Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në një deklaratë për shtyp, KNFSH KNFSH thekson se legjislacioni aktual shqiptar nuk parashikon një kuadër të posaçëm ligjor që rregullon në mënyrë të detajuar statusin juridik, kriteret klinike dhe procedurat mjekësore për këtë kategori.

TIRANË- Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar pas miratimit të Udhëzuesit të Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë" në QSUT. Në një deklaratë për shtyp, KNFSH KNFSH thekson se legjislacioni aktual shqiptar nuk parashikon një kuadër të posaçëm ligjor që rregullon në mënyrë të detajuar statusin juridik, kriteret klinike dhe procedurat mjekësore për këtë kategori.
Këshilli kërkon sqarim mbi bazën juridike që autorizon personelin mjekësor të aplikojë këto trajtime. Institucioni gjithashtu shpreh rezerva ndaj ndërhyrjeve mjekësore për ndryshimin artificial të karakteristikave gjinore, pasi vlerëson se ato prekin konceptin natyror të personit dhe familjes.
DEKLARATË PUBLIKE:
"Mbi Udhëzuesin e Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”. Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje miratimin e Udhëzuesit të Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”, të miratuar me Urdhrin nr. 304, datë 28.04.2026, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Në respekt të rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë, dhe të kompetencave të institucioneve publike në fushën e shëndetësisë, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë vlerëson se çështje të kësaj natyre, për shkak të ndikimit të tyre shoqëror, etik, mjekësor dhe antropologjik, kërkojnë transparencë të plotë institucionale, konsultim të gjerë profesional dhe debat publik të informuar.
Në funksion të mbrojtjes së interesit publik, Këshilli Ndërfetar konsideron se çdo protokoll apo ndërhyrje mjekësore me pasoja potencialisht afatgjata fizike, psikologjike dhe sociale duhet të mbështetet mbi standarde të qarta shkencore, bazë të qëndrueshme juridike dhe procedura transparente vendimmarrjeje, në përputhje me parimet kushtetuese të proporcionalitetit, sigurisë juridike dhe mbrojtjes së shëndetit publik.
Për këtë arsye, Këshilli Ndërfetar kërkon që institucionet përgjegjëse të bëjnë publike:
- Bazën shkencore dhe mjekësore mbi të cilën është hartuar ky udhëzues;
- Arsyetimin shkencor, mjekësor dhe etik që justifikon miratimin me procedurë të përshpejtuar të këtij urdhri;
- Bazën juridike dhe kompetencat ligjore mbi të cilat mbështetet miratimi i tij;
- Arsyetimin dhe kriteret mbi të cilat është përfshirë edhe kategoria e personave të mitur në këtë rregullim.
Këshilli Ndërfetar vlerëson gjithashtu se kërkon sqarim publik edhe baza juridike mbi të cilën personeli mjekësor autorizohet të aplikojë trajtime hormonale për personat transgjinorë, duke qenë se legjislacioni shqiptar aktual nuk parashikon një kuadër të posaçëm ligjor që rregullon në mënyrë të detajuar statusin juridik, kriteret klinike, procedurat mjekësore dhe standardet e trajtimit për këtë kategori personash.
Duke pasur parasysh natyrën komplekse dhe pasojat afatgjata mjekësore, psikologjike dhe sociale të trajtimeve hormonale, Këshilli Ndërfetar vlerëson se është i nevojshëm një debat i gjerë kombëtar dhe konsultim multidisiplinar me ekspertë të mjekësisë, bioetikës, psikologjisë, të drejtës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim garantimin e transparencës, sigurisë juridike dhe besimit publik me përgjegjësi institucionale, gjuhë etike dhe respekt për dinjitetin e çdo personi.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë rithekson se, në përputhje me mësimet dhe traditat e Komuniteteve fetare që përfaqëson, identiteti njerëzor dhe dallimi ndërmjet burrit dhe gruas konsiderohen pjesë themelore e natyrës njerëzore të dhënë nga Zoti. Në këtë kuptim, shprehim rezervat dhe shqetësimin ndaj ndërhyrjeve mjekësore apo praktikave që synojnë ndryshimin artificial të karakteristikave gjinore biologjike, duke vlerësuar se procedura të tilla prekin konceptin natyror të personit njerëzor dhe të familjes, sipas traditës fetare dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shoqëria jonë. Misioni ynë mbetet angazhimi për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, të familjes, të rendit moral dhe të interesit publik, duke bërë thirrje për përgjegjësi institucionale, transparencë dhe respekt ndaj vlerave themelore njerëzore e shoqërore.- Bordi i Presidencës KNFSH", njoftoi KNFSH./Dosja.al
Eugena Tomini TIRANË- Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka reaguar pas publikimit të udhëzuesit p&eum...
Foto ilustruse ITALI- Autoritetet italiane po hetojnë një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës me seli qen...
Peshkaqeni VLORA- Një peshkaqen i vogël ka dalë në breg në Lungomaren e Vlorës, ndërsa ka pasur lëndime në pje...
Foto ilustruse EKUADOR- Prokuroria e Përgjithshme e Ekuadorit po heton një rrjet pastrimi parash të lidhur me trafikun ndërkomb&eu...
Foto ilustruse TIRANË- KMSH ka bërë një reagim ditën e sotme lidhur me ligjin dhe financimin e trajtimit hormonal falas ...
Ziza Pajaziti dhe Laert Haxhiu Pas muajsh spekulimesh dhe komentesh në media e rrjetet sociale, kanë dalë në pah detaje të reja li...
Pamje TIRANË- Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në tarracën e një pallati në “Rrugën e...
Pamje LEZHA- Një vatër zjarri ra ditën e sotme në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, duke u përhap...
Pamje nga bastisja ITALI- Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion të gjerë në lagjet Magliana dhe Trullo të Rom&eum...
Pamje Pas vendosjes së masave nga Gjykata e Posaçme për grupin e Igli Kamberit, sa i përket personave të arrestuar në kuad...