LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrueshme

Në zonën e parkut natyror të Viroit në Gjirokastër kanë nisur punimet për ndërtimin e një ure të re paralel me një urë egzistuese që përmbytej gjatë dimrit dhe sillte probleme për këtë segment të rëndësishëm rrugor.

17 Nëntor 2024, 22:55 Nga r.ll
VOA: Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e
foto ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri nisën punimet në kuadër të një projekti që mbështetet nga Banka Botërore për ndërhyrjet për urat e qëndrueshme. Ura e Viroit në Gjirokastër është e para që ka nisur të ndërtohet, ndërsa pritet të ndërhyhet edhe në rreth 30 ura të tjera të rëndësishme të vendit. Banka Botërore ka dhënë një hua prej 100 milionë dollarë për ndërhyrjet që pritet të rrisin sigurinë e urave në shtatë vitet e ardhshme.

Në zonën e parkut natyror të Viroit në Gjirokastër kanë nisur punimet për ndërtimin e një ure të re paralel me një urë egzistuese që përmbytej gjatë dimrit dhe sillte probleme për këtë segment të rëndësishëm rrugor.

Projekti është pjesë e një programi për qëndrueshmërinë e urave në Shqipëri, të ndërmarrë nga qeveria shqiptare me një hua të Bankës Botërore, në vlerën e rreth 100 milionë dollarëve, i cili pritet të zgjasë shtatë vite.

“Projekti i zbatimit është i rëndësishëm pasi krijon një urë të re me standarde ndërsa ura ekzistuese do të shërbejë si shëtitore panoramike përreth liqenit”, thotë inxhinieri Aristotel Noni në Autoritetin Rajonal Rrugor.

"Objektivat kryesore që zgjidh ky projekt janë: Së pari zgjidh problemin gjeometrik të rrugës, pasi kemi të bëjmë aktualisht me një rrugë shumë të ngushtë me parametra shumë të disfavorshëm gjeometrikë. Do ndërtohet një rrugë e re, bashkëkohore me parametra të kënaqshëm gjeometrikë. Së dyti zgjidh problemin e përmbytjeve pasi në këtë zonë prej shumë vitesh ka pasur probleme shumë të mëdha deri në bllokimin e segmentit kombetar rrugor gjatë shirave intensive. Së treti zgjidh problemin e kalimit të këmbësorëve. Zona, duke qenë Monument Natyre ka vizitueshmëri të lartë dhe me ndërtimin e urës së re ura e vjetër do të përdoret për këmbësorët që i vijnë rreth e qark lehtësisht liqenit pas përfundimit të këtij projekti", tregon ai.

Sipas Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri nga programi do të ndërhyhet në 30 urat e para që kanë nevoja të menjëhershme, ndërkohë që rreth 800 mijë banorë kanë një përfitim të drejtpërdrejtë.

Urat ku pritet të ndërhyhet sipas vlerësimit të Bankës Botërore kërkojnë rehabilitime të mëdha, përmirësime apo rindërtim nga e para.

Inxhineri Noni thotë se disa ura në Qarkun e Gjirokastërs kanë nevoja për ndërhyrje ndërsa në kuadër të këtij programi në këtë qark është përfituese edhe një urë tjetër në zonën e Dragotit.

“Problematika dhe amortizim ka në disa ura, kryesisht disa ura metalike që ndodhen në Qarkun tonë si Ura e Dragotti dhe Ura e Leklit. Nga ana jonë janë bërë kërkesa vazhdimisht për rehabilitmin e këtyre urave ose për devijimin e rrugës nëpërmjet aksit të ri Tepelenë- Dragot.”

Qeveria shqiptare e ndërmori programin e urave të qëndrueshme pas tërmetit të vitit 2019 duke vlerësuar se 80 ura të rëndësishme në vend kishin përparësi për ndërhyrje pasi kishin një ritëm të trafikut nga 100 deri në 2500 mjete në ditë dhe probleme të mëdha me amortizimine tyre.

Gjendja e shumë prej urave të vlerësuara nga ekspertët “dëshmonte për dobësi dhe rrezik për shkak të kushteve të tyre të përkeqësuar strukturore apo në zona të prekura nga fatkeqësitë natyrore apo ndryshimet klimatike”.

Por ndërsa për urat e rëndësishme rrugore po nis zbatimi i ndërhyrjeve, ekspertët e trashëgimisë kulturore vlerësojnë se dhjetëra ura monument kulture rrezikohen në zona të ndryshme të Shqipërisë nga dëmtimet që kanë pësuar në vite dhe mungesa e mirëmbajtjes.

Urat u shërbejnë komuniteteve të vogla të banorëve por edhe turizmit kulturor dhe natyror thotë Geri Emiri që drejton Qendrën “Amfora”, e cila ka ndërmarrë një nismë për mbrojtjen e këtyre urave.

“Ne shikojmë që në të gjithë territorin e Shqipërisë ka problematika të ndryshme me urat që janë Monument Kulture. Përgjatë dimrit ato pësojnë dëme të ndryshme dhe autoritetet e kulturës duket qartësisht që përgatisin projektet por mungojnë më pas ndërhyrjet restauruese”, tregon ai.

Zoti Emiri thotë më tej se duhet një ndërgjegjësim më i madh për mbrojtjen e urave monumentale, si një pasuri e rrallë e Shqipërisë.

“Dëmtimi dhe shkatërrimi i disa prej këtyre urave që janë dhe Monumente Kulture ka ndërprerë në vetvete edhe komunikimin e banorëve të këtyre zonave. Është kjo një arsye më shumë që ata t`i braktisin fshatrat dhe rrjedhimisht që përvec Monumenteve të Kulturës shikojmë një braktisje totale, si dhe humbje të një pjese të trashëgimisë sonë historike.”

Krahas autoritetit rrugor dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore edhe qeveritë vendore kanë përgjegjësitë e tyre në mirëmbajtjen e urave, sidomos atyre rurale , por shumë prej bashkive thonë se kanë pamundësi financiare për të mbuluar financiarisht ndërhyrjet./VOA

banka botërore

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë