25 Janar 2023, 13:05
Nga k.m.
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Xhulio Vela, 27 vjeç, është vënë në pranga nga Policia e Shteti pasi akuzohet për përplasjen me armë zjarri të ndodhur më tetor të vitit 2021 në Tiranë. Një sherr mes disa personave rezultoi në përdorimin e armëve dhe mbetën të plagosur ai vetë, bashkë me Aleksandër Nikollën. Ngjarja në fjalë ndodhi në rrugën “Frosina Plaku”, ose siç njihet ndryshe si zona e ish-Parkut të autobusëve.
Daniel Manushi, Islam Xhetani dhe Farjon Palushi janë përfshirë në sherr me Aleksandër Nikollën dhe Xhulio Velën, teksa këta të fundit po prisnin radhën tek berbeti. Më pas, Farjon Palushi qëlloi me një pistoletë ndaj Nikollës e Velës. Por po ashtu ka dyshime që përplasja të ketë pasur lidhje edhe me shpërndarjen e drogës. Kjo pasi Farjon Palushi ka qenë i arrestuar më parë si pjesë e një rrjeti shpërndarje të lëndës narkotike në zonën e ish-Parkut dhe duhet të ishte në “Arrest shtëpie”, por lëvizte lirshëm në rrugët e lagjes. Ndërsa Daniel Manushi, rezultoi i dënuar pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të një efektivi policie, duke e plagosur rëndë. Edhe Aleksandër Nikolla dhe Xhulio Vela rezultojnë të jenë të përfshirë në shpërndarjen e kokainës në zonën e ish-Parkut.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë/Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. U konfliktua me armë zjarri, me disa shtetas, në tetor 2021, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari që ishte i shpallur në kërkim. 27-vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të policisë së rendit publik”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, menjëherë kanë organizuan punën dhe në rrugën "Babë Rexha", kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin Xh. V., 27 vjeç, banues në Mamurras.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Në tetor të vitit 2021, në rrugën "Frosina Plaku", shtetasi Xh. V. është konflikuar me armë zjarri, me disa shtetas, për motive të dobëta. Pas ngjarjes, Policia arrestoi 3 shtetas të përfshirë në këtë konflikt, si dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
tirane xhulio vela
Aktualitet
25 Janar 2023, 12:55
I.A
Sekuestrimet
MAT- Dy persona janë arrestuar në Mat për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se një 40-v...
Aktualitet
25 Janar 2023, 12:55
A.B
Fatmir Doksani
KUÇOVË- Shkarkohet nga detyra Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kuçovë, Fatmir Doksan...
Aktualitet
25 Janar 2023, 12:43
A.B
Klasa
KAVAJË- Ushqimet që tregtohen pranë shkollës i kanë shkaktuar probleme nxënësve. Kjo ka ndodhur sot në fshati...
Aktualitet
25 Janar 2023, 12:16
I.A
Selman Krasniqi
SHIJAK- Fredi Krasniqi që u arrestua ditën e djeshme në Shijak për shtëpinë e barit ka refuzuar të flas&...
Aktualitet
25 Janar 2023, 12:16
k.m.
Aleks Nika
TIRANË- Policia e Tiranës ka shkuar për kontrolle në banesën e të ndjerit Aleks Nika, ku kanë marrë n&eu...
Aktualitet
25 Janar 2023, 12:11
A.B
Ambulance
TIRANË- Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në në lagjen “2 Dhjetori” në...
Aktualitet
25 Janar 2023, 12:01
A.B
Rozeta dhe Havier Dobi
TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në burg, Rozeta dhe Havier Dobin, të cilët akuzohen për vjedhjen...
Aktualitet
25 Janar 2023, 11:51
A.B
Anisa Kostani
TIRANË- Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit i cili u përfshi në aksident me punonjësen ...
Aktualitet
25 Janar 2023, 11:45
I.A
Policia
TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 41-vjeç...
Aktualitet
25 Janar 2023, 11:20
I.A
Françesko Hela
SHBA- Françesko Hela është shqiptari që punon në një ndër universitet më të njohura n&...