15 Shtator 2023, 09:54
Nga r.ll
policia e shkodres
SHKODËR- Një person në Shkodër është vënë në pranga nga policia e Shkodrës, pasi në biznesin e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Gjithashtu ka nisur procedimi penal për tetë të tjerë, ku një prej tyre 29 vjeç është kapur me lëndë narkotike me vete.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin P. M., banues në Berdicë, Shkodër, për veprën penale “Vjedhja e nergjisë elektrike”, pasi në biznesin e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Gj., Gj. D., D. B., B. G., V. P. dhe P. Sh., të gjithë banues në Theth, Shkodër, për të njëjtën vepër penale, pasi në banesat/bizneset e tyre respektive janë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
-Po këta specialistë kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin K. Z., pasi u konstatua duke kryer pa lejen përkatëse, punime ndërtimi në banesën e tij.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. D., 29 vjeç, banues në Shkodër, pasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
shkoder vjedhje energjie
Aktualitet
15 Shtator 2023, 09:49
A.B
Gezim Avdiu
TIRANË- Gëzim Avdiu, personi i cili u filmua duke i dhënë hashash një djali të mitur, ka mohuar që të k...
Aktualitet
15 Shtator 2023, 09:39
r.ll
policia e tiranes
TIRANË-Një 24 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi po drejtonte automjetin në gjende të d...
Aktualitet
15 Shtator 2023, 09:22
A.B
Zjarri
TIRANË- Një ditë më parë, një pallat 10-katësh u përfshi nga flakët masive, duke lënë pas t&e...
Aktualitet
15 Shtator 2023, 09:08
r.ll
Ministria
TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Sporti e ka shtyrë sërish afatin e regjistrimit të të gjithë nxënësve n&e...
Aktualitet
15 Shtator 2023, 08:55
r.ll
foto ilustruese
TIRANË-Në një video të publikuar në rrjet sociale shihet një djalë cili po i jepte makinës me...
Aktualitet
15 Shtator 2023, 08:58
A.B
Kampi
TIRANË- Një banor është arratisur nga kampi i Muxhahedinëve MEK. 'Balkanweb' raporton se ky person (ende i paidentifikuar) k...
Aktualitet
15 Shtator 2023, 08:46
f.i
pamje nga ngjarja
TIRANË- Dy të rinj të moshës 20 dhe 19 vjeçjanë arrestuar në flagrancë, pasi drejtonin mjetin n...
Aktualitet
15 Shtator 2023, 08:18
A.B
Policia
TIRANË- Dhunohet me grushte një 41-vjeçar në Babrru. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur sot, rreth orë...
Aktualitet
15 Shtator 2023, 07:16
A.B
Moti
TIRANË- Orët e para të mëngjesit do të vijojnë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kali...
Aktualitet
15 Shtator 2023, 07:04
A.B
Vendimet e qeverisë për rritjen e pagës minimale dhe dyfishimin për nivelet e larta drejtuese ndikuan përkatësisht në zgjer...