13 Maj 2025, 10:07
Nga M.L
Foto ilustruese
LUSHNJE- Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në qytetin e Lushnjes. Mësohet se i arrestuari me inicialet A.M deklaroi në spital se ishte dëmtuar aksidentalisht me një mjet prerës ndërkohë që ishte vetëplagosur me armën e zjarrit që e mbante pa leje. Sakaq është arrestuar edhe vëllai i tij me inicialet I.M e shoku i tij me inicialet F.V pasi dyshohen se fshehën automjetin ku u vetëplagos në këmbë i dëmtuari.
Më tej bëhet me dije se 37-vjeçari ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit në automjet, policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 fishekë dhe 1 predhë armësh zjarri.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/ Deklaroi në spital, se ishte dëmtuar aksidentalisht me mjet prerës, ndërkohë që ishte vetëplagosur me armën e zjarrit që e mbante pa leje, arrestohet 37-vjeçari. Gjithashtu, në pranga vëllai dhe shoku i tij, pasi fshehën automjetin ku dyshohet se u vetëplagos aksidentalisht, 37-vjeçari.
Pas njoftimit të spitalit të Lushnjës, se një shtetas i dëmtuar në këmbë, kishte shkuar për të marrë mjekim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë nisën hetimet dhe si rezultat i tyre, zbardhën rrethanat e rastit. Në përfundim të veprimeve hetimore u vunë në pranga, shtetasi i dëmtuar, A. M., 37 vjeç, si dhe vëllai i tij, shtetasi I. M., 33 vjeç, dhe shoku i tij, shtetasi F. V., 40 vjeç.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 37-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në automjet, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje. Për të penguar zbulimin e së vërtetës, ky shtetas ka deklaruar në spital, se është dëmtuar aksidentalisht me mjet prerës. Aktualisht, ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
2 shtetasit e tjerë u arrestuan sepse dyshohet se kanë fshehur automjetin ku u vetëplagos shtetasi A. M., si dhe kanë mbështetur deklaratën e rreme të tij. Gjatë kontrollit në automjetin e gjetur nga Policia, u gjetën dhe sekuestruan 2 fishekë dhe 1 predhë armësh zjarri. Në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, po punohet për të dokumentuar me prova ligjore, të gjitha rrethanat e këtij rasti.
lushnje
Aktualitet
13 Maj 2025, 10:04
E. D
foto ilustruese
KUKËS- SPAK ka nisur hetimet për një grup personash në Kukës, të cilët akuzohen për korrupsio...
Aktualitet
13 Maj 2025, 07:37
M.L
Foto ilustruese
TIRANË- Ulja e popullsisë se re në moshë është duke reduktuar ndjeshëm sektorin e arsimit e për pas...
Aktualitet
13 Maj 2025, 07:35
M.L
TIRANË- Krahas emigracionit të larta, vendi po shënon më shumë vdekje sesa lindje, duke përkeqësuar dhe më tej tendenc...
Aktualitet
13 Maj 2025, 07:01
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Dita e sotme parashikohet me mot relativisht të paqëndrueshëm. Moti parashikohet fillimisht i kthjell&eum...
Aktualitet
12 Maj 2025, 22:32
r.ll
ardit beshiri
KLOS- Pjesa tjetër e trupit të 29-vjeçarit, Ardit Beshiri është gjetur në vendin ku u shemb masivi mineral n&...
Aktualitet
12 Maj 2025, 22:22
r.ll
foto ilustruese
ELBASAN- Procesi i numërimit të votave vijon në qarkun e Elbasanit dhe Fierit. Në qarkun e Elbasanit, numërimi ka ...
Aktualitet
12 Maj 2025, 21:51
M.L
Foto ilustruese
TIRANË- "Mjeku" i ekipit të futbollit 'Vllaznia' është vënë në pranga këtë mbrëmje n...
Aktualitet
12 Maj 2025, 21:40
r.ll
foto ilustruese
KUKËS- Qarku i Kukësit ka përfunduar procesin e numërimit të votave. Koalicioni PD-ASHM është shpallur f...
Aktualitet
12 Maj 2025, 21:29
r.ll
SHKODËR- Katër KZAZ-të në Shkodër, kanë pezulluar numërimin e votave në orën 20:00 për shkak të ndeshje...
Aktualitet
12 Maj 2025, 20:52
r.ll
perfaqesuesit e osbe/odihr
TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar raportin paraprak për zgjedhjet parlamentare të 11 majit që u zhvilluan nj&e...