14 Dhjetor 2022, 19:55
Nga F.M
Bledi Çuçi
TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka deklaruar se do të rikthehen kamerat e trupit për patrullat e policisë. Duke folur në konferencën përmbyllëse të projektit “Forcimi i Policimit në Komunitet” i financuar nga qeveria suedeze, ministri Çuçi theksoi se Policia do të investojë 7.6 herë më shumë në teknologji.
Kamerat e trupit, sipas Çuçit, do të rrisin më tej transparencën në punën gjatë kontakteve me publikun, rritjen e cilësisë së shërbimit dhe evidentimin e rasteve të mundshme të abuzimeve. Qëllimi i radhës, sipas Çuçit është dhënia e një zhvillimi të mëtejshëm ndaj Komisariatit Dixhital, që sipas tij, ka rezultuar e suksesshme për raportimin e shkeljeve nga qytetarët.
“Kemi kaluar nga patrulla policie që të ndalonin ndonjëherë edhe pa shkak, në përdorimin e radarëve automatikë dhe makinave inteligjente duke ulur kështu kontaktin e qytetarit me punonjësin e policisë që në shumë raste ishte edhe burim ryshfeti. Së shpejti do të kalojmë në njoftimin elektronik të menjëhershëm të qytetarit në rast shkeljeje dhe do të vijojmë investimet në teknologji e pajisje dixhitale për të rritur cilësisht punën e Policisë. Vetëm vitin e ardhshëm kemi parashikuar 7.6 herë më shumë investime në Teknologji në Policinë e Shtetit. Pavarësisht këtyre arritjeve me ndihmën edhe të programit suedez, ne jemi në një përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar punën e policisë, rritjen cilësore të shërbimit që ajo i ofron publikut, një zbatim tërësor të filozofisë së policimit në komunitet. Në objektivat tona është shtrirja e përdorimit të kamerave të trupit për punonjësit e patrullave të policisë. Kjo do të rrisë më tej transparencën në punën tonë gjatë kontakteve me publikun, rritjen e cilësisë së shërbimit dhe evidentimin e rasteve të mundshme të abuzimeve. Dëshirojmë t’i japim një zhvillim të mëtejshëm Komisariatit Dixhital, si një formë që ka rezultuar e suksesshme për raportimin e shkeljeve nga qytetarët,”- u shpreh Ministri i Brendshëm.
bledi çuçi
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 19:22
F.M
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së
BRUKSEL– Këshilli miratoi të martën konkluzionet p...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 18:48
I.A
Alban Dushi
ITALI- Emri dhe fotoja e shqiptarit që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Itali janë publikuar. Alban Dushi, 40 vj...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 17:49
F.M
Mariglen Ruçi
BRITANI E MADHE- Mariglen Ruçi, një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi është asfiksuar brenda n...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 17:29
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar të gjitha autoritetet portuale që të bëjnë kujd...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 17:04
F.M
Policia e Dibrës
DIBËR- Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Dibrës pasi ka thyer masë...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 16:36
k.m.
Pamje nga Gjirokastra
GJIROKASTËR- Një makinë është djegur sot në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash pas ...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 15:40
F.M
Bijan Pooladrag
TIRANË- Iraniani Bijan Pooladrag është shpallur fajtor dhe është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Posa&cc...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 14:53
F.M
Stuhi
SHQIPËRI- Vendi është përfshirë nga një mot me shi dhe i ftohtë. Pritet që në darkë të pë...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 14:51
d.a.
Pamje nga aksidenti
ITALI- Një 40-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi është përfshirë nv një aksident...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 14:31
a.l
Studimi
UASHINGTON- Një studim i ri mbi ndikimin global të Kinës e vendos Pakistanin në krye të listës. Kamboxhia dhe Si...