Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Reshje intensive shiu dhe dëbore kanë përfshirë Qarkun e Elbasanit këtë të diel, duke krijuar probleme në lëvizje dhe rrëshqitje dherash, por autoritetet thonë se situata është nën kontroll
ELBASAN - Mesditën e kësaj të diele, qytetet dhe fshatrat e Qarkut të Elbasanit u përfshinë nga moti i keq, i shoqëruar me reshje të dendura shiu. Pjesë të shumta të rajonit, përfshirë të gjitha qytetet dhe zonat rurale, përjetuan përkeqësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike, sidomos gjatë orës 14:00-15:00, kur reshjet ishin më intensive.
Në zonat malore të bashkive Librazhd, Prrenjas, Gramsh dhe Elbasan kanë nisur reshjet e dëborës, ndonëse me trashësi të papërfillshme për momentin. Temperaturat kanë shënuar rënie të ndjeshme këtë fundjavë, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e banorëve dhe pengesa në zhvillimin e aktiviteteve të zakonshme në natyrë.
Emergjencat Civile të bashkive përkatëse raportojnë se pavarësisht motit të keq, nuk janë shënuar probleme serioze për jetën e qytetarëve dhe se situata po monitorohet në vijimësi. Autoritetet kanë reaguar menjëherë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të shmangur çdo rrezik potencial.
Ndërkohë, në rrugën kombëtare Elbasan-Librazhd-Prrenjas janë raportuar rrëshqitje dhe rënie inertesh në segmente problematike si “Kthesat e Murrashit”, “Kthesat e Dragostunjës” dhe “Kthesat e Pishkashit”, ku nga kodrat kanë rënë gurë dhe masive dherash. Fatmirësisht nuk janë raportuar incidente apo dëmtime, ndërsa shërbimet e emergjencës janë angazhuar në pastrimin dhe sigurimin e rrugëve.
Pavarësisht kushteve të vështira, shërbimet e mbrojtjes civile dhe emergjencat kanë bashkëpunuar ngushtë për të garantuar menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e qytetarëve nga pasojat e motit të keq.
Reshje debore ne Lezhe LEZHA - Pasditja e kësaj të diele ka sjellë reshje të dendura bore në zonat e larta të Lezhës, du...
Foto ilustruese ITALI- Të tjera detaje janë kanë dalë në pah lidhur me vrasjen e 22-vjçares shqiptare Ilaria Sula, e cila u...
Pamjet VLORË- Një specie e rrallë është parë në shpellën e Dafinës në Vlorë. Bëhet fjal&eu...
foto ilustruese TIRANË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se kanë kanosur një vajzë...
foto ilustruese TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një efektiv policie, me detyrë Ndihmës Specialist në Kom...
Ervis Martinaj dhe Eljon Hato SHKODRA- Forcat RENEA kanë zhvilluar një operacion në Shkodër për gjetjen dhe arrestimin ...
SHKODËR- Policia e Shtetit u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve për shkak të reshjeve të dëborës në veri ...
foto ilustruese DIBËR- Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës janë rykthyer në Qarkun e Dibrës. Reshje dobore k...
foto ilustruese LEZHË- Një 38-vjeçar është arrestuar në lezhë, pasi u kap në flagrancë nga policia me nj&eum...
Foto ilustruese SHKODRA- Rënia e temperaturave ka sjellë reshje të dendura dëbore në zonat malore në Shkodër d...