Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vdekja e turistit britanik në Durrës/ Mjeti e zuri poshtë gjatë manovrave, detaje të reja nga ngjarja tragjike
Mësohet se ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar shkakun e vdekjes, ndërkohë që shoqja e tij, 31-vjeçe, që ndodhej në motor me të, ka dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.
3 Qershor 2025, 20:53Nga M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Të tjera detaje kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, në plazhin e Durrësit ku turisti britanik, 34-vjeçari Sylvester Obeg, humbi jetën në një aksident detar në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Bëhet me dije se turisti ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë në ujë. Mësohet se ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar shkakun e vdekjes, ndërkohë që shoqja e tij, 31-vjeçe, që ndodhej në motor me të, ka dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.
Bëhet me dije se 31-vjeçarja britanike iu nënshtrua kontrolleve të plota mjekësore dhe qëndroi nën vëzhgim për 24 orë në pavionin e sëmundjeve të brendshme të spitalit të Durrësit. Ajo ka treguar dinamikën e ngjarjes. Mësohet se pas marrjes me qira të një motorri uji, gjatë lëvizjes me shpejtësi dhe një manovre të forte në thellësi, mjeti u përmbys duke zënë poshtë tij 34-vjeçarin që dhe pse ishte me jelek shpëtimi nuk mundi të mbijetojë.