15 Prill 2024, 22:17
Nga r.ll
Foto ilustruese
MALËSI E MADHE- Para pak ditësh në 10 prill emisioni “Stop” në Tv Klan tregoi sesi nga portali “infermierët për Shqipërinë” në Malësinë e Madhe, kanë dalë fitues 37 infermierë që presin për një vend pune. Në Qendrën Shëndetësore të Tamarës, ka dalë një vend vakant më 30 mars 2024.
Përveç këtij vendi, në këtë qendër janë dhe dy infermiere që kanë mbushur moshën e pensionit, por vazhdojnë të rrinë në detyrë. Një vajzë është drejtuar në redaksi duke thënë se është fituese në portal dhe pret një mundësi punësimi. Por infermieret që kanë mbushur moshën mbahen nga drejtuesi i qendrës, i cili nuk shfaqet në punë dhe mban zonjat në fjalë për ta mbuluar.
Vetë shefi i qendrës, mjeku Ardian Këlliçi akuzon gazetaren për shkeljen që ka bërë vetë.
Gazetarja: Për vendet vakante në qendrën shëndetësore të Tamarës, përse nuk i keni shpallur ende si vende vakante?
Mjeku Ardian Këlliçi: Janë shpallur vendet vakante.
Gazetarja: Janë shpallur, kur?
Mjeku Ardian Këlliçi: Janë shpallur vendet vakante dhe herë tjetër mos m’u drejtoni mua fare! Se nuk dua të di për emisionin tuaj dhe jepe publikisht këtë gjë! Dakord?
Gazetarja: Jo, jo ti do më përgjigjesh njëherë mua pastaj do më bësh këto deklarata!
Mjeku Ardian Këlliçi: Unë nuk të përgjigjem fare ty!
Gazetarja: E ke për detyrë t’i shpallësh vendet vakante dhe nuk i ke shpallur zotëri!
Mjeku Ardian Këlliçi: Ti je një intrigante!
Gazetarja: Intrigante unë? Intrigante unë apo ju që nuk shpallni vendet vakante?
Mjeku Ardian Këlliçi: Ti! Ti je një… Një emision satiriko-investigativ i shëmtuar.
Gazetarja: Pse zotëri i nderuar?
Mjeku Ardian Këlliçi: Do të jemi në gjyq bashkë.
Gazetarja: Nuk ishin të vërteta ato që kam transmetuar? Nuk ishin të vërteta?
Mjeku Ardian Këlliçi: Me shërbimin shëndetësor nuk mund të bëni satira ju, duke më denigruar mua, duke punuar 18 orë në ditë!
Gazetarja: Kam një pyetje: nuk ishte e vërtetë që nuki keni shpallur vendet vakante?
Mjeku Ardian Këlliçi: Vendet janë të shpallura vakante.
Gazetarja: Kur kur në faqen publike nuk të rezultojnë si vende vakante dhe NjVKSH ta pranon që nuk i ke shpallur?
Mjeku Ardian Këlliçi: Bëj një shkresë zyrtare dhe drejtohu zyrtarisht tek Operatori!
Nga ana tjetër në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Malësi e Madhe, u mësua se drejtori i Qendrës Shëndetësore të Tamarës e ka dërguar vetëm para një jave shkresën për dy vendet vakante dhe tani pritet nga Drejtoria e Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor të publikohen në portal./tvklan
malesi e madhe ardian kelliçi
Aktualitet
15 Prill 2024, 22:13
r.ll
mani sula
LUSHNJE- Mani Sula, një qytetar nga Thana, Lushnje tregon për “Stop” në Tv Klan se prej thuajse një viti bashk&eu...
Aktualitet
15 Prill 2024, 22:09
r.ll
foto ilustruese
LUSHNJE- Mani Sula tregon për “Stop” në Tv Klan se pas një martese 30-vjeçare, prej gati një viti nu...
Aktualitet
15 Prill 2024, 21:53
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për arrestimin e ish kryetarit të Komunës së Bërxullës, Ymer Mar...
Aktualitet
15 Prill 2024, 21:41
I.A
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje për tjetërsimin e rreth 45 hektarëve në Spitallë të Dur...
Aktualitet
15 Prill 2024, 21:28
r.ll
foto ilustruese
EUROPË- Kalimi i migrantëve të parregullt në rrugën e Ballkanit Perëndimor shënoi një rënie t&...
Aktualitet
15 Prill 2024, 21:24
r.ll
Foto ilustruese
FIER- Me një praktikë të paprecedentë, ku medias dhe publikut iu mbyllën dyert, Këshilli Bashkiak i Fierit mi...
Aktualitet
15 Prill 2024, 20:01
E. D
foto nga vendngjarja
DRENOVË- Një person është arrestuar gjatë kontrollit familjar në burgun e Drenovës pasi kishte l&eu...
Aktualitet
15 Prill 2024, 19:56
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Një qytetar i Shkodrës, konkretisht Isidor Ndoci, përmes një videoje në rrjetet sociale i ka bë...
Aktualitet
15 Prill 2024, 19:53
r.ll
silvio gonzato dhe holta zacaj
TIRANË- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Gjyk...
Aktualitet
15 Prill 2024, 18:00
S.B
pamje nga sekuestrimi
FRANCË- Autoritetet franceze kapën një makinë të vjedhur në Calvisson me 195 sende të vjedhura n&e...