Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Falë shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve, janë kapur në Bruksel dhe në Greqi, si dhe janë ekstraduar drejt Shqipërisë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
TIRANË-Mariglen Përgjini dhe Eraldo Memaj, në kërkim për vrasje, janë ekstraduar sot nga Greqia dhe Belgjika. Nga Belgjika u ekstradua Përgjini, i cili rezulton i dënuar me 18 vite burg për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”, kryer më shumë se një herë. Po ashtu është ekstraduar nga Athina, Eraldo Memaj, banues në Pukë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. Falë shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve, janë kapur në Bruksel dhe në Greqi, si dhe janë ekstraduar drejt Shqipërisë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. -Specialistët e Interpol Tiranës ekstraduan nga Brukseli, drejt Shqipërisë, shtetasin Mariglen Përgjini.
Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas, me 18 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me dashje" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”, kryer më shumë se një herë. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat e ka dënuar shtetasin Mariglen Përgjini me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dënim i cili është konvertuar më pas në shërbim prove. -Gjithashtu po si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u bë kapja dhe ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit të kërkuar Eraldo Memaj, banues në Pukë.
Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet burgim, për veprat penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”. Ky shtetas në vitin 2013, në Pukë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin P. V. Interpol Tirana vijon shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin me homologët, me qëllim kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Çfarë ka bërë Përgjini?
Mariglen Përgjini, u shpall fajtor për vrasjen e ndodhur në janar të 2016 në një lokal tallavaje në Lezhë. Mbrëmjen e janarit, rreth orës 23:30, kur në lokal ka mbaruar muzika dhe njerëzit e tjerë ishin larguar, në lokal mbetën vetëm Anton Toli, Ëngjëll Nika, Arben Bushi, Drimona Vukaj, Stela Gjoka, Mariglen Përgjini. Ndërsa në një tavolinë tjetër ishin ulur, Maltin Shtjefni dhe personat e tjerë në një tavolinë tjetër kanë qëndruar.
Anton Toli, ka ftuar Shtjefnin që të bashkohej me tavolinën e tyre dhe pikërisht në atë moment Mariglen Përgjini ka nxjerrë dhe ka mbajtur në dorë një armë zjarri pistoletë, duke e lënë mbi tavolinë. Më pas, ka vendosur për një këngë të kërkuar nga viktima që ta qëllojë duke e lënë të vdekur në vend. Por këtë krim Përgjini nuk e ka pranuar duke pretenduar se vrasjen e Shtjefnit e ka kryer Ëngjëll Nika, i cili sipas Përgjinit ka pasur një armë zjari pistoletë me vete. Megjithatë si Ëngjëll Nika, ashtu dhe të gjithë dëshmitarët e tjerë që ishin prezent në tavolinë deklarojnë se vrasjen e ka bërë vetëm Mariglen Përgjini, i cili u vërtetua fajtor nga hetimet e kryera nga ekspertët.
Maturante TIRANË- Më 1 qershor do të zhvillohet provimi i parë i maturës shtetërore, ndërsa i fundit do të jetë...
Banesa TIRANË- Demir Cara, banesa me qira në të cilën jeton, u dëmtua nga shpërthimi me tritol. Lënda plasëse u ven...
Farmacia TIRANË- Tregu farmaceutik pritet të ketë mungesa të disa barnave pasi Ministria e Shëndetësisë nuk k...
Foto ilustruese VLORË- Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në lagjen '...
Mjeke GJIROKASTËR- Në Gjirokastër rastet e të prekurve prej të dy tipeve të gripit stinor A dhe B kanë qenë në...
MOTI TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc të situatës në vend si pasojë e problemeve të shkak...
Pesticidet TIRANË- Genci Yzeiri merret me bujqësi prej 12 vitesh, por këtë sezon, morri i bimëve i shkaktoi kokëçarje ...
Foto ilustruese DIBËR- Ngjarje e rëndë brenda familjes Reçi. Policia ka vënë në pranga 37-vjeçarin, Behar Re&cc...
Banori TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë. Ata deklarojnë pë...
Policia KRUJË- Operacioni policor i koduar “Mjedisi” vijon duke ndëshkuar persona. Sot janë proceduar penalisht 5 administrator&...