LIVE UPDATES
Aktualitet

Vranë me armë elektrike shqiptarin Elton Bani, karabinierët nën akuzë edhe për falsifikim

Karabinierët kanë deklaruar se përdorimi i taserit ishte i nevojshëm pasi 41-vjeçari kishte reaguar me dhunë, duke i goditur me grushte dhe shqelma dhe duke qenë jashtë kontrollit. Megjithatë, dy dëshmitarët kanë dhënë një version tjetër të ngjarjes, duke treguar se Elton Bani nuk ishte i armatosur.

30 Maj 2026, 09:30 Nga E. D
Vranë me armë elektrike shqiptarin Elton Bani, karabinierët
Elton Bani

ITALI- Numri i karabinierëve nën hetim për vdekjen e 41-vjeçarit shqiptar Elton Bani është rritur në katër. Bani vdiq më 17 gusht 2025 në hollin e hyrjes së shtëpisë së tij në Manesseno, pasi u godit me armë elektrike taser. Fillimisht, dy karabinierët që përdorën armën elektrike u regjistruan si të dyshuar për vrasje nga pakujdesia.

Por tashmë ndaj tyre rëndojnë edhe akuza për falsifikim të aktit publik, së bashku me dy kolegë të tjerë që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes gjatë ndërhyrjes. Sipas mediave italiane, akuza e re lidhet me mospërputhjet mes procesverbaleve të hartuara nga efektivët dhe dëshmive të dy fqinjëve okularë, të cilët do të merren në pyetje me kërkesë të prokurores Paola Calleri, e cila drejton hetimet.

Karabinierët kanë deklaruar se përdorimi i taserit ishte i nevojshëm pasi 41-vjeçari kishte reaguar me dhunë, duke i goditur me grushte dhe shqelma dhe duke qenë jashtë kontrollit. Megjithatë, dy dëshmitarët kanë dhënë një version tjetër të ngjarjes, duke treguar se Elton Bani nuk ishte i armatosur.

Sipas tyre, në një moment shqiptari kishte refuzuar të ngjitej në banesë për të marrë dokumentet dhe më pas ishte kapur pas parmakut të shkallëve, duke u hedhur në tokë. Dëshmitarët pretendojnë se shkarkesa e dytë e taserit është përdorur kur ai ndodhej me fytyrë përtokë në hyrjen e pallatit, ndërsa mbante njërën dorë poshtë barkut dhe katër karabinierët nuk po arrinin t’i vendosnin prangat.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka ngritur dyshime se pikërisht kjo shkarkesë e fundit elektrike mund të ketë shkaktuar arrestin kardiak. Raporti thekson gjithashtu se Bani kishte konsumuar kokainë, e cila konsiderohet edhe si shkak i vdekjes së tij së bashku me goditjet e taserit.

Përmes procedurës së incidentit provues, prokuroria, avokatët mbrojtës të të hetuarve, mes tyre Mario Lavicoli, si dhe avokati Cristiano Mancuso, që përfaqëson familjen e viktimës, do të kenë mundësinë të marrin në pyetje dy dëshmitarët okularë në seancën e rradhës, e cila ende nuk është caktuar./Dosja.al

elton bani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës