16 Dhjetor 2025, 21:17
Nga DOSJA
Artjon Xhelo
Trupi i djegur që u gjet brenda një automjeti në Qafën e Llogarasë i përket ish-efektivit të policisë, Artjon Xhelo.
32-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme psikologjike.
Ai ka punuar te Forcat Shqiponja në Berat dhe Policia e Poliçanit. Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes së rëndë, por policia dyshon se ish-efektivi të jetë vetëdjegur. Nuk përjashtohet as pista e vrasjes. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të pajetë, e cila pritet të zbardhë më shumë detaje për shkakun e vdekjes dhe dinamikën e ngjarjes.
Viktima u gjet në sediljen e shoferit të makinës, e cila ishte e parkuar në një zonë të pyllëzuar. Artjon Xhelo, prej disa vitesh, ka punuar në Forcat Operacionale “Shqiponjat”. Sipas burimeve, ai kishte shfaqur probleme psikologjike dhe për këtë arsye, në vitin 2023, u transferua në Drejtorinë Vendore të Policisë së Poliçanit.
Më pas, ndaj tij u vendos masë disiplinore dhe u përjashtua nga radhët e policisë, pasi i kishte humbur arma e shërbimit. Policia dyshon se Artjon Xhelo është vetëvrarë, por nuk përjashtohet as pista e vrasjes. Sipas policisë, ai dyshohet se i ka vënë vetë flakën makinës, ku edhe është djegur brenda saj.
Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë. Autoritetet policore kanë nisur hetime të thelluara, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkakun e vdekjes dhe dinamikën e ngjarjes./ Syri.Net
artjon xhelo
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 21:06
M.L
Foto ilustruese
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit vendosi sot lirimin nga paraburgimi të 16 personave që u arrestuan dy ditë më par&eum...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 20:42
M.L
Makina e aksidentuar
FUSHË KRUJË- Një aksident fatal u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë–Fush&eum...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 20:27
E.d
Foto ilustruse
BRUKSEL- Këshilli i Evropës ka vlerësuar progresin e bërë në migracionin dhe menaxhimin e kufijve.&n...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 20:08
M.L
Foto ilustruese
BRUKSEL- Këshilli Evropian ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësi...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 20:08
E.d
Foto ilustruse
BRUKSEL- Këshilli i Evropës ka vlerësuar se si paraqitet industria e medias në Shqipëri. Në një...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 19:46
M.L
Këshilli i BE, foto ilustruese
BRUKSEL- Këshilli i Evropës ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në luftën...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 19:14
E.d
Foto ilustruese
KRUJË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Tapizë-Fushë Krujë. Një autom...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 18:53
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Seanca gjyqësore për 16 të arrestuarit, në kuadër të operacionit "Metalurgjiku" ka përfunduar. K...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 18:44
M.L
Foto ilustruese
Kosova shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga Kina – nga lodrat dhe pajisjet e...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 17:26
M.L
Foto nga vendngjarja
PESHKOPIA- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shupenzë–Maqellarë, ku ja...