12 Shkurt 2024, 09:02
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Operacioni antridrogë "Tempulli" vijon ende me arrestimet, ndërkohë që është zbardhur dosja e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për disa nga personat të vënë në pranga, pasi shisnin kokainë në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.
Sipas përgjimeve të zbardhura, tregtia e drogës kryhej më shumë gjatë orëve të darkës. Njëri nga të arrestuarit, Andi Alldervishi ka shitur doza me kokainë, rasti i cili është dokumentuar me video dhe audio. Më datë 13 nëntor 2023, rreth orës 22:25, në rrufën interurbane Tiranë-Elbasan, i ka shitur kokainë personit të autorizuar nga prokuroria, i koduar me emrin “Eri”. Madje në audio përgjimet, bëhen edhe pazare sesa do të shitej kokaina. Në datën 6 dhjetor 2023, rreth orës 23:40, në Bërzhite në Tiranë, personi i koduar si “Visi”, blen 0.4 gram kokainë nga 25 vjeçari Alldervishi.
Sipas dosjes së prokurorisë, personat e përfshirë me aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në Tiranë, bashkëpunonin me njëri tjetrën, duke e siguruar drogën nga lidhjet e tyre shoqërore, ku e ndanin në doza dhe e mbanin të fshehur brenda banesës së tyre.
Dyshohet se bëhet fjalë për sasi të konsiderueshme, të cilën në shumë raste e shisnin edhe në doza të mëdha, në varësi të kërkesave. Drogën e shisnin duke komunikuar fizikisht me porositësit ose përmes telefonit celular. Vendet e takimit janë të ndryshme, shpeshherë në afërsi të banesave të tyre.
operacioni tempulli
Aktualitet
12 Shkurt 2024, 09:06
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Katër persona janë arrestuar në Tiranë pasi ushtronin veprimtarinë e jashtligjshme të vendo...
Aktualitet
12 Shkurt 2024, 08:48
M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Gjatë natës së shkuar, zona e Koçës është përfshirë nga reshjet e dëbor&e...
Aktualitet
12 Shkurt 2024, 08:35
r.ll
foto ilustruese
KAMËZ- Një 39-vjeçar është arrestuar në Kamëz pasi akuzohet se i ka publikuar foto intime një 27-...
Aktualitet
12 Shkurt 2024, 07:13
N.Maho
Foto ilustruese
TIRANA- Rindërtimi vijon të mbetet ende një program i hapur që me shumë gjasa do të shkojë përtej v...
Aktualitet
12 Shkurt 2024, 07:09
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Zonat veriore dhe qendrore të territorit shqiptar do të mbeten sërish nën dominimin e vranësirave dhe...
Aktualitet
12 Shkurt 2024, 07:09
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk ka në prioritet përdorimin e teknologjisë p&eu...
Aktualitet
11 Shkurt 2024, 22:39
N.F
Turistet e shpëtuara
TIRANË- Dy turiste belge janë shpëtuar pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi në f...
Aktualitet
11 Shkurt 2024, 19:38
N.F
Boboshtica
KORÇË- Në Boboshticë, fshatin krejtësisht pa infrastrukturë turistike, mungon Muzeu i Rakisë dhe çd...
Aktualitet
11 Shkurt 2024, 18:47
N.F
Aksidenti në Belsh
BELSH- Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 16:45 në aksin rrugor "Belsh-Ku&...
Aktualitet
11 Shkurt 2024, 18:05
N.F
SHQIPËRI- Në Shqipëri, policia ka goditur kohët e fundit në operacione në shkallë të gjerë rrjetet e shpërnd...