18 Nëntor 2025, 19:59
Nga M.L
Foto ilustruese
KUKËS- Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në rrugët nacionale, duke krijuar rreziqe për qarkullimin, por ekipet kontraktore po punojnë intensivisht për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të akseve, të cilat aktualisht janë të qarkullueshme.
Në Bashkinë Kukës, situata paraqitet e vështirë në disa njësitë administrative, ku në Ujmisht rrugët e fshatrave Lusën, Malqenë dhe Tejdrinë janë bllokuar nga gurët dhe inertet, ndërsa në Zapod janë shënuar prurje të mëdha nga përrenjtë që kanë dëmtuar rrugët lokale.
Në Kolsh, rrugët e fshatrave Myç-Mamëz dhe Mamëz në aksin Kukës–Surroj janë dëmtuar, ndërsa në fshatin Bele erërat kanë shkaktuar dëmtime në mbulesën e një qati të shkollës.
Në Bashkinë Tropojë, reshjet kanë shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në disa ura të rëndësishme për komunitetin, ku ura e Mërturit në Lekbibaj është bërë e pakalueshme për shkak të dëmtimeve të dërrasave dhe përdoret kryesisht nga nxënësit e zonës, ndërsa ura në Vicidol kërkon zëvendësim të dërrasave dhe ura tjetër në të njëjtin fshat është e dëmtuar në këmbët mbajtëse dhe shfrytëzohet kryesisht për kalimin e bagëtive.
Po ashtu, ura në Klysyre ka pësuar dëmtime nga reshjet dhe amortizimi, ndërsa ura e vjetër me tel në Dragobi paraqet rrezik për banorët gjatë kalimit.
Në Bashkinë Has, reshjet kanë dëmtuar të gjitha rrugët e njësive administrative, duke përfshirë fshatrat Fajza, Vranisht, Trektan, Metaliaj, Liqekuq, Nikoliq, Vlahën, Peraj, Kosturr, Qarr, Gajrep, Rada, Zarishte dhe Cahan, ndërsa Bashkia po punon për riparimin e tyre. Furnizimi me energji elektrike është i pranishëm në të gjithë qarkun, përveç disa njësive administrative në Kukës, fshatit Berishë dhe Lekbibaj.
qarku kukes reshje te dendura shiu
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 19:54
M.L
Foto nga emisioni
Emisioni “Në Shenjëstër”, në bazë të të dhënave nga dosja hetimore, ka rindërtua...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 19:44
M.L
Foto nga emisioni
Atentati që i mori jetën Gilmando Dani dhe plagosi shoqëruesin e tij Muçi Shaljani, i cili humbi jetën kat&eum...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 18:53
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin që nga orët e para të mëngjesit kanë shk...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 18:30
M.L
Foto ilustruese
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli të martën më 18 nëntor masat e ...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 18:03
M.L
Ardian Behari
TIRANA- Aredin Behari, i cili ka shpëtuar nga dy atentate, në 2017 dhe 2019, tregoi sot para Gjykatës së Posaç...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 16:57
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Gjyakata e Posaçme ka vendosur sot të pushojë një pjesë të akuzave të ngritura ndaj ish-shefit...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 16:52
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Faqet kryesore të internetit si X dhe ChatGPT ndaluan përkohësisht punën për shkak të një ndë...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 16:49
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur fazën hetimore të &cce...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 16:16
E.d
Foto ilustruse
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë lajmëruar se si paraqitet situata në vend deri n&eu...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 16:25
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Bashkëshortja e Sulo Halilit ka rrëfyer detaje nga biseda e fundit që ka pasur me të, pak para se ai t&eum...