Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Sipas hetimeve të policisë, 43-vjeçari kishte organizuar nga Greqia futjen e 10 shtetasve të huaj në Shqipëri dhe më pas transportimin e tyre drejt Italisë me një gomone të marrë në zonën e Semanit, në Fier.
VLORË- Policia Kufitare e Vlorës ka arrestuar një 43-vjeçar nga Afganistani, i dyshuar si organizator i kalimit të paligjshëm të kufirit të 11 emigrantëve nga vendet e treta, të cilët rrezikuan të mbyteshin pranë ishullit të Sazanit gjatë tentativës për të kaluar drejt Italisë.
Sipas hetimeve të policisë, 43-vjeçari kishte organizuar nga Greqia futjen e 10 shtetasve të huaj në Shqipëri dhe më pas transportimin e tyre drejt Italisë me një gomone të marrë në zonën e Semanit, në Fier.
Emigrantët u shpëtuan nga autoritetet pasi mjeti lundrues u përball me probleme gjatë udhëtimit në det. Ndërkohë, policia vijon hetimet për identifikimin e një shtetasi shqiptar, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në këtë skemë dhe ka siguruar mjetin lundrues. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Noftimi i policisë:
"DVKM Vlorë
Policia Kufitare e Vlorës zbardh ngjarjen e ndodhur dje pranë ishullit të Sazanit, ku rrezikuan të mbyteshin 11 emigrantë nga vendet e treta, të cilët lundronin me një gomone. Identifikohet dhe vihet në pranga organizatori i tentativës për t'i transportuar drejt Italisë.
43-vjeçari nga Afganistani kishte organizuar, nga Greqia, futjen në mënyrë të paligjshme në Shqipëri të 10 shtetasve të huaj, me qëllim transportimin e tyre më pas drejt Italisë. Gomonen e kishte marrë në Seman, Fier, në vendin që i ishte dërguar si lokacion nga një shtetas shqiptar, i cili është ende i paidentifikuar. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, pas hetimeve të shpejta dhe profesionale të kryera në lidhje me ngjarjen e djeshme pranë ishullit të Sazanit, arrestuan në flagrancë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", shtetasin M. E., 43 vjeç, nga Afganistani, i cili ndodhej në gomone.
Gjithashtu, u proceduan penalisht për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror", 10 shtetasit e tjerë nga Bangladeshi, Pakistani, Liberia dhe Haiti, që u gjetën në bordin e gomones. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi M. E., në bashkëpunim me një shtetas shqiptar ende të paidentifikuar, kishte organizuar nga Greqia futjen në mënyrë të paligjshme në Shqipëri të këtyre shtetasve, nëpërmjet kufirit me shtetin grek. Më pas, në Seman të Fierit, ai kishte marrë gomonen e lënë në dispozicion nga shtetasi shqiptar dhe do të transportonte drejt Italisë 10 emigrantët nga vendet e treta.
Strukturat hetimore të DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e shtetasit shqiptar të përfshirë, si dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë tentativë për kontrabandimin e emigrantëve nga vendet e treta drejt Italisë."/Dosja.al
ANGLI- 29-vjeçari shqiptar që po përballet me procedurat e deportimit në Britani ka tërhequr vëmendjen e mediave pasi publikoi...
Foto TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga dosja penale me nr. 3377 që bën fjalë për mashtrimet online përmes n...
Romeo Bajrami SHBA- Një shtetas shqiptar, Romeo Bajrami, është akuzuar se ka përdorur një motor uji Sea-Doo të marrë me...
Gjykata e Durrësit DURRËS- Gjykata e Durrësit po zhvillon sot seancën për vlerësimin e masës së siguris&...
Gjykata në Liverpool ANGLI- Një 30-vjeçar shqiptar, Denis Hani, është dënuar me 14 muaj burg nga Gjykata në...
Foto ilustruese DURRËS- Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat më të ngarkuara të sezonit veror, me mij&eum...
Aeroporti i Vlorës TIRANË- Teksa Shqipëria ndodhet nën monitorimin e ngushtë të Komisionit Europian për sundimin e ...
Foto ilustruese BRUKSEL- Gjykata belge ka dhënë vendimin ndaj anëtarëve të një rrjeti të organizuar të kultivi...
MALËSI E MADHE- Një operacion i mirëorganizuar mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve spanjolle ka çuar në p...
Pamje GJERMANI- Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni të gjerë policor në rrugën Spreedorf...