15 Shtator 2023, 12:33
Nga A.B
Policia
TIRANË- Shkëlzen Keçi është arrestuar nga Policia në afërsi të Fushë-Krujës. Vrasja ka ardhur për hakmarrje. Shkëlzen Keçi është i akuzuari kryesor për vrasjen e Elson Kalaverit, teksa të tjerët janë bashkëpunëtorë të tij.
Historia ka nisur që në vitin 2014, ku Kalaveri, ka qëlluar me armë brenda komisariatit të Milotit një të afërm të Shkëlzen Keçit, Gentian Keçin. Shkëlzen Keçi ka zgjedhur të hakmerret duke e vrarë Kavalerin në Itali, në zonën e Pisës, teksa ishte pasagjer në një automjet.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit/Operacione të njëpasnjëshme, të koordinuara me partnerët, për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. Finalizohet operacioni policor i koduar “Provinca”, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH, FAST Albanias dhe zyrës së Interforcës italiane, në Shqipëri. Vrau me armë zjarri, një shtetas shqiptar, rreth 1 vit më parë, në Itali, kapet në afërsi të Fushë Krujës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 41-vjeçari.
Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe zyrës së Interforcës italiane, në Shqipëri, për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të shtetit tonë ose të Italisë, specialistët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH, dhe ata të njësisë FAST Albania, finalizuan operacionin policor të koduar “Provinca”.
Në kuadër të këtij operacioni, në afërsi të Fushë Krujës, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi Sh. K., 41 vjeç.
41-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi më datë 18.08.2022, në vendin e quajtur “Castelnuova val di Cecina”, në provincën Piza, Itali, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar E. K.
Vijojnë veprimet procedurale për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, ku dënimi për këtë vepër penale është maksimumi 30 vjet burgim.
elson kalaveri shkelzen keci
Aktualitet
15 Shtator 2023, 12:20
r.ll
kampi i muxhahedinëve
TIRANË- Ditën e djeshme një shtetas me origjinë nga Irani është arratisur nga kampi i muxhahedin&e...
Aktualitet
15 Shtator 2023, 12:10
A.B
Komiteti Drejtues i Konventës për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitateve Natyrore në Europë, e njohur shkurt si Konve...
Aktualitet
15 Shtator 2023, 11:53
f.i
pamjenga vendngjarja
TIRANË- Apartamentet e tyre një ditë pas zjarrit janë të shkrumbuara dhe banorët e pallatit 10...
Aktualitet
15 Shtator 2023, 11:51
h.k
TIRANË- Pas ditës së djeshme ku një pallat në Tiranë është përfshirë nga flakët masivisht, ku gati...
Aktualitet
15 Shtator 2023, 11:40
A.B
Bledar Bajrami
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve, Bledar Bajrami, deklaron se nëse zjarri që përfshiu palla...
Aktualitet
15 Shtator 2023, 11:10
r.ll
Banorja
TIRANË-Një pallat 10-katësh në zonën e "Ish Parkut të Autobusëve" në Tiranë u përfshi nga një...
Aktualitet
15 Shtator 2023, 11:26
A.B
Kreu i shoqates se zjarrefikesve
TIRANË- Kreu i shoqatës së Zjarrëfikësve Bledar Bajrami ka bërë të ditur se pë...
Aktualitet
15 Shtator 2023, 11:12
h.k
Makina
TIRANË Ministri i Brendshëm grek Yannis Oikonomou takoi ditën e sotme në ambientet e burgut, kryebashkiakun e zgjedhur t&eu...
Aktualitet
15 Shtator 2023, 11:10
r.ll
Policia e Beratit
BERAT- Sipas zhvillimeve më të fundit nga operacioni "Tempull", në pranga janë vënë kanë përfundu...
Aktualitet
15 Shtator 2023, 10:53
r.ll
Kampi i muxhahedinëve
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti mes një banori të MEK dhe kampit të muxhahedin&...