Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
Turistja gjermane rrëzohet teksa eksploronte zonën malore në Shkodër, policia dhe banorët e ndihmojnë
21 Korrik 2023, 09:56Nga f.i
pamje nga vendngjarja
All - Paragraf - 1
SHKODËR- Policia e Shkodrës dhe banorët e zonës i shkojnë në ndihmë një turisteje gjermane që ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime fizike, gjatë eksplorimit të zonës me një turist tjetër, në vendin e quajtur “Kodër Kunje”.
Pasi i është dhënë ndihma e parë nga ekipi mjekësor, turistja e dëmtuar është transportuar në Spitalin e Shkodrës për ndihmë më të specializuar, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Turistët gjermanë kanë falënderuar banorët e zonës, shërbimet e Policisë dhe ekipin mjekësor, për ndihmën që iu dhanë.