Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Investimi në Berat mbështetet nga kredia që vetë BERZH ka dhënë për qeverinë shqiptare për të zbatuar programin “Infrastruktura shqiptare dhe mundësimi i turizmit”.
BERAT- Ura e re mbi lumin Osum në qytetin e Beratit do të kushtojë mbi 3.2 milionë euro.
Në faqen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim të dhënat e rifreskuara të premten e javës së shkuar (1 shtator 2023) tregojnë se kontrata tashmë është nënshkuar dhe kompania fituese ALB Building pritet ta përfundojë ndërtimin brenda nëntorit të vitit të ardhshëm.
Investimi në Berat mbështetet nga kredia që vetë BERZH ka dhënë për qeverinë shqiptare për të zbatuar programin “Infrastruktura shqiptare dhe mundësimi i turizmit”.
Kredia e miratuar pak vite më parë parashikonte një financim prej 60 milionë eurosh nga kjo bankë lidhur me ndërhyrjet në infrastrukturë me zonat që kanë potencial në turizëm.
I njëjti program bashkëfinancohet gjithashtu nga një mbështetje e Bashkimit Europian me grante deri në 40 milionë euro si dhe ofrimin e asistencës teknike.
Berati është një nga rajonet që po përfiton nga kjo kredi përmes së cilës synohet rritja e ofertës turistike të zonave natyrore në qarkut, duke përmirësuar aksesin në zonat e luginës së lumit Osum ku bën pjesë edhe ndërtimi i urës së re mbi lumin Osum.
Programi ka vijuar me ndërhyrje në disa rajone në vend ku ndër të tjera në Shkodër. Gjatë korrikut u deklarua rikonstruksioni dhe përmirësimi i rrugës Shirokë-Zogaj dhe kufi Mali i Zi si dhe sistemet e ujësjellësit dhe ujërave të përdorura në Shirokë-Zogaj pritet të jenë gati brenda korrikut të vitit të ardhshëm.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit që është autoriteti kontraktor dhe agjencia zbatuese e projektit njoftoi se tashmë ishte lidhur kontrata për 2.7 milionë euro.
Një tjetër rajon që po mbështetet nga e njëjta kredi është ajo e Fierit dhe konkretisht Apollonia nën procedurën “Përmirësimi i potencialit të turizmit kulturor nëpërmjet ndërhyrjeve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë në Fier” si dhe Durrësi ku dy procedura ishin aktive sa i takon përmirësimit të shëtitores së bregdetit si dhe rehabilitimi i fasadave.
Në rajonin e Korçës i njëjti program parashikon ndërhyrjen në Voskopojë nën procedurën “Përmirësimi i potencialit të turizmit kulturor nëpërmjet ndërhyrjeve në objektet e trashëgimisë kulturore në Voskopojë” parashikon punime në Manastirin e Shën Prodhomit, Voskopojë, Kisha e Shën Mëhillit, Manastiri i Vithkuqit dhe Kisha e Shën Mërisë.
Marrë nga Monitor
kodra VLORË- Një masiv dheu ka rënë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur para dy dit&eu...
Leke TIRANË- Sekuestrohen 18 150 euro në Kakavijë, ndërsa është proceduar penalisht një 53-vjeçar grek, pasi akuz...
Policia TIRANË- Kapet një 22-vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Krujës pasi kishte thyer masën e sigurisë ...
Miniera BULQIZË- Plagoset minatori në një subjekti minerar në Bulqizë. 'Top Channel' raporton se ngjarja ka ndodhur paraditen e so...
Bledi Cuci TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është prezantuar ditën e sotme si kryetar i Grupit parlament...
Fatos Nano TIRANË- Ish-kryeministri Fatos Nano ka dalë nga tubimi dhe gjendja e tij është e qëndrueshme. Pas dy javësh i shtr...
Arme TIRANË- Ronald Bebja është vënë në pranga pasi dyshohet se dhunonte vazhdimisht bashkëshorten e tij. Pas inf...
Mato Glluçaj TIRANË- Mato Glluçaj, 23-vjeçari i cili vrau babanë e tij në Selenicë duke i vendosur tritol në ...
Policia TIRANË- Një 27-vjeçar është vënë në pranga pasi kishte kallëzuar se i kishin vjedhur çan...
Adriana Prendi SARANDË- Aksident me pasojë vdekjen në aksin Sarandë-Qafe Bote në afërsi të Konispolit. "Balkanweb" rapor...