LIVE UPDATES
Aktualitet

“Veç të shkoj unë në burg”/ Elektricisti hap sahatin, qytetari gjobitet 20 milionë

Elektricisti e pranoi dhe sahati sërish qëndroi i hapur. Në Maj 2023 shkëputet energjia dhe qytetari mendoi se ishte prej disa muajve të papaguar.

27 Nëntor 2023, 22:47 Nga h.k
“Veç të shkoj unë në burg”/ Elektricisti hap
Investigim në Lezhe

LEZHË--Jemi në fshatin Spiten të Lezhës, në biznesin e qytetarit Ndue Kolthi, një biznes që pret gur. Prej muajit Qershor në këtë biznes nuk ka energji elektrike. Zoti Kolthi tregon, se prej shumë vitesh, këtë biznes e ka lënë me qira. Në qershor 2022 ka pasur një defekt matësi dhe Ndue Kolthi thirri elektricistin e zonës. Ky i fundit rregulloi problemin dhe e la sahatin hapur, që t’i bëhej analiza. Në Dhjetor 2022 vjen task forca nga Tirana dhe nuk lë asnjë proces verbal, por thjesht pyet se kush ka ndërhyrë.

Elektricisti e pranoi dhe sahati sërish qëndroi i hapur. Në Maj 2023 shkëputet energjia dhe qytetari mendoi se ishte prej disa muajve të papaguar. I pagoi dhe shkoi të interesohej për të rilidhur energjinë elektrike, por i thanë se ka një gjobë 20 milionë lekë. Qytetari nuk e kupton arsyen e gjobës, pasi i ka paguar të gjitha detyrimet.

Ndue Kolthi: Ka një biznes, që e kam lëshuar me qira.

Gazetarja: Prej sa vitesh?

Ndue Kolthi: Prej 9 vitesh. Nga problemet që kam. Kam një fëmijë në spital, në Itali. 2022-shin, kam pasur një defekt, me çfarë më thotë qiramarrësi, në sahat. Edhe më thotë mua “unë nuk kam drita”, thotë “se ma këputi telat në sahat”. Marrë në telefon elektricistin e zonës, ai ka ardhur e ka bërë defektin dhe ma ka lënë sahatin hapur, me qëllim për të ardhur ato të 3G-së, për ta mbyllur.

Gazetarja: 3G? Kush është 3G-ja?

Ndue Kolthi: 3G-ja është ajo që bën analizën e sahatit. A është hapur në brendësi a jo? S’erdhën ato të 3G-së, erdhën këto, një ditë ndodhesha këtu unë, erdhën këto task forca e Tiranës, e gjetën sahatin hapur. U detyrova thirra ata në telefon, erdhi këtu…

Gazetarja: Elektricisti?

Ndue Kolthi: Po, elektricistin, erdhi këtu, e pranoi se “e kam hapur unë”. Inxhinieri thotë: “nesër do vijmë e të mbyllim sahatin”. Nesër nuk erdhën këto. Pyeta këtë elektricistin, thotë: “do të vijmë sot, do të vijmë nesër”. Në momentin kur kanë ardhur për të bërë sahatin, ai ka qenë në 2022-shin, mund të ketë qenë nga Qershori apo Korriku, nuk e di fiks. Mbasandaj, ka qëndruar sahati i hapur deri afër Dhjetorit. Në Dhjetor kanë ardhur këto të task forcave dhe e kanë gjetur hapur.

Gazetarja: Dhe nga Qershori deri në Dhjetor këtu ka pasur energji elektrike?

Ndue Kolthi: Po po, pa shkëputje.

Gazetarja: Edhe sa vinin faturat gjatë këtyre viteve?

Ndue Kolthi: Pastaj si mbas punës që kishim. Herë vinin me 100 mijë lekë, herë 80 mijë lekë, herë 50 mijë lekë, herë 150 mijë lekë.

Gazetarja: Ju u larguat në Itali, sahati qëndroi i hapur, çfarë ndodhi më tej?

Ndue Kolthi: Më mori në telefon qiramarrësi dhe më thotë që janë prerë dritat. Edhe unë mendova se janë pa paguar nja 3 muaj dhe shkova i pagova ato me shumën 300 mijë lekë.

Gazetarja: Dhe kur ishin shkëputur dritat, në cilin muaj?

Ndue Kolthi: Dritat ishin shkëputur në Maj. Shkova tek kujdesi ndaj klientit për të rilidhur dritat, ato më thanë: “ke një dëm ekonomik 20 milionë lekë”. Edhe unë u habita se nga erdhi ky dëm ekonomik. 20 milion lekë dëm ekonomik, s’ia kam bërë shtetit as kurrkujt.

Gazetarja: Ndërkohë u drejtuat në drejtorinë e OSHES-së në Lezhë, çfarë iu është thënë?

Ndue Kolthi: Do ta shohim e do ta mbyllim, e do të flasim me ato të Tiranës, e do të bëjmë e do të kthejmë, por mua deri më sot nuk më kanë dhënë asnjë ashtu. Unë u kam kërkuar, të paktën më jepni motivin e gjobës. Unë kërkoj brenda mundësive, që të më heqin gjobën, të më lidhin dritat.

Zoti Kolthi bisedon me elektricistin Mark Fizi, i cili pranon, se e ka hapur ai sahatin.

Ndue Kolthi: A di gjë,  si është ajo loja e asaj gjobe, a burrë? A di gjë ti për atë punë?

Elektricisti: Unë nuk di gjë ajo punë e kam mbyll unë atje atë problemin.

Ndue Kolthi: Unë s’e kam prek sahatin. A e ke hap ti sahatin e Mark?

Elektricisti: Po ajo pra, e kam hap unë sahatin, ajo është deklarata, që kam bo unë. E kam marrë përsipër unë.

Ndue Kolthi: Po nga erdhi ajo gjobë pra? Nga erdhi 20 milionë lekë gjobë?

Elektricisti: O Ndue, e ka lën.. Nue veç të shkoj unë në burg…

Ndue Kolthi: Gjoba më ka ardhë mu 20 milionë lekë atje.

Elektricisti: Ah, për gjobën s’isha unë për gjobën, o Ndue.

Në sektorin e kujdesit ndaj klientit i thonë, se ka ndërhyrje në matës dhe asnjë dokumentacion tjetër. Sipas institucionit, në këto kushte, situata mund të zgjidhet vetëm në gjykatë.

Ndue Kolthi: Tash, unë desha me ditë për punën e asaj gjobe? Ça do bëhet a si, tek e qysh a? Mua më duhet fletë-gjoba! Mua më duhet fletë-analiza! Ato këtu tek ju merren, se unë s’kam ku me i marrë.

Kujdesi i klientit: Ndërhyrje në matës thotë, ndërsa dokument tjetër nuk kemi ne. Mund të shkoni te drejtoria atje për… Ai proceverbali nuk është në sistem këtu për ta printuar. A më kupton? Sigurisht ajo gjobë është vendos për ndërhyrje të paligjshme në matës. Ajo ajo…, nuk e di mbi çfarë baze e kanë vendos.

Ndue Kolthi: Ky s’ka hap sahat, unë s’kam hap. Punonjësi i OSHEE-së e ka hap, në fund e ha gjobën unë 20 milionë lekë.

Kujdesi i klientit: Po nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm në gjykatë ka për t’u zgjidh./Marre nga Tv Klan. 

investigim ne lezhe

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen