të pabazuara, duke qenë se KQZ-ja ka formuar komision për verifikimin e fletëvotimeve të dyshimta, dhe se kompania përgjegjëse për shtypjen e tyre ka sqaruar se bëhet fjalë për “gabim teknik”. Paneli vlerësoi se nuk ka pasur cenim të integritetit të zgjedhjeve./REL
foto ilustruese Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë do të mbyllet mesnatën e 21 nëntorit, pesë vjet pasi rinisi punë...
perroi KORÇË- Reshjet intensive kanë shkaktuar probleme të mëdha në fshatit Kamenicë të Korçës. ...
pamje nga vendngjarja GREQI- Një operacion i përbashkët i policisë greke dhe shqiptare çoi në arrestimin e nënt&...
DURRËS- Strukturat e ujitje-kullimit në qarkun Durrës po ndjekin nga afër situatën e krijuar nga reshjet intensive të orëve...
foto ilustruese SHBA- Gazeta meksikane EL FINANCIERO raporton se pas shqiptarit Luftar Hysa, SHBA ka vendosur sanksione edhe ndaj një t...
Artur Deliu ITALI- Personi që shihni në foto është Artur Deliu, i cili humbi jetën në vendin e punës në Itali....
Foto Ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë dhënë përdit...
foto ilustruese KOSOVË- Anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, që nuk morën pjesë në mbledhje...
Foto ilustruse TIRANË- Turkish Airlines ka shitur 49% të aksioneve që kishte në Air Albania SHPK. Gjatë një ko...
foto ilustruese TIRANË- Në portet shqiptare ankorojnë gjithnjë e më pak anije tregtare që valëvisin flamurin kuqezi. Me...