E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Pasi është siguruar logjistika që do të përdorej natën e atentatit, lëvizjet e Briken Sanajt nga ambientet e një lokali në Shëngjin pas dasmës së shokut të tij janë sinjalizuar nga një tjetër person, i cili ndodhej gjithashtu në dasmë.

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Briken Sanajt pas identifikimit të autorit dhe bashkëpunëtorëve në vrasjen e të riut poshtë pallatit ku po qëndronte. Shtetasit nga Kosova të shpallur në kërkim, Kened Antoni dhe Gjelosh Krasniqi dyshohen se janë vrasës me pagesë e kanë kryer "aksione" në Shqipëri dhe Kosovë. Ata i kanë shitur automjetin me targa të Kosovës para vrasjes së Sanajt, Valmir Kolës më 24 tetor, 6 ditë para vrasjes. Shitja është bërë në një lokal në Shëngjin, gjë që është provuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.
Mjeti është kanë kaluar mjetin në mënyrë të rregullt në pikën kufitare të Morinës dhe më pas, makinës i janë mbivendosur targa të vjedhura.
Pasi është siguruar logjistika që do të përdorej natën e atentatit, lëvizjet e Briken Sanajt nga ambientet e një lokali në Shëngjin pas dasmës së shokut të tij janë sinjalizuar nga një tjetër person, i cili ndodhej gjithashtu në dasmë.
Pikërisht ky person, "informatori" po punon për kapjen e tij, ndërsa tashmë është identifikuar nga blutë. Autori Valmir Kola mësohet se ka pritur 2 orë viktimën tek një pemë ulliri pranë garazhit ku do të parkohej automjeti dhe më pas armën e zjarrit e ka lënë në një zgavër të një peme aty pranë. Pasi u largua nga vendi i ngjarjes, ka ikur drejt Malit të Zi dhe më pas dyshohet në Belgjikë. Në kërkim nga policia është edhe vëllai tjetër i tij Agustin Kola, i cili dyshohet se ndodhet në Spanjë. Edhe pse nuk ka gisht në kryerjen e krimit, mendohet se ai ka qenë nxitësi i ekzekutimit të Sanajt.
Briken (Skerdilajd) Sanaj u qëllua më 30 tetor. Fillimisht është raportuar se 39-vjeçarit i është marrë jeta si hakmarrje për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i tij, Antonio alias Renato Sanaj, e gjitha pas një sherri të nisur për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme. Për të shmangur atë që ndodhi, vëllezërit Sanaj kishin ikur nga Shqipëria dhe kishin nisur një jetë tjetër në Itali, por duket se nuk i kanë ikur dot hasmit.
Edi Rama TIRANE- Lajmi se Shqipëria do të ndihmojë Italinë me ndërtimin e një ujësjellësi ka marrë vëmend...
Edmir Përndreca LEZHË- Drejtori i përgjithshëm i OSHEE-së, Edmir Përndreca, i cili u dhunua një natë më par&e...
H&M Kompania suedeze e modës H&M po përgatit hapjen e dyqanit të saj të parë në Shqipëri, gjatë pranver&eum...
Bajram Begaj TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur me ceremoni shtetërore presidentin e Gjerm...
Xhuliano Prela LEZHË – Dosja e vrasjes së efektivit të policisë Xhulio Prela ka kaluar për gjykim. Gjykata ka marrë t&e...
Policia spanjolle SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë lëshur një urdhër-arresti për Amant Josifin, pronar call-center në ...
Denisa Daka TIRANË- Avokatja Denisa Daka është ndarë nga jeta. Juristja e cila prej shumë vitesh merrej me çështj...
Endrit Neza BRITANI- Një shqiptar që hyri ilegalisht në Britaninë e Madhe në dy raste të ndara është burgosur dhe d...
Edmir Perndreca LEZHË-Drejtori i OSHEE në Lezhë, Edmir Përndreca, është ndjekur nga autorët e më pas është...
Malli i sekuestruar ITALI- Paraditen e së martës, Karabinierët e Njësisë Operative të Modica së bashku me ushtarët ...