LIVE UPDATES
Aktualitet

Turizmi rigjallëron industritë mbështetëse, çadrat me thurje pushtojnë bregdetet

Dy vite më parë, teksa pandemia e COVID-19 nisi dhe po kulmonte muaj pas muaji, turizmi shqiptar po mundohej të mbijetonte me çdo kusht, mes kufizimesh e paniku. Në bregdet filluan të shfaqen tek-tuk disa biznese, ku arredimin nisën ta plotësonin me elemente më të veçantë. Çadra me thurje, me një stil tërësisht të ri dhe atipik për vendin tonë, të sillnin ndër mend disa nga plazhet luksoze në ishujt grekë.

31 Korrik 2022, 07:21 Nga A.B
Turizmi rigjallëron industritë mbështetëse, çadrat me
Plazhe

Turizmi, i cili u përball me dy vite të vështira në pandemi, arriti të nxiste lindjen e bizneseve të reja që po rriten ngadalë, por me hapa të sigurt. Megjithatë, industritë mbështetëse të këtij sektori duket se nuk i kanë shpëtuar goditjes së fundit të rritjes së kostove, që është shtrirë në çdo qelizë të ekonomisë botërore. Tregu i makinave me qira raporton për një rritje artificiale të çmimeve, me rezervimet që bëhen në afatshkurtër, edhe pse kërkesa mbetet e lartë. Ndërkohë dyqanet e suvenireve janë përballë dilemës së rritjes së çmimeve apo uljes së fitimit. Një pjesë e mirë kanë zgjedhur të dytën, duke mos rrezikuar që turistët, të cilët këtë vit janë më të matur në shpenzime, të eliminojnë nga buxhetet e tyre blerjet.

Dy vite më parë, teksa pandemia e COVID-19 nisi dhe po kulmonte muaj pas muaji, turizmi shqiptar po mundohej të mbijetonte me çdo kusht, mes kufizimesh e paniku. Në bregdet filluan të shfaqen tek-tuk disa biznese, ku arredimin nisën ta plotësonin me elemente më të veçantë. Çadra me thurje, me një stil tërësisht të ri dhe atipik për vendin tonë, të sillnin ndër mend disa nga plazhet luksoze në ishujt grekë.

Për një pjesë të mirë, këtë “prekje” po e jepte një biznes i sapokrijuar nga një 20-vjeçar në Fier. Enriko Brakaj vendosi që në mes të krizës së pandemisë, të themelonte “Knotline”, një biznes i cili ka në qendër të aktivitetit thurjen me litar, duke krijuar produkte nga më të ndryshmet, si çadra plazhi, divane outdoor (ambiente të jashtme), karrige të thjeshta, karrige lëkundëse, hammock (shtrat i varur), tenda.

Sot, kërkesa për produktet e biznesit të tij është rritur ndjeshëm. Ai bën pjesë tek ato tregje të reja, që po lindin e po zhvillohen në vend, falë zhvillimit dinamik të sektorit të turizmit. Planet për zgjerim në tregje të reja sigurisht që nuk përjashtohen, por për momentin ai vlerëson se tregu shqiptar po gjeneron mjaftueshëm kërkesë për t’u rritur si biznes.

“Kemi një numër të madh grash dhe vajzash që bëjnë punët më të veçanta të kompanisë. Janë të zonës dhe kemi një bashkëpunim frytdhënës. Thurja me grep është në thelb të procesit të punës që ato kanë dhe natyrisht për një zonë si kjo, gjeneron të ardhura mjaft të larta”, – pohon Brakaj.

Rrjetet sociale janë bërë burimi kryesor ku mund të ekspozosh punët dhe të gjesh klientët dhe kjo duket se po funksionon mirë edhe për këtë biznes.

Raporti i çmimit të produkteve që prodhohen në Shqipëri me ato të huaja është sa një e treta, çka i jep avantazh dhe e bën konkurrues. Për shembull, një çadër me thurje kushton mes 250-300 euro në Shqipëri dhe 750-900 euro në tregjet e huaja fqinje. Për këtë arsye, interesi është i lartë nga Jugu në Veri.

“Ky është viti i dytë i një pune intensive dhe shumë projekte kryhen duke pasur parasysh sezonin veror. Puna nis që në dhjetor që të jenë gati sapo nis vera. Kemi edhe projekte në zonat jobregdetare, pasi produktet sjellin një stil Bohemian, duke zgjeruar mundësitë përtej plazhit dhe rërës.

Janë projekte në bare, restorante, hotele dhe resorte. Ndërthurja e litarit me dru është diçka që po pëlqehet shumë në arredimet e brendshme. Shtrirja e shitjeve tona është mjaft e gjerë, duke nisur nga Shëngjini, Pogradeci, Tirana, Gjirokastra, Vlora, Saranda e deri në Ksamil. Japim garanci deri në 10 vite për produktet e thurura dhe kjo rrit disi sigurinë e atyre që vendosin të provojnë diçka të re”, – shprehet Brakaj.

Rritje “artificiale” e çmimeve për makinat me qira, më shumë fitime për tregun

Heqja e kufizimeve të pandemisë dhe rikthimi në normalitet i vendeve globalisht po rrit ndjeshëm shifrat që lidhen me turizmin. Shumica e vendeve po përjetojnë rritje edhe më të shpejtë sesa në vitin 2019, kur COVID-19 nuk ishte shfaqur.

Një ndër industritë me rritje është ajo e makinave me qira. Rritja po vjen si efekt i dy faktorëve. Në njërën anë, janë rritur çmimet për tregun dhe në tjetrën, një pjesë e turistëve po shmangin udhëtimet e organizuara në grupe të mëdha, duke rezervuar mjete personale.

Administratorja e “Top Tours”, Eliana Bakiri, shprehet për “Monitor” se edhe në Shqipëri vihet re rritje artificiale çmimesh, sikurse kudo, e cila nuk po kuptohet se nga po vjen.

“Viti ka nisur shumë mirë, por mund të them se vëmë re rritje artificiale të çmimeve, që nuk e dimë se nga po vjen. Njerëzit hezitojnë, sepse çmimi është shumë i lartë. Mesa kuptojmë është një efekt zinxhir, që nisi me gjysmëpërcjellësit që munguan për ca kohë dhe sollën si efekt pakësimin e makinave të reja të disponueshme.

Në tregun e makinave me qira, çmimi na është rritur artificialisht, por kërkesa gjithsesi mbetet e lartë. Rritja e kërkesës na gëzon në njërën anë, por edhe na dëmton, sepse njerëzit mund të rishikojnë alternativat e tyre të një makine me qira, kur çmimi është shumë i lartë”, – pohon zj. Bakiri.

Në Shqipëri, kërkesën kryesore për makina me qira e gjeneron sektori i turizmit dhe më pas vijnë personat që kanë marrëdhënie pune apo biznesi. Parashikimet, sipas zj. Bakiri, edhe nga partnerët me të cilët bashkëpunon kompania, janë që ky vit dhe ai i ardhshëm të gjenerojnë të ardhura të larta për sektorin dhe më pas do të shkohet drejt normalitetit të dikurshëm sezonal.

“Kemi blerë flota shumë të mëdha këtë vit. Kemi rrezikuar në fakt, pasi nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Nga takimet me partnerët tanë, ky është piku i të ardhurave të makinave me qira. Pritshmëria është që kështu të jetë dhe viti tjetër dhe më pas të kthehemi në normalitet, duke pasur një aktivitet që përkufizohet me sezone.

Dy janë sezonet kryesore për këtë treg: vera dhe dimri. Janë dhe disa sezone të ndërmjetme, ku mund të shfrytëzohet makina me qira, si në prill apo në pushimet e vjeshtës, por pesha e tyre mbetet modeste”. – pohon ajo.

Suveniret, në rimëkëmbje, por edhe me kosto të rritura

Një nga segmentet që lidhet direkt me turizmin është edhe ai i tregtimit të suvenireve. Për shkak të kufizimeve, numri i turistëve ishte i reduktuar gjatë pandemisë dhe kjo solli si pasojë që këto biznese të përballeshin me të ardhura më të ulëta.

Rikuperimi i turizmit, ku të huajt në 5-mujorin 2022 tejkaluan me 12% shifrat e 5-mujorit 2019, është reflektuar me rritje të interesit edhe për këtë segment.

Por tashmë sfidë përbën rritja e kostove. Nerada Kulla, nga “Marigo Suvenirs” në Durrës, pohon se i është dashur të ulë marzhin e fitimit për të mos rritur çmimet, pasi suveniret janë një shpenzim luksi që klientët mund ta eliminojnë.

“Kostot na janë rritur jo pak, por të paktën kam vendosur të ul marzhin e fitimit dhe të amortizoj këtë efekt për të mos ta përcjellë te klienti.

Suverniret janë një shpenzim luksi që bëhet nga turistët, pra jo diçka e domosdoshme, ndaj nëse çmimet rriten, turisti menjëherë vendos ta eliminojë këtë nga buxheti i tij total i pushimeve”, – nënvizon ajo.

Rritja e çmimeve globalisht në thuajse çdo sektor, si në ushqime, transport, energji, i ka bërë klientët tashmë më të matur me shpenzimet që bëjnë kur janë me pushime.

Gjithsesi të huajt kanë ende interes për suvenire nga Shqipëria dhe përzgjedhjet e tyre lidhen shumë me vendin e origjinës.

“Sjelljet dhe preferencat janë nga më të ndryshmet, por sipas kombësisë krijon dhe një ide për atë që kërkojnë. Për shembull, polakët vijojnë të mbeten të interesuar për pijet dhe alkoolin.

Nordikët janë më shumë për gjërat autentike dhe përfaqësuese të vendit, gjermanët zgjedhin shumë thurjet, punimet me dorë, qilimat e vegjël si dhe bunkerët, kurse italianët mbeten shumë të pasionuar pas gjërave të sportit, si dhe bizhuteritë”, – pohon zj.Kulla.

Lidhja e industrisë ushqimore, ende një zinxhir “i paformalizuar”

Prej disa vitesh, strukturat akomoduese në vend po ofrojnë shërbimin all inclusive (të gjitha të përfshira), half board (mëngjes dhe darkë) ose “bed and breakfast” (mëngjes dhe fjetje). Duke pasur parasysh këtë, strukturave u duhet të lidhin marrëveshje me furnitorë që u garantojnë produktet e nevojshme.

Kjo marrëdhënie është më e konsoliduar në struktura me kapacitet të madh, por kontratat për një pjesë të mirë të tyre nuk janë afatgjata.

Disa nga hotelet në zonën e Golemit, të pyetur nga “Monitor”, pohuan se porositë bëhen nga furnitorë të caktuar, nga të cilët merren më shumë se një produkt dhe kjo është një marrëdhënie e ndërtuar prej vitesh, por kontrata të mirëfillta gjithëvjetore nuk ka. Porositë bëhen sipas nevojës dhe një parashikimi të përafërt.

Rei Mita, nga kompania “Sejega”, e cila operon në prodhimin dhe tregtimin e produkteve ushqimore, pohon se kompania vetë nuk ka marrëdhënie të drejtpërdrejtë me industrinë e turizmit, por si pjesë e zinxhirit është në mes hallka e shumicës.

“Ne shesim produktin te shumicat, të cilat kërkojnë edhe konfeksione të mëdha, të cilat janë të dedikuara për sektorin e turizmit. Strukturave u intereson që marrëdhënien ta kenë direkt me këto njësi, sepse janë të interesuara që të marrin një gamë të gjerë produktesh, që shkon përtej asaj që ofrojmë ne”, – pohon ai.

Robert Hoxha, nga “Big Market”, nga ana tjetër konfirmon se sot nuk ka kontrata formale mes strukturave akomoduese dhe rrjeteve të supermarketeve, por ajo që vihet re është rritja e lartë e qarkullimit në këto supermarkete në zonat turistike gjatë verës, çka tregon për tendencën e blerjeve, jo vetëm nga individët./MONITOR

plazhe turizem

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale