Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Sipas njoftimit të policisë, 32-vjeçari me iniciale, E.K., banues në Shkodër ka tentuar të vriste me armë zjarri një 21-vjer poashtu banues në Shkodër.

TIRANË- Një 32-vjeçar u identifikua dhe u kap në zonën e Freskut pasi ishte shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të policisë, 32-vjeçari me iniciale, E.K., banues në Shkodër ka tentuar të vriste me armë zjarri një 21-vjer poashtu banues në Shkodër.
Uniformat blu bëjnë me dije se, gjithashtu u sekuestrua automjeti tip "Audi" me të cilën lëvizte si pasagjer 32-vjeçari. Mësohet se, po gjatë operacionit u arrestua dhe E. K., 27 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi drejtonte automjetin me të cilin lëvizte në zonën e “Freskut” Tiranë.
Njoftimi i policisë:
"Policia e Shtetit/ Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale një tjetër fazë e operacionit kombëtar, të koduar “Operacionalja”, për kapjen e shtetasve në kërkim, me rrezikshmëri të lartë. Tentoi të vriste me armë zjarri në Shkodër një 21-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Në pranga edhe drejtuesi i automjetit me të cilin lëvizte në zonën e “Freskut” i kërkuari. Sekuestrohet automjeti tip “Audi”. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës mbi vendndodhjen e një shtetasi me precedent për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje, si dhe i veprimeve operacionale të kryera nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 89”, u ndalua në Tiranë shtetasi E. K., 32 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.
Prokuroria e Shkodrës kishte lëshuar urdhër për ndalimin e tij, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 32-vjeçari akuzohet se më datë 16.01.2026, në zonën e quajtur “Kryqëzimi i Vinotekës”, Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. M., 21 vjeç.
Po gjatë operacionit u arrestua dhe shtetasi E. K., 27 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër. 27-vjeçari u arrestua për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi drejtonte automjetin me të cilin lëvizte në zonën e “Freskut” Tiranë, 32-vjeçari që ishte në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al
gjkko TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 1...
TIRANË- Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid S...
Foto nga vendngjarja TIRANË- Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dogji makinën e një...
Edi Rama Në Raportin Vjetor 2025 të dorëzuar në Kuvend, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e t&...
Kompensim në masën 100 lekë për litër për një periudhë 6 mujore. Kjo është kërkesa kryesore që ope...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.&n...
Programet hoteliere për Pashkë në Izrael po përjetojnë anulime të shumta këtë vit, pasi lufta dhe pasiguria në ra...
VLORË- Një telefonatë ka alarmuar Policinë e Vlorës, pasi një person ka njoftuar sallën operative, duke u thë...
Foto ilustruse FUSHË- KRUJË- Policia ka zbarkuar këtë mbrëmje në Fushë-Krujë dhe ka vendosur postoblloqe n&eum...
Foto ilustruse ITALI- Gjykata italiane ka dënuar me burgim të përjetshëm një shqiptar, pasi akuzohet për vrasjen e nj&eu...