Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Makina me të cilin udhëtonin dy personat është parë nga kamerat e sigurisë në autostradën Tiranë-Durrës, duke kaluar Vorën.
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arratisjen e Altin Ndocit. Dyshohet se sipas grupit hetimor Ndoci fshihet në Tiranë, ndërsa ai u prit nga një person me automjetin tip “Audi” jashtë ambienteve të spitalit.
Makina me të cilin udhëtonin dy personat është parë nga kamerat e sigurisë në autostradën Tiranë-Durrës, duke kaluar Vorën. Gjithashtu raportohet se policia e Durrësit është njoftuar me vonesë për ngjarjen, duke ngritur dyshime se mund të ketë persona të implikuar në radhët e punonjësve të Burgjeve.
Si ndodhi ngjarja?
Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.
Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.
Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci./Dosja.al
Pamje nga arratisja e Altin Ndoci DURRËS- Pamjet që tregojnë momentin e arratisjes së Altin Ndocit, i cili shihet duke vrapuar mes maki...
Nga hetimet e deritanishme të prokurorisë për vrasjen e Pavlin Prekës, në 26 shkurt të vitit të kaluar, mendohet se nuk ka ...
Gjatë transmetimit të dokumentarit në emisionin “Në Shënjestër”, u publikuan detaje nga dosja hetimore ku ndër ...
Altin Ndoci DURRËS- Detaje të reja vijojnë të dalin në dritë nga arratisja e Altin Ndoci. Mësohet se targat...
Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lala, solli dëshmi të familjarëve dhe shokëve t&eum...
TIRANË- Pavlin Preka ishte 19 vjeç kur u vra në banesën e tij, më 26 Shkurt 2025 në fshatin Guci e Re në Shkodë...
Foto ilustruse GJIROKASTRA- Reshjet intensive të shiut dhe moti i keq kanë shkaktuar rrëshqitjen e një pllaje në lartës...
Polici i Burgjeve DURRËS- Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar detaje të reja në lidhje me arratisj...
Altin Ndoci, Audi me te cilin u arratis DURRRËS- Automjeti tip “Audi”, me targë ‘AB 700 RS’, me të cilin u arratis d...
foto ilustruese KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka këshilluar të mart&e...