15 Korrik 2025, 15:29
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Administrata Tatimore ka bërë një njoftim ku informon se individët e regjistruar si “tregtarë ambulantë” se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë.
Sipas "tatimeve" detyrimet e vetme të një tregtari ambulant janë të jetë mbi moshën 16 vjeç; të jetë i vetëpunësuar dhe të mos punësojë persona të tjerë; të tregtojë në hapësira publike me leje të lëshuar nga Bashkia përkatëse; të jetë i regjistruar si ambulant pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore dhe të paguajë: kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore; tarifën për zënien e hapësirës publike; taksat bashkiake të aplikueshme.
Në përfundim të njoftimit thuhet se administrata Tatimore mbetet e angazhuar në krijimin e një klime besimi dhe bashkëpunimi me qytetarët, duke garantuar që çdo politikë tatimore të zbatohet në mënyrë të drejtë, transparente dhe të kuptueshme për të gjithë.
Njoftimi:
Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individët e regjistruar si “tregtarë ambulantë” se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë.
Ky përjashtim parashikohet në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, konkretisht në nenin 5, pika 1, gërma c). Gjithashtu, ligji nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 5, pika 1, gërma j), përcakton qartë statusin dhe kushtet e ushtrimit të aktivitetit të tregtarëve ambulantë.
Detyrimet e vetme të një tregtari ambulant janë:
Të jetë mbi moshën 16 vjeç;
Të jetë i vetëpunësuar dhe të mos punësojë persona të tjerë;
Të tregtojë në hapësira publike me leje të lëshuar nga Bashkia përkatëse;
Të jetë i regjistruar si ambulant pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore;
Të paguajë: Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore; Tarifën për zënien e hapësirës publike; Taksat bashkiake të aplikueshme.
Administrata Tatimore mbetet e angazhuar në krijimin e një klime besimi dhe bashkëpunimi me qytetarët, duke garantuar që çdo politikë tatimore të zbatohet në mënyrë të drejtë, transparente dhe të kuptueshme për të gjithë.
tatimet
Aktualitet
15 Korrik 2025, 15:21
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Një 67-vjeçar është arrestuar në Tiranë (rreth 1 javë më parë) nd&eum...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 15:11
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë një reagim lidhur me kontrollet e produkteve ...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 14:52
N.F
Foto
TIRANË- Çdo mall i blerë nga fermeri qoftë qumësht, mish, apo perime duhet të shoqërohet me faturë fiskale (...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 14:40
Green Coast
TIRANË- Green Coast, një nga projektet me impaktin më të madh në fushën e turizmit bregdetar, njihet tashmë ...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 14:23
N.F
Foto
TIRANË- Në një kohë kur aftësitë digjitale janë thelbësore për integrimin në tregun modern të p...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 13:59
E. D
Skerdi Tase
TIRANË- Skerdi Tase ka rrëfyer në GJKKO atentatin e dështuar ndaj Gim Boriçit, ku shkuan për ta vrarë s&e...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 13:42
E. D
Skerdi Tase
TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase ka rrëfye në GJKKO detaje nga tentativa e dështuar...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 13:30
E. D
Skerdi Tase
TIRANË- I pandehuri i drejtësisë Skerdi Tase gjatë dëshmisë së tij në GJKKO për dosjen &ldquo...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 13:22
N.F
Foto
TIRANË- Katër pasuri të një 53-vjeçari janë sekuestruar pas një operacioni të koduar "Origjina". Mësohe...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 12:31
N.F
Nadir Çausholli
TIRANË- Pronari i Kompanisë Farmaceutike CFO Pharma, Nadir Çausholli ka reaguar në lidhje me lajmet e pub...