LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali i Ilir Pandës/ Liron Mirlinda Karçanajn e AKSHI-t, e akuzuar për Grup të Strukturuar Kriminal dhe Pengmarrje

Në çdo vend normal, një dosje me përmasa të tilla do të sillte ashpërsim të hetimeve dhe rritje të presionit ndaj personave të përfshirë. Por në Shqipëri duket se ndodh e kundërta, sa më e rëndë bëhet dosja, aq më të buta bëhen masat. 

8 Maj 2026, 14:43 Nga I.A
Skandali i Ilir Pandës/ Liron Mirlinda Karçanajn e AKSHI-t, e
Mirlinda Karçanaj dhe Ilir Panda

TIRANË- Një vendim i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, po shihet si një tjetër shuplakë ndaj besimit të qytetarëve te drejtësia “e reformuar”. Në një kohë kur dosja e shumëpërfolur “AKSHI” po thellohet me dëshmi të reja dhe akuza gjithnjë e më të rënda, ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, jo vetëm që nuk po përballet me masa më të forta sigurie, por ka përfituar lehtësim të tyre. Pas afro gjashtë muajsh në "arrest", Karçanaj është nxjerrë në “detyrim paraqitje”. Por vendimi i marrë ditën e djeshme nga Panda ka ngritur dyshime të forta mbi mënyrën se si drejtësia po sillet me zyrtarët e lidhur me pushtetin.

Në çdo vend normal, një dosje me përmasa të tilla do të sillte ashpërsim të hetimeve dhe rritje të presionit ndaj personave të përfshirë. Por në Shqipëri duket se ndodh e kundërta, sa më e rëndë bëhet dosja, aq më të buta bëhen masat. Sipas raportimeve publike, shtetasja shqiptaro-gjermane Migena Schroeder ka deklaruar se vetë Karçanaj i kishte kërkuar t’i bindej urdhërave dhe fjalëve të Ermal Beqirit, i akuzuar për rrëmbim, presion, korrupsion dhe shkelje tenderash. Një dëshmi e tillë, në vend që të trondiste sistemin dhe të shtynte prokurorët e gjyqtarët drejt një qasjeje më agresive, është pasuar nga një vendim që praktikisht i lehtëson barrën një prej personazheve kyçe të dosjes.

Për kritikët e sistemit, kjo nuk është më thjesht një çështje procedurale, por një provë e qartë se drejtësia po funksionon me dy standarde, një për qytetarët e zakonshëm dhe një tjetër për njerëzit e lidhur me pushtetin, paratë dhe aferat korruptive. Ndërsa qytetarët e zakonshëm përballen me masa ekstreme edhe për shkelje minimale, zyrtarët e përfshirë në dosje miliona eurosh vazhdojnë të trajtohen me “dorë të lehtë”.

Emri i gjyqtarit Ilir Panda prej kohësh është shoqëruar me polemika dhe aludime publike për lidhje me figura influente në Durrës, deri te emra si Ergys Agasi. Edhe pse këto pretendime nuk kanë marrë sqarime bindëse, hija e dyshimeve mbi paanshmërinë e tij vazhdon të rëndojë mbi çdo vendim të diskutueshëm që ai merr.

Ajo që është ironike në këtë rast është se Panda përflitet si një nga emrat që synojnë drejtimin e Gjykatës së Lartë. Kjo vetëm sa forcon perceptimin publik se sistemi jo vetëm nuk po pastrohet, por po riciklon dhe promovon figura që shoqërohen me vendime të kontestuara dhe me dyshime të forta publike.

Dosja “AKSHI” po kthehet dita-ditës në simbolin më brutal të dështimit të reformës në drejtësi. Sepse sa herë që publiku pret goditje ndaj korrupsionit në nivelet më të larta, sistemi prodhon vendime që japin përshtypjen e kundërt. Dhe kjo po krijon bindjen se drejtësia nuk po lufton korrupsionin e madh, por po bashkëjeton dhe po e pranon atë./Dosja.al

ilir panda mirlinda karcanaj

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale