LIVE UPDATES
Aktualitet

Vila luksoze, 120 makina dhe dhjetra kompani/ Mediat e huaja: Si u zbulua mashtrimi 1.5 milionë frangash  i 'shehut' shqiptar në Zvicër, ja sa vite u dënua 

Mediat zviceriane shkruajnë se ai i ka shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 1.5 milionë frangash.

3 Shkurt 2026, 20:05 Nga E.d
Vila luksoze, 120 makina dhe dhjetra kompani/ Mediat e huaja: Si u zbulua
Foto ilustruse

ZVICËR- Një 57-vjeçar nga Kosova është dënuar me tre vite burg në Zvicër, për mashtrimi financiar. Ai njihej nga komuniteti si sheh, ku dhe kishte krijuar një rrjet kompanish fiktive, duke u paraqitur si sipërmarrës i pasurive të paluajtshme. Mediat zviceriane shkruajnë se ai i ka shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 1.5 milionë frangash.

57-vjeçari deklaronte përpara institucioneve shtetërore se jetonte në kushte të vështira ekonomike. Ndërkohë që familja e tij dispononte 120 automjetesh luksoze. Gjatë procesit gjyqësor, ai kërkoi falje. Kjo duke deklaruar se kishte përdorur familjarët si mbulesë për aktivitetet e tij për të ruajtur imazhin e tij fetar.

Artikulli i plotë nga Tages Anzeiger

Një skemë e gjerë mashtrimi financiar në Zvicër ka marrë epilog në Gjykatën e Dietikonit, pranë Cyrihut, ku një 57-vjeçar nga Kosova, i njohur si “sheh”, u dënua me 3 vjet e gjysmë burg dhe ndalim hyrjeje në Zvicër për tre vjet. Sipas autoriteteve, ai kishte ndërtuar një jetë luksoze duke mashtruar bankat dhe shtetin zviceran, duke shkaktuar një dëm prej rreth 1.5 milionë frangash.

I dënuari pretendonte se udhëhiqte rreth 8 mijë besimtarë dervishë dhe kishte përfshirë në aktivitetet kriminale gjithë familjen e tij prej gjashtë anëtarësh, si dhe dy bashkëpunëtorë. Hetimet nisën pas bastisjes së një vile luksoze pranë Cyrihut, për të cilën ai paguante qira mujore prej 24 mijë frangash.

Prokuroria bëri të ditur se shehu kishte krijuar një rrjet kompanish fiktive, duke u paraqitur si sipërmarrës i pasurive të paluajtshme dhe duke paraqitur bilance të rreme. Përmes këtyre mashtrimeve, ai kishte përfituar edhe mbi gjysmë milioni franga nga kreditë emergjente të Covid-19. Gjatë operacionit, hetuesit konfiskuan dokumente dhe pajisje elektronike; po ashtu u zbulua një sistem kompleks i firmave fiktive që shërbenin si mbulesë për pasurimin e paligjshëm.

Ndërkohë që përpara institucioneve shtetërore deklaronte varfëri, familja dispononte një flotë prej rreth 120 automjetesh luksoze. Mes tyre përfshiheshin Porsche Panamera, disa modele Mercedes dhe një Hummer H2 Luxury, ndërsa rreth 100 mijë franga ishin shpenzuar vetëm për blerjen e targave speciale me numra të veçantë, të cilat në Zvicër shiten në ankande si simbole prestigji.

Gjykata dënoi të pandehurin kryesor me 42 muaj burg dhe dëbim të detyrueshëm nga Zvicra për tre vjet, ndërsa për ish-bashkëshorten dhe katër fëmijët vendosi lirimin nga akuzat ose dënime minimale me gjobë. Sipas gjykatës, familja funksiononte nën një strukturë të fortë patriarkale, ku vendimet financiare merreshin vetëm nga kryefamiljari.

Gjatë procesit gjyqësor, shehu kërkoi falje, duke deklaruar se kishte përdorur familjarët si mbulesë për aktivitetet e tij për të ruajtur imazhin si prijës fetar. Gjykata vlerësoi se dënimet e mëparshme nuk kishin ndikuar në ndryshimin e sjelljes së tij, ndërsa një nga ndihmësit u dënua me kusht dhe për tjetrin pritet vendimi./Dosja.al

57-vjeçar zvicra 1.5 milionë franga

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje