LIVE UPDATES
Aktualitet

"Uroj paqen që solli Krishti", mesazhi i Massafrës në Vigjilje të Krishtlindjes: Urime!

Në urimin e përvitshëm, edhe kësaj here Angelo Massafra i uroi paqen çdo personi, nga politikani deri te qytetari më i fundit dhe uron që familjet të jenë vatra paqeje dhe jo lufte.

24 Dhjetor 2022, 13:18 Nga k.m.
"Uroj paqen që solli Krishti", mesazhi i Massafrës në
Angelo Massafra

TIRANË- Arqipeshkvi Angelo Massafra në këtë Vigjilje Krishtlindjesh ka uruar vetëm paqe. Në urimin e përvitshëm, edhe kësaj here Angelo Massafra i uroi paqen çdo personi, nga politikani deri te qytetari më i fundit dhe uron që familjet të jenë vatra paqeje dhe jo lufte.

"Në fund të jetës së tij, Françesku i Asizit kujtoi: “Zoti më zbuloi se duhet të përshëndes kështu: Zoti të dhëntë paqe”. Kështu edhe unë, me këtë përshëndetje, e përfundoj mesazhin tim, i cili shpresoj të pritet me bujari dhe vullnet të mirë. Urime Katolikëve, Ortodoksëve dhe të gjithë të krishterëve. Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2023,"- e mbylli urimin e tij Massafra.

Mesazhi i plotë:

Të gjithë atyre që do t’u arrijë ky mesazh u uroj paqen që solli Jezu Krishti, duke ardhur në këtë botë, me lindjen e tij. Mesazhi tradicional i Krishtlindjes që zakonisht dërgoj para solemnitetit të Krishtlindjes nuk mund të ketë tjetër temë përveçse atë të paqes, në fund të një viti të shënuar nga lufta e trishtuar, që është duke prishur fytyrën e bukur të Europës sonë me plagë të thella.

Ndërsa fuqitë botërore janë duke u përpjekur që t’i vlerësojnë pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe të kërkojnë mënyra konkrete për zgjidhjen e konfliktit, ekonomia botërore po vuan efektet e saj me varfërimin e mëtejshëm të shtresave më të varfra; në mënyrë të veçantë e ndjejnë vendet e Europës Lindore, përfshi edhe Shqipërinë.

Fjalët që janë përdorur deri tani, duke përfshirë edhe ato të Papa Françeskut, nuk mjaftojnë për të përshkruar seriozitetin e fenomenit të luftës në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe ato morale: çdo luftë është gjithmonë e gabuar, sepse dëmton si dinjitetin e atyre që plagosin dhe vrasin, ashtu edhe të atyre që plagosen dhe vriten, pa llogaritur demtime katastrofike mjedisit! Por ekziston një zgjidhje, që vetëm ata që nuk duan, nuk arrijnë ta shohin: pranimi i Krishtit si “Princ i Paqes”. I kumtuar nga Shkrimet e lashta profetike, Jezusi, Mesia i premtuar, përmbysi çdo pretendim njerëzor për epërsi të qenies njerëzore ndaj të ngjashmit të tij, duke propozuar vetveten si model përulësie dhe dhurimi dashamirës. Ai na ka zbuluar fytyrën e Hyjit, si një Atë i mëshirës. Sivjet dëshiroj t’ju jap kete mesazh me fjalet e Shen Françeskut te Asizit, i cili thoshte: “Paqen që shpallni me gojë, e paçi edhe më të bollshme në zemrat tuaja”.

Një zemër në paqe është e aftë të bëhet paqesjellëse në shpirtin e Lumnive të shqiptuara nga Jezusi në Ungjill. Prandaj, nuk mund ta quajmë veten paqesjellës të vërtetë vetëm sepse e urrejmë luftën! Sa luftra ekzistojnë çdo ditë brenda nesh dhe rreth nesh? A nuk është luftë pamundësia për të falur ofendimet e marra, gjakmarrja dhe vrasje që vazhdon ende në vendin tonë, mungesa e komunikimit brenda familjeve që çon në urrejtje dhe në prishjen e lidhjeve familjare, refuzimi i jetës së sapolindur apo lënia mënjanë e të moshuarve, mashtrimet në dëm të shtetit apo organizatat kriminale që vrasin për interes?

A nuk është shkaku i luftës dhe i vrasjeve mbjellja e shitja e drogës? A nuk është luftë mosrespektimi i të drejtave të njeriut, i të drejtave të punëtorëve, i të drejtave të të sëmurëve (pa kërkuar dhe pa pretenduar rryfshet!), i të mirës së përbashkët, i shtëpisë sonë të përbashkët që është bota e krijuar?

Këto janë disa nga fushat ku secili prej nesh mund të sjellë paqe, por me kusht që fillimisht të jemi të paqtuar përbrenda. Ndërgjegjja është e paqtuar kur e di se po bën atë që është e drejtë, kur e di se po shmang çdo formë të së keqes private ose publike, kur nuk refuzon të bëjë atë që është e drejtë nga neglizhenca apo frika.

Po, edhe mosbërja e të mirës mund të shkaktojë padrejtësi, të cilat në mënyrë të pashmangshme çojnë në konflikte. Prandaj i bëj thirrje zemrës dhe vullnetit të mirë të të gjithëve për të bërë paqe. Vetë Hyji na e kërkon atë në Birin e tij të lumë që është Princi i Paqes! Te dashur të angazhohemi personalisht për të ndërtuar një kulturë paqeje për të cilën punojmë dhe jetojmë.

Prandaj i uroj paqe çdo njeriu, nga politikani deri te qytetari më i fundit; uroj që familjet të jenë vatra paqeje dhe jo lufte; uroj që të vegjlit, të mëdhenjtë, të varfrit, të sëmurët dhe të moshuarit të paqtohen me dobësinë e tyre; uroj që të pasurit dhe më të fortët t’i vënë energjitë e tyre më të mira në shërbim të paqes; uroj që profesionistët e çdo fushe të investojnë në projekte që sjellin paqe; uroj që të burgosurit t’i shohin frytet e paqes së tyre të brendshme gjatë angazhimit të tyre për rehabilitim.

Në fund të jetës së tij, Françesku i Asizit kujtoi: “Zoti më zbuloi se duhet të përshëndes kështu: Zoti të dhëntë paqe”. Kështu edhe unë, me këtë përshëndetje, e përfundoj mesazhin tim, i cili shpresoj të pritet me bujari dhe vullnet të mirë. Urime Katolikëve, Ortodoksëve dhe të gjithë të krishterëve. Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2023.

angelo massafra

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen