30 Qershor 2022, 13:08
Nga k.m.
Pjerin Xhuvani
ELBASAN- Dy zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albet Nushi dhe Nikollaq Pano, janë paraqitur sot në gjykatën e Elbasanit, ku ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Kjo pasi të dy akuzohen për shpërdorim detyre pasi kanë bërë dëshmi të rreme në rastin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare.
Teksa shkonte në gjyq, sot nga kamerat e mediave është pikasur Albet Nushi, ish-drejtor krimesh në Elbasan, i cili u shfaq i pashoqëruar. Për mediat, ai ka thënë se: Nuk jam njohur me masën e sigurisë.
Sipas hetimeve të kryera nga Prokuria e Elbasanit, vrasja e Pjerin Xhuvanit mund të ishte parandaluar pasi dy ish-zv drejtorët mbërritën në vendin e ngjarjes atëherë kur kishte vetëm një konflikt verbal, e më pas nuk morën masa që konflikti të mos degradonte me përdorimin e armëve. Sipas të dhënave, nëse 2 zv.drejtorët do të kishin shoqëruar Mehmet Grecën asgjë nuk do të kishte ndodhur. Kjo pasi ai ishte personi që PD-ja pretendonte se po blinte vota në favor të PS, para se t’i vinin për ndihmë Pjerin Xhuvani, Klement Xhaferri Gentian Sharra, Elton Bodinaku, Luan Tabaku, Mario Cela, Marsel Rroka, etj.
Po ashtu, sipas të dhënave të dosjes hetimore, rezulton se në orën 14:00, ditën e vrasjes, dy zv.drejtorët mbërritën të parët në vendngjarje, pas njoftimi të bërë nga ish-zyrtari i policisë, Arjan Hoxha, i prezantuar si përgjegjës i sigurisë së shtabit elektoral të Partisë Demokratike në Elbasan. Ky i fundit pretendonte se kishte ndaluar një mjet, pasi kishte dyshime se po shpërndante para në favor të PS. Në dosje thuhet se 2 zv.drejtorët e policisë po qëndronin në trotuar dhe nuk reaguan me urgjencë.
Vrasja e Pjerin Xhuvanit ndodhi më 21 prill pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku viktima u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e forcave “Shqiponja”). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ai ishte pjesë e Strukturës së Armatosur për Mbrojtjen e Votës së Partisë Demokratike.
pjerin xhuvani vrasja e pjerin xhuvani
Aktualitet
30 Qershor 2022, 13:04
k.m.
Saimir Vishaj
TIRANË- Kreu i Avokatëve Penalistë, Sajmir Visha ka reaguar kundër vendimit të Dhomës së Avokatisë p...
Aktualitet
30 Qershor 2022, 12:48
A.B
Foto ilustruese
LUSHNJE- Në byypas e Lushnjës sapo ka ndodhur një aksident. Çifti i të moshuarve, Arqile dhe Olimbi Gjini 8...
Aktualitet
30 Qershor 2022, 12:34
A.B
Aksident ne Fier
FIER- Aksident i trefishtë në Fier. Pas aksidentit me tre të lënduar në Durrës edhe në Fier, janë ...
Aktualitet
30 Qershor 2022, 12:22
A.B
Qytetaret
TIRANË- Qytetarët e pallateve 'Vefa' në Laprakë i kanë bërë thirrje qeverisë për falje kredish. P&eu...
Aktualitet
30 Qershor 2022, 11:58
A.B
Foto ilustruese
DURRËS- Një aksident me tre persona të lënduar ka ndodhur ditën e sotme në zonën e quajtur “4...
Aktualitet
30 Qershor 2022, 11:47
f.g
Fotoja e droges qe po trafikohej nga Anglia
TIRANE- Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi është zbu...
Aktualitet
30 Qershor 2022, 11:33
k.m.
Foto ilustruese
LUSHNJE- Prokuroria e Lushnjës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Fatmir Abdurraman, i dënuar në Itali për ...
Aktualitet
30 Qershor 2022, 11:19
j.c
Elsa Ulliri
LEZHË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Lezhës, Elsa Ulliri.&nb...
Aktualitet
30 Qershor 2022, 11:16
j.c
Astrit Halilaj
SHKODËR- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Shkodrës, Astrit Halilaj. M...
Aktualitet
30 Qershor 2022, 11:02
j.c
Foto nga Policia Elbasan
ELBASAN- Një 36-vjeçar, Nertil Mimini dhe një 34-vjeçar, Lajdon Lamllari kanë r&...