Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Presidenti i Hungarisë, Viktor Orban, tha se vendi i tij është bërë tashmë “gati” për t’i pritur Trumpin dhe Putinin.
BUDAPEST- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, janë pajtuar për t’u takuar në Budapest të Hungarisë, pas një bisede telefonike që e zhvilluan të enjten, një ditë para vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Uashington.
“U pajtuam që javën e ardhshme të zhvillohet një takim i këshilltarëve tanë të nivelit të lartë… Presidenti Putin dhe unë më pas do të takohemi në vendin për të cilin u morëm vesh, pra në Budapest, Hungari”, shkroi Trump të enjten në mbrëmje në platformën e tij Truth Social.
Presidenti i Hungarisë, Viktor Orban, tha se vendi i tij është bërë tashmë “gati” për t’i pritur Trumpin dhe Putinin.
“Takimi i planifikuar midis presidentëve, amerikan dhe rus, është lajm i shkëlqyer për njerëzit që duan paqe në mbarë botën”, shkroi Orban në X.
Trumpi shtoi se do të takohet me Putinin në Budapest “për të parë nëse mund ta përfundojmë këtë luftë ‘të palavdishme’ midis Rusisë dhe Ukrainës”.
Ai gjithashtu tha se delegacioni amerikan, që do të zhvillojë bisedimet me palën ruse para takimit të tij me Putinin, do të udhëhiqet nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Trump theksoi se vendndodhja e këtyre bisedimeve paraprake ende nuk është përcaktuar.
Si Kremlini, ashtu edhe Shtëpia e Bardhë, e përshkruan telefonatën midis Trumpit dhe Putinit si “të mirë” dhe “frytdhënëse”.
Këshilltari për politikë të jashtme i Kremlinit, Yury Ushakov, tha se biseda ishte “jashtëzakonisht e sinqertë dhe e besueshme", duke shtuar se Rusia do t'i fillojë “menjëherë” përgatitjet për këtë takim.
Telefonata midis dy liderëve ndodhi pak para takimit të Trumpit me Zelenskyn, i cili pritet të mbërrijë në Shtëpinë e Bardhë të premten.
“Presidenti Zelensky dhe unë do të takohemi nesër, në Zyrën Ovale, ku do të flasim për bisedën time me presidentin Putin dhe për shumë çështje të tjera”, tha Trump.
Kohët e fundit, Trump ka shprehur zhgënjimin e tij me Putinin dhe luftën e Moskës në Ukrainë, duke thënë më 15 tetor se presidenti rus nuk duket se dëshiron ta përfundojë konfliktin, gjë që e bën atë të duket “shumë keq”.
Ndërkohë, Zelensky pritet të bisedojë për mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe mundësinë që ajo të kryejë sulme me rreze të gjatë veprimi gjatë takimit të tij me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë të premten.
Dy liderët kanë folur dy herë gjatë fundjavës, mes diskutimeve të intensifikuara për një vendim të mundshëm të SHBA-së për t’i ofruar Kievit raketa me rreze të gjatë veprimi, Tomahawk.
Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e furnizimit me raketa Tomahawk, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 2.500 kilometra dhe mund të pajisen me koka bërthamore. Kremlini ka paralajmëruar kundër furnizimit të Kievit me këto raketa./REL
foto ilustruese KOSOVË- Më pak se një javë pasi Kuvendi i Kosovës u konstituua plotësisht, me kryetarin dhe pesë n...
foto ilustruese BRUKSEL- Organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian e ka miratuar të enjten një plan pesëvjeçar për mbrojtjen, i cil...
foto ilustruese IZRAEL- Asnjë mbështetës i klubit izraelit Maccabi Tel Aviv nuk do të lejohet ta ndjekë nga stadiumi ndeshjen kun...
foto ilustruese TIRANË- Aldo alias Elidon Avdyli, 37-vjeçari Shijakas, mjaft i njohur në botën kriminale dhe Policinë e Shtetit...
Edoardo Sarchi, Kamber Sulçajn ITALI- Gazeta italiane La Repubblica i ka kushtuar një artikull vrasjes së biznesmenit italian Ed...
foto ilustruese GREQI- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e pronarit të kampingut në Finikounda dhe punëtorit ti...
Foto ilustruse VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Një 36-vjeçar ka ndëruar jetë brenda aut...
grupi mafioz SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë goditur organizatën mafioze shqiptaro-kineze. Grupi akuzohej për financimin e traf...
pamje nga takimi ITALI- Nga e hëna, deri në mbrëmjen e së mërkurës, kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Ley...
foto ilustruese TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe partia më e madhe në Kosovë, Vetëvendosje, shkëmbye...