LIVE UPDATES
Aktualitet

U filmua duke konsumuar lëndë narkotike në Lezhë, përjashtohet nga radhët e policisë efektivi Xhovano Tuci

Para përjashtimit, Tucit i ishte caktuar më 24 prill të këtij viti masa disiplinore “Shtyrje e afatit të gradimit për 3 muaj”, për mosmbajtje të rregullt të uniformës së Policisë dhe sjellje jokorrekte ndaj eprorëve.

29 Korrik 2025, 10:35 Nga r.ll
U filmua duke konsumuar lëndë narkotike në Lezhë,
foto ilustruese

LEZHË- Policia e Lezhës ka njoftuar se efektivi Xhovano Tuci është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit pasi u pa në një video të publikuar në rrjete sociale duke konsumuar lëndë narkotike. 

Gjithashtu është njoftuar se para përjashtimit, Tucit i ishte caktuar më 24 prill të këtij viti masa disiplinore “Shtyrje e afatit të gradimit për 3 muaj”, për mosmbajtje të rregullt të uniformës së Policisë dhe sjellje jokorrekte ndaj eprorëve.

REAGIMI I POLICISË NË LEZHË: 

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, më datë 28.07.2025, në të cilën shfaqet një punonjës policie, i cili nga pamjet dyshohet duke konsumuar lëndë narkotike, dhe me pretendimin se Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë nuk ka reaguar, sqarojmë opinionin publik se:

Shtetasi i shfaqur në video është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, sqarojmë se punonjësi i Policisë Xh. T., para dhënies së masës “Përjashtim nga Policia”, ka qenë në efektin e masës disiplinore “Shtyrje e afatit të gradimit për 3 muaj”, dhënë me vendim nr. 29, datë 24.04.2025, për mosmbajtje të rregullt të uniformës së Policisë dhe sjellje jokorrekte ndaj eprorëve.

Po ashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka pasur në proces shqyrtimi/verifikimi dhe hetimi disiplinor punonjësin e Policisë, Inspektor Xh. T., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Seksionin e Rendit, Komisariati i Policisë Lezhë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, për shkelje disiplinore të parashikuar nga neni 121 “Llojet e shkeljeve disiplinore”, pika 1, gërma “j”, “Braktisja e detyrës dhe mungesa e pajustifikuar dhe e vijueshme për një periudhë prej 7 ditësh pune ose më shumë”, dhe me vendim nr. 127, datë 03.07.2025, të Komisionit Disiplinor në Drejtorinë e Standardeve Profesionale, i është dhënë masa disiplinore “Përjashtim nga Policia”, parashikuar nga neni 123, gërma “e”, të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”.

Bazuar në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, punonjësi i Policisë gëzonte të drejtën për ta ankimuar vendimin në Komisionin e Apelimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i cili më datë 25.07.2025, ka lënë në fuqi masën “Përjashtim nga Policia” për punonjësin e Policisë Inspektor Xh. T., të marrë me vendim nr. 127, datë 03.07.2025, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Pas publikimit të videos ku shfaqet punonjësi i Policisë Xh. T., i cili dyshohet se konsumon lëndë narkotike kokainë, nga ana e strukturave përgjegjëse të AMP-së dhe të Policisë së Shtetit, po kryhen verifikime të tjera, në funksion të të cilave do të referohen materialet në Prokurori, për ndjekje të mëtejshme procedurale.

Policia e Shtetit është e vendosur të largojë nga radhët e saj çdo punonjës policie që nuk përmbush detyrën, abuzon me atributet e punonjësit të Policisë së Shtetit dhe cenon imazhin e Policisë dhe besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

xhovano tuci policia e lezhes

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet