Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas informacionit nga AKEP, vitin e kaluar u depozituan në këtë institucion 2123 ankesa nga pajtimtarët e shërbimeve të komunikimeve elektronike publike, në krahasim me 415 ankesa të paraqitura në vitin 2022.
TIRANA- Ankesat e përdoruesve në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) u pesëfishuan gjatë vitit 2023. Sipas informacionit nga AKEP, vitin e kaluar u depozituan në këtë institucion 2123 ankesa nga pajtimtarët e shërbimeve të komunikimeve elektronike publike, në krahasim me 415 ankesa të paraqitura në vitin 2022. 1371 ankesa apo 65% e totalit ishin në lidhje me problematikat e hasura në refuzimin e kërkesave për bartjen e numrit celular nga operatori transferues. 752 ankesa apo rreth 35% e totalit ishin për problematika të tjera si faturimi, pengesat apo vonesat për mbylljen e kontratës apo kalimin nga plane tarifore paspagesë në ato me parapagesë, cilësinë e shërbimit, penalitete për përfundim të parakohshëm të kontratës nga pajtimtari në rast ndryshimi të adresës së pajtimtarit, etj.
Rreth 90% e volumit të ankesave të depozituara në AKEP në vitin 2023 ishin për sipërmarrësin One Albania, kryesisht për portimin e numrit dhe problematika të lidhura me faturimin dhe aspekte të ndryshme të cilësisë së shërbimit të ofruar për pajtimtarët. Vitin e kaluar, One Albania kaloi një proces të ndërlikuar teknik bashkimi mes dy ish-operatorëve, ONE Telecommunications dhe Albtelecom, proces që u reflektua edhe me probleme në shërbimin për klientët. Në vijim të problematikave të konstatuara dhe numrit të konsiderueshëm të ankesave, AKEP ka kryer disa inspektime pranë sipërmarrësit One Albania në vitin 2023, duke kërkuar trajtimin e problematikave të evidentuara nga ankesat e pajtimtarëve, si dhe duke vendosur masë administrative me gjobë, në vlerën e 10 milionë lekëve.
Masa administrative është vendosur me propozimin e grupit të inspektimit, për shkak të shkeljeve dhe parregullsive të gjetura nga inspektimi i fundit i kryer në këtë kompani, më datë 29 gusht të vitit të kaluar. Arsyeja kryesore që ka çuar në ndëshkimin me gjobë të One Albania ka qenë mosrespektimi i afateve ligjore të njoftimit përpara ndërprerjes së shërbimit për abonentët me kontratë, sipas parashikimeve të nenit 109 të ligjit “Për komunikimet elektronike”. Ligji përcakton se operatori i komunikimeve elektronike mund të ndëshkohet me gjobë nga 10 milionë lekë deri në 50 milionë lekë, nëse kufizon akesin në shërbimet e tij, ndërpret ose përfundon kontratën e pajtimtarëve në kundërshtim me përcaktimin e kontratës.
Këshilli Drejtues i AKEP ka vlerësuar se dënimi me gjobë, në kufirin minimal të përcaktuar nga ligji, përbën masën adekuate dhe proporcionale për të sanksionuar shkeljen e evidentuar. Në vendim, Këshilli Drejtues theksoi rëndësinë thelbësore të respektimit rigoroz të të drejtave të pajtimtarit nga sipërmarrësi i komunikimeve elektronike dhe nevojën për marrjen e të gjitha masave të nevojshme dhe të shpejta për sigurimin efektiv të këtyre të drejtave. Sipërmarrësi One Albania ka qenë, fillimisht, subjekt i një inspektimi të programuar, zhvilluar prej datës 6 mars 2023 deri në datën 4 maj 2023, në përfundim të të cilit u konstatuan disa shkelje dhe u lanë rekomandime për korrigjimin e tyre.
Ndërkohë, në vijim të problematikave të konstatuara nga AKEP, një numri të konsiderueshëm ankesash dhe ndërprerjes së plotë të shërbimit më datë 24 gusht 2023, u krye një procedurë e re inspektimi, me objekt plotësimin e rekomandimeve nga inspektimi i mëparshëm dhe trajtimi i problematikave të evidentuara edhe nga ankesat e pajtimtarëve të ndryshëm. Në përfundim të procedurës së dytë, grupi i inspektimit propozoi masën administrative me gjobë, që u miratua nga Këshillit Drejtues i AKEP. Sipas AKEP, operatori One Albania e ka ekzekutuar (paguar) gjobën në mënyrë vullnetare./Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Dita e sotme parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim. Në orët e mesditë...
foto ilustruese VLORË- Mbrëmjen e sotme një aksion policor është zhvilluar në qytetin e Vlorës. Forcat Operacional...
foto ilustruese TIRANË- Emisioni Fiks Fare solli rastin e një nëne në proces divorci e cila prej 1 viti nuk takon dot vajzën 12 vj...
foto ilustruese TIRANË-Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku një punëtor ka humbur jetën pasi ka rë...
rita gjati TIRANË- Prokuroria e Kukësit, Rita Gjati e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 19 mars 2021 p&eum...
foto ilustruese ZVICËR- Dy shqiptarë kanë rënë në pranagt e policisë zviceriane. Bëhet me dije se ato kanë kry...
Autori dhe shqiptari NEW YORK- Një 23-vjeçar shqiptar është kthyer në hero në SHBA pasi arriti të shpët...
Sulmi SPANJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me një rast dhune të regjistruar në Spanjë ku një sh...
pamela qirko dhe roland ilia TIRANË- Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i ka cilësuar si hipotetike parashtrimet e Komision...
Foto ilustruese ITALI- Një grup kriminal i përbërë nga shqiptarë dhe italianë është shkatërruar nga autorietet...