8 Tetor 2023, 18:13
Nga a.l
Protestuesja
TIRANË- Familjarë të vogëlushit dhe qytetarë kanë tubuar sot në shenjë solidarizimi mes thirrje për drejtësi dhe zbardhjen e së vërtetës që po fshihet pas vdekjes tragjike të 3-vjeçarit, Brian Spahiu disa ditë më parë në klinikën dentare në pronësi të mjekut anestezist Roland Xhaxho dhe vajzës së tij Ina Xhaxho. Tubimi është zhvilluar në rrugën Frederik Shiroka pranë 21 dhjetorit pranë klinikës së anestezistit. Qytetarët me pankarta në duar bëjnë thirrje për drejtësi dhe kërkojnë të vërtetën nga mjekët për ngjarjen tronditëse.
Pankarta
Si ndodhi ngjarja?
I mituri është dërguar nga familjarët në një klinikë dentare për disa shërbime. Pasi mjeku, Roland Xhaxho i ka bërë grafinë, u ka thënë prindërve se fëmija ka 13 apo 14 dhëmbë për rregullim. Për shkak të numrit të lartë është vendosur që të kryhet operimi me narkozë. Pas një operacioni që zgjati shumë orë, djali nuk është zgjuar më dhe është dërguar në shtëpi, sepse mjeku iu ka thënë familjarëve se do të zgjohet më vonë. Në shtëpi ai ka shfaqur probleme dhe rritje temperature dhe është dërguar në pediatri ku ka qëndruar në gjendje kome për 2 ditë dhe ka ndërruar jetë. Trupi i të miturit është dërguar në morg për tu kryer autopsia. Për ngjarjen e rëndë familjarët bëjnë fajtor mjekun dhe vajzën e tij, Ina Xaxho. Daja i 3-vjeçarit tha se mjeket bënë ta pamundurën për ta shpëtuar por ishte vonë pasi i ishte helmuar mëlçia. Ai ka thënë se vrasësit janë Roland dhe Ina Xhaxho, dhe se do të bëjnë të pamundurën që ata të mos e kalojnë kaq lehtë. Gjithashtu ata kanë akuzuar dentistin për manipulim të ngjarjes. Mjeku 70-vjeçar është proceduar penalisht për ngjarjen. Xhaxho ka deklaruar se procedura e ndërhyrjes ka qenë sipas protokolleve ndërkombëtare dhe se fëmija nga klinika ka dalë i zgjuar në krahët e të atit.
brian spahiu
Aktualitet
8 Tetor 2023, 17:18
r.ll
foto ilustruese
PËRMET- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Buhal të Përmetit, ku një aktiviste...
Aktualitet
8 Tetor 2023, 16:27
r.ll
foto ilustruese
PËRMET- Një video e rëndë po qarkullon në rrjet, ku duket një shqiponjë që mbahet e lidhur dhe e gj...
Aktualitet
8 Tetor 2023, 16:38
a.l
Foto ilustruese
FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme pranë qytetit të Fierit. Ngjarja ka ndodhur në Strum...
Aktualitet
8 Tetor 2023, 14:11
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Një aksident është shënuar ditën e sotme në Vlorë, ku një 23 -vje&ccedi...
Aktualitet
8 Tetor 2023, 13:29
A.B
Ambulance
TIRANË- Një 58-vjeçar ka gjetur vdekjen pas shkëputjes së ashensorit. Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur dit&...
Aktualitet
8 Tetor 2023, 13:14
A.B
Policia
TEPELENË-Shefja e shërbimit spitalor të spitalit të Tepelenës, kryeinfermierja dhe farmacistja janë vënë n&...
Aktualitet
8 Tetor 2023, 13:03
r.ll
foto nga aksidenti
FIER- Një aksident është shënuar ditën e sotme në afërsi të vendit të quajtur “Kthes...
Aktualitet
8 Tetor 2023, 13:07
A.B
Zjarr
VLORË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme fshatin Risili. 3 mjete zjarrfikës...
Aktualitet
8 Tetor 2023, 11:41
Dosja.al
Xhorxhina Shabani
GREQI- Më shumë se 9 milionë grekë votojnë sot në zgjedhjet për pushtetin lokal dhe drejtuesit e qarqe...
Aktualitet
8 Tetor 2023, 10:56
A.B
Lufta
TIRANË-Ministria e Jashtme e Shqipërisë informon shqiptarët që janë në Izrael se aeroporti ndërkombëtar ...