15 Maj 2024, 10:51
Nga B.Z
Pamje nga homazhet
FIER - Pamjet e mëposhtme vijnë nga homazhet që po zhvillohen paraditen e kësaj të mërkure në nder të efektivit të “Shqiponjave” të Fierit, Novruz Cenalia i cili u ekzekutua me armë zjarri dy ditë më parë. Homazhet po mbahen në ambjentet e Teatrit Bylis, ku të pranishëm kanë qënë kolegë, familjarë, dhe autoritete të cilët i kanë dhënë lamtumirën e fundit policit.
Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çasti me 23-vjeçarin Azgan Mernica. Konflikti dyshohet se ka nisur për një kalim me makinë në rrugët e ngushta të fshatit. Autori vijon të jetë ende në arrati ndërsa një ditë më parë policia njoftoi se është parë një person i ngjashëm me të në Gjirokastër. Dyshohet se autori ka për qëllim kalimin e kufirit. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore, por ende nuk është lokalizuar dhe kapur autori.
Autori konsiderohet si person i rrezikshëm, pasi me vete dyshohet se mban armën e krimit. 23-vjeçari vjen nga një familje me një histori të gjatë për përfshirjen në ngjarje kriminale. Babai i tij ka vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e kunatit. Njëri prej vëllezërve ndodhet aktualisht në burg, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në 2019-n. Edhe vëllai tjetër vuan po ashtu dënimin me burg në Gjermani. Në rastin e tij mbetet e paqartë se për çfarë është dënuar.
novruz cenalia azgan mernica vrasje fier polic
Aktualitet
15 Maj 2024, 10:45
M.B
Foto ilustruese
KUKËS- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kukës. Mësohet se një 27-vje&cc...
Aktualitet
15 Maj 2024, 10:28
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
DURRËS- Banorët në Durrës thonë se fëmijët kishin 1 muaj që qëndronin në a...
Aktualitet
15 Maj 2024, 10:06
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
FIER- Sot përcillet për në banesën e fundit efektivi 28-vjeçar i forcave “Shqiponja", Novruz Cen...
Aktualitet
15 Maj 2024, 09:57
B.Z
Pamje nga protesta
TIRANË - Pamje të reja janë publikuar nga protesta që po mbahet paraditen e sotme në Bërxullë, ku ban...
Aktualitet
15 Maj 2024, 09:44
B.Z
TIRANË - Banorët e Bërxullës vazhdojnë të tregojnë revoltën e tyre kundër projektit Thumanë-Kashar që p...
Aktualitet
15 Maj 2024, 09:41
M.B
Foto ilustruese
LEZHA- Administratori i pallatit në ndërtim Martin Kovaçi dhe punëtori i firmës Eduard Frroku u njohën...
Aktualitet
15 Maj 2024, 09:25
B.Z
Banorët e Bërxullës
TIRANË - Disa banorë të Bërxullës, kanë dalë në protestë paraditen e kë...
Aktualitet
15 Maj 2024, 09:17
B.Z
TIRANË - Pushimet në qytet mund të jenë një nga mënyrat më efektive për t’u njohur me kulturën e një v...
Aktualitet
15 Maj 2024, 08:54
B.Z
Pamje nga plumbat dhe arrestimi i Aleks Markut
DURRËS - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua m&eu...
Aktualitet
15 Maj 2024, 08:39
B.Z
Aleks Marku
DURRËS - Personi që shihni në foton e mësipërme është 40-vjeçari Aleks Marku, i cili u arrestua nga P...