26 Gusht 2025, 14:44
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Dy vëllezër të shpallur në kërkim janë kapur dhe arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Në pranga janë vënë Erion dhe Klodian Hoti.
Erion Hotit, 35 vjeç, Gjykata e Durrësit, në janar të 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ai akuzohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, më datë 07.02.2021, ka vjedhur me dhunë, një automjet, një shumë parash dhe një celular, në ambientet e një fabrike qumështi. Gjithashtu ka ndihmuar të fshihet një person të shpallur në kërkim.
Ndërkohë, Klodian Hotin, 31 vjeç, Gjykata e Dibrës e ka dënuar në korrik të 2020, me 4 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". Ai u kap në flagrancë brenda një sere në Martanesh, ku kishte kultivuar fidanë narkotikë në 1324 gota plastike. Nga dënimi, 31-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur dhe 1 vit, 6 muaj e 15 ditë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “The ëanted”, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Në kuadër të operacionit “The Wanted”, kapen në Itali dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 2 shtetas (vëllezër).
Si rezultat i sigurimit të informacionit nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij, në kohë reale nëpërmjet Interpol Tiranës, me Policinë italiane, janë lokalizuar dhe kapur në Itali dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 2 shtetas shqiptarë (vëllezër) të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
-E. H. alias E. L., 35 vjeç. Gjykata e Durrësit, në muajin janar 2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ai akuzohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, më datë 07.02.2021, ka vjedhur me dhunë, një automjet, një shumë parash dhe një celular, në ambientet e një fabrike qumështi. Gjithashtu, ka ndihmuar të fshihej shtetasin H.H, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve";
K. H., 31 vjeç. Gjykata e Dibrës, në muajin korrik 2020, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". Në vitin 2019, shtetasi K. H. është kapur në flagrancë brenda një sere në Martanesh, ku kishte kultivuar fidanë narkotikë në 1324 gota plastike. Nga dënimi, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur dhe 1 vit, 6 muaj e 15 ditë.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po kryejnë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve, në Shqipëri.
erion hoti klodian hoti
Aktualitet
26 Gusht 2025, 14:40
r.ll
biznesi ne flake
LAÇ- Një objekt biznesi është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në krahë të segmentit...
Aktualitet
26 Gusht 2025, 13:26
V.Ç
Foto nga shoqërimi në ambjentet e policisë
VELIPOJË - Një 22-vjeçar ka rënë në pranga si pasojë e ...
Aktualitet
26 Gusht 2025, 12:28
V.Ç
Foto nga aksioni për fikjen e zjarrit.
SKRAPAR – Vatra e zjarrit në fshatin Bogovë të Skraparit është vënë n&...
Aktualitet
26 Gusht 2025, 10:35
V.Ç
Pamje nga arrestimi
Lezhë – Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në kuadër të opera...
Aktualitet
26 Gusht 2025, 10:42
r.ll
dorian beu
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Dorian Beun, i cili u arrestua në ma...
Aktualitet
26 Gusht 2025, 09:56
r.ll
pandeli nakoleci
GREQI- Pandeli Nakoleci, autori 40-vjeçar i vrasjes së gruas së tij 36-vjeçare Marjola Nakoleci do të sillet ...
Aktualitet
26 Gusht 2025, 10:05
V.Ç
Foto ilustruese
TIRANË – Një 38-vjeçar u arrestua pas finalizimit të operacionit policor “Armed” në rrugë...
Aktualitet
26 Gusht 2025, 09:40
r.ll
asdrit kapaj
BRITANI- Për më shumë se një dekadë, hajduti mjeshtër, i njohur si Grabitqari i Wimbledonit, bastisi shtëpi...
Aktualitet
26 Gusht 2025, 09:28
r.ll
pamjet nga arrestimi
HIMARË- Një 26-vjeçar është arrestuar në Himarë pasi akuzohet se kanosi më armë zjarri ...
Aktualitet
26 Gusht 2025, 09:23
r.ll
aksident
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në zonën e Bllokut në kryeqytet. Një automjet tip "Merc...