LIVE UPDATES
Aktualitet

VD- Volume pune të fshehura, dokumentet që zbulojnë abuzimet në Terminalin Lindor të portit

Shteti siguron 11 % të të ardhurave vjetore që arkëtohen. Kësaj shume i shtohen edhe 2 % e të ardhurave bruto si taksë koncesionare.

29 Mars 2023, 22:19 Nga k.m.
VD- Volume pune të fshehura, dokumentet që zbulojnë abuzimet
Foto ilustruese

Bazuar në kontratë, koncesionari EMS shtrihet në kalatat 10 dhe 11 në një sipërfaqe prej 20,5 hektarësh. Kompania paguan 544 lekë për metër katrorë tok në vit, ose thënë ndryshe rreth 110 milionë lekë në vit në total. Shteti siguron 11 % të të ardhurave vjetore që arkëtohen. Kësaj shume i shtohen edhe 2 % e të ardhurave bruto si taksë koncesionare. Kjo do të thotë se të ardhurat për shtetin shqiptar janë në bazë të volumeve që përpunohen.

Por, çfarë ka ndodhur? Inside Story ka analizuar një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit të vitit 2021 ku konstatohen volume pune të paraportuara, gjë e cila përbën një prej shkeljeve më të rënda.

Shoqëria koncensionare “EMS”, nuk ka raportuar në lidhje me volumet e punës të kryera me operacionet (shërbimet) prej muajit korrik 2013. Koncensionari “EMS”, vazhdon të kryej procese përpunimi pa e deklaruar dhe të gjenerojë të ardhura, duke ndikuar në uljen e të ardhurave që përfitohen nga Autoriteti Portual Durrës”, thuhet në raportin e KLSH për auditimin në Autoritetin Portual Durrës në vitin 2021.

Ajo që bën përshtypje është arroganca e subjektit privat edhe pas konstatimit të shkeljeve. Autoriteti portual i ka kërkuar të ndalë veprimet në kundërshtim me kontratën por duket se ka qenë i pafuqishëm për të vepruar.

“Me shkresën nr.1164/2, datë 23.03.2015, Ministria e Transportit i ka kërkuar “EMS” ndalimin e veprimtarive të kryera në kundërshtim me kontratën koncensionare, por shoqëria “EMS” ka vazhduar kryerjen e këtyre operacioneve, edhe pas korespodencave të vazhdueshme me Autoritetin Portual Durrës. Këto shërbime iu janë faturuar përdoruesve të Portit Durrsit nga “EMS” në kundërshtim me nenin 8 të kontratës. Ky veprim është në kundërshtim me nenin 8.4. pika 3, ku koncensionari duhet të lëshojë faturat për të ardhurat e tij për shërbimet e ofruara”, vijon raporti i KLSH.

Në vitin 2019, çështja ka shkuar në Gjykatën Administrative ku kompania koncesionare EMS u detyrua ti paguajë Autoritetit Portual të ardhurat e munguara prej 91 milionë lekësh dhe penalitete prej afro 3 milionë lekë. Por, koncesionari ka vepruar duke konsumuar të njëjtat abuzime edhe për periudhën pasuese. Korrespondencat me titullarët e portit zbulojnë se kompania private ka refuzuar në mënyrë permanente të vërë në dispozicion volumet e mallrave të përpunuara. E thënë më thjeshtë, mungesa e raportimeve reale është vjedhje e parave publike që duhet të përfundonin në arkën e shtetit. Bazuar në këto gjetje, ne kemi kërkuar informacion nga zyrtarët e portit që konfirmojnë shkeljet.

“Përbën shqetësim performanca ekonomike e cila nuk është në pritshmëritë e portit por shpesh edhe më e ulët se sa propozimi ekonomik që kanë bërë”, thotë Ilir Hoxha, drejtor i Financës pranë Autoritetit Portual Durrës.

Inside Story ka mundur të sigurojë volumet zyrtare të deklaruara nga subjekti për periudhën 2013-2020. Në total, në terminalin lindor janë përpunuar gjithsej 5.8 milionë tonë mallra ku përfshihen importet dhe eksportet. Por, çuditërisht këto volume përbëjnë diçka më shumë se 50 % të propozimit ekonomik të vetë kompanisë koncesionare EMS. Pra, subjekti kishte premtuar përpunimin e rreth 10.1 milionë tonëve për periudhën referuese. Kjo do të thotë se të ardhurat e parashikuara për shtetin shqiptar janë përgjysmuar./TopChannel

porti i durresit

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje