20 Janar 2023, 13:32
Nga A.B
Pamjet e autorit
DURRËS- Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve.
Personi me inicialet V.K do të hetohet për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 35-vjeçari u kap në flagrancë, pasi kishte thyer xhamin e një automjeti, për të vjedhur sendet personale që ndodheshin në të. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 35-vjeçarit, doza lënde të dyshuar narkotike, kokainë. Rezultoi se ky person është autor edhe i 4 vjedhjeve të tjera të sendeve personale, në automjetet e shtetasve të ndryshëm dhe i vjedhjes së automjetit të një shtetaseje, raste këto të ndodhura gjatë periudhës 3-13 janar 2023.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Metoda", për goditjen dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve së pasurisë, shtetasve të ndryshëm. Vodhi gjatë muajit janar, 1 automjet dhe sende personale, në 5 automjete të tjera, identifikohet dhe vihet në pranga 35-vjeçari. I arrestuari u kap në flagrancë teksa mbante me vete, doza lënde narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, të iniciuar nga denoncimet e qytetarëve, për disa raste të vjedhjes së sendeve personale, në automjetet e tyre, kanë organizuar menjëherë punën, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metoda”, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat, u arrestua shtetasi V. K., 35 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas u kap në flagrancë, pasi kishte thyer xhamin e një automjeti, për të vjedhur sendet personale që ndodheshin në të. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 35-vjeçarit, doza lënde të dyshuar narkotike, kokainë.
Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, rezultoi se shtetasi V. K. është autor edhe i 4 vjedhjeve të tjera të sendeve personale, në automjetet e shtetasve të ndryshëm dhe i vjedhjes së automjetit të një shtetaseje, raste këto të ndodhura gjatë periudhës 3-13 janar 2023. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti i vjedhur nga 35-vjeçari. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jetë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
arrestim ne durres durres
Aktualitet
20 Janar 2023, 13:23
A.B
Lumi
LEZHË- Një person ka ngecur brenda një lumi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrasfik të Lezhës. 'JOQ' ka ndarë video ...
Aktualitet
20 Janar 2023, 13:19
a.l
arma
NJOFTIMI: Mirjan dhe Sahit Hysa, babë e bir janë vënë në pranga sot nga policia në Tiranë pasi në magazin...
Aktualitet
20 Janar 2023, 13:03
F.M
Pallati në Kombinat
TIRANË- Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci ka ngritur dyshime mbi mënyrën se si shpallen të pabanueshëm go...
Aktualitet
20 Janar 2023, 13:01
I.A
Arrestimet
SARANDË- Një person është rrëmbyer ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se 39-vjeçari me e...
Aktualitet
20 Janar 2023, 12:55
I.A
Policia
KORÇË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Korçë për drejtim mjeti në gjendje të ...
Aktualitet
20 Janar 2023, 12:47
a.l
Gjirokastër
GJIROKASTËR- Reshjet intensive të shiut kanë bllokuar disa akse në Gjirokastër si pasojë e rrëshqitje t...
Aktualitet
20 Janar 2023, 12:41
a.l
MOTI
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar bilancin e fundit mbi situatën e motit në vend. Sipas njoftimit, qarqet në të cila...
Aktualitet
20 Janar 2023, 12:39
F.M
Aldo Bare
ELBASAN- I dënuari me burgim të përjetshëm Alfred Shkurti (Aldo Bare) ka depozituar në Gjykatën e Elbasanit kë...
Aktualitet
20 Janar 2023, 12:38
Dosja
Grafiku
Shqipëria ka marrë vlerësimin maksimal nga Komisioni Europian përsa i përket procesit të digjitalizimit të sh&eu...
Aktualitet
20 Janar 2023, 12:32
F.M
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dlaë me njoftim zyrtar në lidhje me ...