LIVE UPDATES
Aktualitet

Transporti publik: Të shtyhet afati për POS-et; Tatimet: S’do të ketë penalitete të menjëhershme

Për shoqatat e transportit publik urban dhe interurban e paqartë mbetet çështja e ndarjes së kostos për komisionin bankar që do të rrisë edhe 30 lekë çmimin e biletës nëse paguhet me kartë bankare.

28 Maj 2026, 18:34 Nga D.S

Transporti publik: Të shtyhet afati për POS-et; Tatimet: S’do

TIRANË- Teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga detyrimi i instalimit të POS-ve te sektori i shërbimit të transportit publik, shoqatat njëzëri deklarojnë se ende nuk janë gati për vendosjen e pajisjeve dhe kërkojnë shtyrje afati.

Për shoqatat e transportit publik urban dhe interurban e paqartë mbetet çështja e ndarjes së kostos për komisionin bankar që do të rrisë edhe 30 lekë çmimin e biletës nëse paguhet me kartë bankare. Problem mbetet edhe mospërgatitja e kushteve teknike për përdorimin e pajisjeve, ku minimalisht kërkohet instalimi i shërbimit të internetit Wiffi që pajisja të funksionojë. Por ky shërbim nuk ekziston të transporti publik në vend.

Në këtë situatë paqartësie për pjesën e kostos në një shërbim me vlerë transaksioni të ulët (çmimi i biletës kushton 40 lekë), por të lartë në numër, dhe për shkak të mospërgatitjes së kushteve teknike, Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban, Dashnor Memaj tha për Monitor se afati duhet të shtyhet deri sa të sqarohen një sërë pikëpyetjesh të operatorëve.

Problemi qëndron sepse aktualisht nuk kemi një sistem të fiskalizuar të biletës elektronike dhe funksionojmë ende me bileta fizike tradicionale.

Gjithashtu, mbeten të paqarta mënyrat se si do të realizohet lidhja e pagesës me bankën. Në çdo shitje normale të një produkti ekzistojnë opsione të ndryshme pagese: cash, kartë bankare apo forma të tjera elektronike. Si do të aplikohet kjo në transportin urban dhe ndërurban?

Një tjetër çështje është infrastruktura teknike. Pajisjet në autobusë si do të funksionojnë, me Ëi-Fi apo me kartë SIM për internet? Edhe kjo përbën një kosto shtesë për çdo mjet. Aktualisht nuk ekziston një sistem online ku qytetari të mund të presë biletën nga ëeb-i apo aplikacioni.

Po ashtu, nuk ka agjenci apo pika nisjeje dhe mbërritjeje të pajisura për të prerë bileta edhe me kartë bankare. Në këtë situatë lind pyetja: kush do t’i mbulojë kostot e transaksioneve bankare, të cilat rrjedhimisht do të rrisin çmimin e biletës? Do t’i paguajë subjekti, qytetari apo institucionet?

Prandaj ka ende shumë pikëpyetje që duhet të analizohen dhe diskutohen seriozisht përpara se të vendoset detyrimisht implementimi i këtij sistemi në autobusë. Mendoj që afati duhet të shtyhet deri sa të sqarohet plotësisht pjesa e kostove, të cilat, për shkak të numrit të madh të transaksioneve, arrijnë në një vlerë të konsiderueshme”, pohoi z. Memaj.

Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se nuk parashikohen shtyrje të afateve për vendosjen e pajisjeve POS në transportin publik, një detyrimi tashmë i përcaktuar në ligj. Por drejtues të administratës theksuan se aktualisht nuk parashikohen penalitete të menjëhershme për subjektet dhe se operatorët duhet të nisin përgatitjet për zbatimin e procesit.

“Fokusi i iniciativës për implementimin e pajisjeve POS  është bërë për të mbështetur turizmin që të kenë mundësi turistët të paguajnë me kartë bankare.

Nuk po krijohet një presion i menjëhershëm ndaj operatorëve të sektorit të shërbimit të transportit publik. Ka një punë për ta shtyrë procesin përpara pa i penalizuar subjektet. Pra nuk do të kërkohet vendosja e menjëhershme e pajisjeve POS për biletat që aktualisht lëshohen në format letre, ndërsa procesi është lënë në një fazë tranzitore pa penalitete, me synimin që të adresohen sa më shpejt të gjitha shqetësimet e ngritura nga operatorët e transportit publik”, u shprehën përfaqësues të administratës.

Një nga shqetësimet kryesore të operatorëve mbetet se kush do të përballojë koston fikse të komisionit prej 30 lekë, për transaksionin me vlerë 40 lekë që është çmimi i biletës së urbanit. Monitor mëson se çështjet dhe shqetësimet e ngritura nga sektori po diskutohen me Ministrinë e Ekonomisë, e cila po udhëheq procesin e kalimit drejt pagesave cashless. Ministria e Ekonomisë ka zhvilluar takime edhe me bankat për të analizuar kostot e transaksioneve financiare dhe mënyrën se si mund të gjendet një zgjidhje për mbulimin e tyre.

“Mbetet ende për t’u diskutuar në nivel politikë bërjeje se ku do të ngarkohet kostoja e transaksioneve financiare, tek qytetari, subjektet apo institucionet”, pohuan burimet.

Shqetësimi për paqartësitë e zbatimit të procesit dhe çështjes së kostos u ngritën fillimisht nga Shoqata Kombëtare e Transportit qytetas. Në një letër dërguar ministrive shoqata theksoi se përdorimi i pajisjes POS për pagesën e biletës do të rrisë çmimin edhe me 30 lekë nga komisionet fikse ndaj bankave nëse bileta do të paguhet me kartë bankare.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ngriti edhe shqetësimin se procesi mbetet i paqartë, por edhe teknikisht gati i pazbatueshëm për kushtet aktuale të transportit urban./Monitor.al

tatimet trasnporti publik

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë