15 Mars 2023, 15:31
Nga I.A
Trafiku
TIRANË- Aktivisti Arlind Qori ka ngritur problematikën e trafikut në Tiranë. me anë të një postimi në Facbook, duke hedhur një foto nga Bulevardi Zhan D'ark, Qori shkruan se unaza është e bllokuar plotësisht për shkak të trafikut. Po ashtu ai ka theksuar se këtë unazë e ka kaluar me këmbë sot dhe ka arritur që të parakalojë tre autobusë. Ndërkohë që në fund të postimit, Qori ka ngritur pyetjen se deri kur do të durojnë.
Postimi i PLotë:
Përpara gjysmë ore Unaza ishte tërësisht e bllokuar. Vargu i makina nuk kishte të mbaruar. Luftonin për 2 centimetra në minutë një mizëri makinash, aurobusësh, ambulancash, automjetesh të policisë etj. Motoristët e kishin diç më të lehtë se mund të kërcenin herë pas here në vendkalimet e këmbësorëve. Unë e përshkrova në këmbë krejt krahun juglindor të Unazës dhe arrita të parakaloj tre autobusë. Kjo luftë e përditshme e të gjithëve kundër të gjithëve për hapësirë ka fajtorë mes atyre që nuk kanë menduar kurrë të shohin me përparësi transportin publik e korsitë preferenciale të autobusëve që ecin shpejt. Janë ata që e kanë shndërruar makinën nga opsion në domosdoshmëri, se kështu blihet më shumë naftë. Janë ata që subvencionojnë pronarët e linjave urbane, pa asnjë kusht të udhëtimit të rehatshëm, të parashikueshëm e të shpejtë. Mes tyre, emri që spikat është i keqbërësit në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. Deri kur do ta durojmë?!
arlind qori
Aktualitet
15 Mars 2023, 15:21
a.l
Policia
LEZHË- Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia në Lezhë pasi akuzohet se u ka marrë para disa qytetar&e...
Aktualitet
15 Mars 2023, 15:18
I.A
e moshuara
DEVOLL- Fermerët e fshatit Miras të Devollit i kanë zvogëluar çdo vit e më shumë sipërfaqet për m...
Aktualitet
15 Mars 2023, 14:40
a.l
Lëndë narkotike
ZVICËR- Media zviceriane Zentraplus i ka kushtuar një artikull bandave kriminale të trafikuat të drogës ...
Aktualitet
15 Mars 2023, 14:44
A.B
Burgu
TIRANË- Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës, Altin Gusho. Ky i fundit, mbante detyrën e drejtorit të IEVP Dr...
Aktualitet
15 Mars 2023, 14:10
A.B
Policia
DURRËS- Tre persona janë vënë në pranga nga Policia pasi kanë kryer ndërtime pa leje. Kështu, sipas njoftim...
Aktualitet
15 Mars 2023, 13:54
A.B
GJKKO
TIRANË- Shtyhet sërish seanca e sotme për inceneratorin e Fierit. Seanca nuk vijoi për shkak se në sallë nuk ishte prez...
Aktualitet
15 Mars 2023, 13:49
A.B
Moti
TIRANË- Pas një dite me diell e freski, rikthehen shirat! Dita e sotme ka qënë e shoqëruar me reshje të herë pas he...
Aktualitet
15 Mars 2023, 13:40
I.A
Kanabis
SPANJË- Garda Civile, në kuadër të operacionit Miraflor, ka arrestuar gjashtë persona, pesë burra dhe një...
Aktualitet
15 Mars 2023, 13:24
F.M
Prokuroria
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë së Selami Durakut dhe familjarëve të tij. N&e...
Aktualitet
15 Mars 2023, 13:01
f.g
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha kanë apeluar në Gjykatën e Pos...