LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt, gjykata në Britani jep vendimin për vajzën britanike, anëtare e grupit të Edmond Haxhisë

Kërkesat e Edmond Haxhisë dhe Steven Hunt për liri me kusht do të shqyrtohen më 2 Qershor.

5 Maj 2023, 14:53 Nga A.B
Vrasja e Ardian Nikulajt, gjykata në Britani jep vendimin për
Harriet Bridgeman

BRITANI E MADHE- Gjykatësi i çështjeve të ekstradimit në Londër, Michael Snow, pranoi lirimin me kusht të Harriet Bridgeman e arrestuar për qëllim ekstradimi në Shqipëri si pjesë grupit të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt.

Gazetari, Muhamed Veliu pati akses në ndjekjen e procesit online, nga ku avokatja mbrojtëse e Harriet Bridgeman parashtroi kërkesën për liri me kusht.

“Ajo ka një rol të limituar në ngjarje krahasuar me të tjerët. Thjesht është parë në atë lokal. Shkoi në Shqipëri për pushime. E la Shqipërinë 12 ditë përpara vrasjes. E mësoi vrasjen nga rrjetet sociale. Nuk ka asnjë tendencë të zhduket. Nuk ka asnjë lidhje familjare me Shqipërinë apo vende të tjera. Ka një vajzë 7 vjeçe dhe është  e divorcuar nga burri.  Nëse mbahet në burg i limitohet kontakti me fëmijën. Ka probleme mendore prandaj është e papunë dhe merr asistencë sociale. Mbajtja në burg do t’ia përkeqësonte shëndetin. 20.000 paund është garancia nga babai i saj”, tha ajo.

Zoe Lash, e cila përfaqëson shtetin shqiptar, kërkues i ekstradimit e kundërshtoi ndryshimin e masës së sigurisë për Harriet Bridgerman. Sipas saj  “liria me kusht përbën motiv për t’u shqetësuar për sigurinë e saj”.

Ajo i tha gjykatës se “ne kemi marrë të gjitha informacionet nga Shqipëria dhe ne refuzojmë lirinë më kusht. Akuzohen për konspiracion në vrasje, këta katër persona sot përballë kësaj gjykate.

Motori i përdorur nga vrasësit është gjetur afër shtëpisë së zotit Haxhia i cili bashkë me të  fejuarën e morën portugezin nga aeroporti. Vrasësi la Shqipërinë dhe u largua drejt Greqisë. Haxhia kushëri me familjen Lekstakaj. Gjakmarrja mes dy familjeve daton prej 1997. Vrasja e lidhur me hakmarrje. Të gjithë të dyshuarit u morën nga Rinasi prej Haxhisë organizatori vrasjes. Makina e përdorur nga Haxhia është zbuluar.  Në 3 Prill arriti në Shqipëri Hunt. U morën nga kjo makinë drejt Lion hotel nën pronësi të vëllait të viktimës. Ata regjistruan me telefon vend-vrasjen. Shkuan drejt Athinës me aeroplan. Ata kanë asistuar Haxhinë,  duke mbajtur viktimën nën survejim.

Rëndesa e ngjarjes nuk mund të justifikoj lirinë me kusht. Ka arsye shqetësuese  sigurie për këta persona tashmë të ndaluar. Harriet Bridgman, nuk u arrestua tek shtëpia e saj, nuk u gjet atje por tek ajo e prindërve. Ka deklaruar  kur u arrestua se ka parë informacioner  në Facebook, për këtë vrasje. Është e  pa punë. Mbahet nga shteti përmes ndihmës sociale. Kemi të bëjmë me një vrasje e mirë menduar nga disa persona për arsye hakmarrje”.

Gjykatësi Snow nuk u bind nga këto argumente. Ndërsa avokati Thomas Mithan i tha gjykatës se  klienti tij mbërriti në Shqipëri një ditë më vonë pas Harriet Bridgerman.

“Një ditë më pas ai largohet. Qëndroi 36 orë. Ai është takuar  gjatë kësaj kohe bashkë me dy të akuzuarit e tjerë. Klienti im më pas nuk e di çfarë ndodhi.  Nuk ka asnjë provë që e lidh atë me atë me vrasjen. Ishte ftuar nga Harriet Bridgeman, ajo kishte paguar fluturimin dhe qëndrimin. Por ai nuk qëndroi. Prova e Shqipërisë është se ai thjesht u shoqërua me dy të tjerët. Kaq thonë. Ne jemi të gatshëm të vendosim 5.000 paund garanci 3.000 paund më shumë se herën e shkuar,  sikurse kushtin e mos-takimin me persona të lidhur në këtë ngjarje. Ka probleme dhe kurohet për probleme mendore”.

Gjykatësi Michael Snow e refuzoi lirinë me kusht të Thomas Mithan.

Kërkesat e Edmond Haxhisë dhe Steven Hunt për liri me kusht do të shqyrtohen më 2 Qershor. Zoe Lash përfaqësuesja e shtetin shqiptar në këtë proces paralajmëroi ankimim në Gjykatën e Lartë Angleze Royal Court of Justice,  për lirimin me kusht të Harriet Bridgerman./TopChannel

harriet bridgeman

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen